Dashi
Sado të ndikojë pozitivisht Hëna dhe Neptuni gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Shpesh do mërziteni e do ndiheni keq. Ju të dashuruarit do tregoheni shumë të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe do ruani një marrëdhënie vërtet të kënaqshme me të. Nëse jeni beqarë nuk do jeni në humorin e duhur për të pasur njohje të reja kështu që do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do i keni që të gjitha kompetencat për të arritur majat, do ju duhet vetëm pak më shumë përpjekje dhe durim. Financat do dini si t’i mbani të qëndrueshme. Do keni të ardhura edhe për të bërë disa investime me vlerë.
Demi
Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Nëse keni një lidhje do jeni të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet akoma më tepër. Të shkuarën e trazuar do e lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket më i hidhur nga sa është në të vërtetë. Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar me punë nuk do ndaleni për asnjë çast gjatë kësaj dite. Kundërshtimet nga ana tjetër do iu japin edhe më shumë guxim. Buxheti do ketë përmirësime të dukshme, mos u shqetësoni për asgjë. Vazhdoni menaxhimin siç e keni bërë së fundmi.
Binjakët
Sot do jetë dita e ndryshimeve të mëdha sidomos nëse keni menduar për projekte të mëdha. Do jeni sensuale dhe pasionante ju të dashuruarit prandaj dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë më e mirë se më parë. Çdo ndjenje do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilat duhet t’i mendoni me kujdes. Në punë do keni etje për autonomi dhe do mundoheni ta organizoni gjithçka në favorin tuaj. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Gjithë sakrificat e bëra kohët e fundit po japin rezultat e duhura. Ja që ja ka vlejtur gjithçka.
Gaforrja
Edhe pse do përballeni me situata të pazakonta ju sërish do ja dilni mbanë sot. Ecni me emocione dhe nuk keni për të gabuar. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me ndjesi të forta do jetë kjo e sotmja. Në çdo moment do ndiheni të plotësuar dhe nuk do keni më çfarë të kërkoni nga partneri. Ju beqarët duhet ta harroni të shkuarën e hidhur dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Nuk duhet t’i lini disa mundësi t’iu ikin nga duart. Në punë fillimisht gjërat do ju duken të vështira, por sa të filloni t’ia merrni dorën gjithçka do ndryshojë. Sot mund të rini në zyrë edhe pak me gjatë se zakonisht. Në planin financiar do keni goxha probleme nëse nuk e shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve.
Luani
Dita e sotme nuk ka për të qenë aspak e ndërlikuar siç keni pasur frikë. Përkundrazi do ja kaloni mjaft mirë. Për ju të dashuruarit ambienti do jetë shumë i ngrohte dhe zemra do ndihet e qetë. Nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar goxha. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë, pasi sot nuk është dita juaj më me fat. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja, por përdorni argumentet e duhur për t’i bindur të tjerët se keni të drejtë. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe. Jo vetëm që ju keni bërë një menaxhim të mirë, por keni pasur dhe do keni përherë edhe mbështetjen e familjareve.
Virgjëresha
Shumë gjëra do ecin në rrugën e gabuar gjatë kësaj dite kështu që stresi. Ankthi dhe meraku do mbizotërojnë. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë aspak pasionante për juve. Për shumë gjëra madje nuk do merreni vesh dhe mund të keni debate të zjarrta me partnerin. Ju beqarët për fat të mire do merrni deklarata të forta dashurie dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Ndiqni etapat njëra pas tjetrës dhe keni për t’u ndier shumë herë më mirë më vonë. Në planin financiar nuk do arrini dot ta mbani ekuilibrin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Bëni edhe pak durim.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë luftarakë dhe do dini si të zgjidhni çdo lloj problemi që do ju dalë para. Nëse keni një lidhje bëni kujdes nga Plutoni, i cili mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj. Mundohuni të tregoheni gjithë kohës realistë dhe të kuptueshëm. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni ende gati për të filluar lidhje, por njëherë për njëherë do pranoni të keni vetëm miqësi me ata që do njihni. Në punë do ndiheni më mirë me projektet që keni filluar dhe tashmë do bindeni se rruga që keni ndjekur ka qenë e duhura. Për financat do jete ditë disi më e begatë.
Akrepi
Sot do jeni më të vendosur për gjithçka dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’iu kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Për ju të dashurit e sotmja do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me hare. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe do ndiheni gati të bëni plane për të ardhmen. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur për të joshur dhe do humbisni mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni më të vendosur dhe rezultatet që do arrini atje ku keni ëndërruar përherë. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë prandaj çdo hap duhet ta hidhni me kujdes dhe maturi.
Shigjetari
Ka shumë mundësi të revoltoheni ndaj padrejtësive gjatë kësaj dite dhe nuk do toleroni asnjë çast. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të doni të shkëputeni nga gjithçka. Bëni kujdes mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e papritur që do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Nëse jeni në puna dhe keni pasur vonesa, sot kolegët do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për gjithçka. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja në çdo moment dhe gjendja do fillojë të stabilizohet.
Bricjapi
Hëna do ju bëjë që në disa momente të mos i mendoni gjërat si duhet dhe të futeni në labirinte. Për ju të dashuruarit pritet një ditë e qetë. Mes jush dhe partnerit nuk do dalin aspak të papritura të pakëndshme. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat me sa më shumë qetësi pasi në të kundërt mund të bëjnë gabime të parikuperueshme. Në punë do iu jepni më tepër rëndësi projekteve të nisura më herët sepse duhet t’i përfundoni njëherë e mirë ato. Çdo gjë më pas ka për të rrjedhur natyrshëm. Në plani financiar do arrini të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur dhe për asnjë moment nuk do ndodheni në vështruesi.
Ujori
Mërkuri në bashkëpunim me Saturnit do vendosin rregull në jetën tuaj. Do ndiheni shumë herë më të qetë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e gëzuar dhe e mbushur me ngjyra. Do jeni shumë më tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin prandaj gjërat do ecin më së miri. Edhe ju beqarët do keni një ditë premtuese dhe me takime interesante. Në punë duhet të reagoni sa më parë sepse po i latë gjërat pas dore mund të keni probleme të vazhdueshme. Ju jeni të zotët dhe mund të arrini çdo gjë. Të ardhurat nuk do jenë të jashtëzakonshme, megjithatë disi më të mira se disa kohë më parë.
Peshqit
Ndiqni instinktin gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë të humbur. Këshillat e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Për ju të dashuruar çdo moment do jetë me fat dhe i mbushur me çaste të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Ju beqarët do keni një takim interesant, por ende nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Prisni edhe pak kohë. Në punë do doni patjetër të ndihmoni veten dhe të tjerët dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Sakrificat do jenë të mëdha. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur. /dritare.net