Dashi
Do jeni shumë egoistë gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni më të mirët në çdo gjë. Kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë probleme. Nëse keni një lidhje do ju mungojë sinqeriteti ndaj partnerit dhe kjo do sjellë konflikte. Nuk do arrini dot as të gjeni mënyrën për t’i shprehur ndjenjat. Ju beqarët do shihni vetëm persona të bukur fizikisht duke mos menduar se ajo është thjesht ambalazhi dhe nuk ka shije. Në punë asgjë nuk do ju ecë ashtu si e keni dëshiruar. Do ndiheni konfuzë dhe të mërzitur. Në planin financiar do keni më shumë fat nga sa e keni imagjinuar, por kjo nuk do të thotë që duhet ta lëshoni dorën.
Demi
Falë Saturnit sot do jetë një ditë më e mirë dhe një pjesë e ëndrrave tuaja do bëhen realitet. Nëse keni një lidhje nuk do bëni asnjë lloj gabimi me sjelljen përkundrazi do rrëzoni edhe disa tabu e do dashuroheni pa dorashka. Emocione dhe drithërima pafund do ketë sot. Nëse ende jeni vetëm, dëshira e madhe për të bërë ndryshime, do ju shtyjë të njihni persona të veçantë të cilët mund t’ua ndryshojnë edhe pikësynimin për jetën. Sipas Dritare.net, në punë do ju jepet një detyre e re, e cila do kërkojë ta praktikoni më shumë gjuhën e huaj që dini. Fillimi do jetë pak i vështirë, por më pas çdo gjë do normalizohet. Në planin financiar keni për të pasur fat.
Binjakët
Planetët do ju vënë përpara zgjedhjeve të vështira gjatë kësaj dite dhe do hezitoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje mos u fiksoni pas detajeve pa rëndësi, por mundohuni t’i përkushtoheni sa më shumë atij që keni në krah dhe të mos e lini vetëm asnjë moment. Mundohuni ta qetësoni edhe kur ai të mos jetë me nerva. Nëse jeni vetëm ka mundësi që të pëlqeni një mik, por do hezitoni t’ia thoni nga frika se mos e humbni përgjithmonë. Në punë padurimi do ju bëjë të gaboni. Gjërat nuk kanë për t’iu ecur aspak si keni dashur. Financat duhet thjesht t’i menaxhoni me më shume maturi që gjendja mos ketë tronditje serioze.
Gaforrja
Për të mbrojtur pavarësinë dhe lirinë sot do bëni çdo gjë, madje edhe më shumë nga sa e keni menduar se mund të arrinit. Nëse keni një lidhje mund të keni grindje të vogla me partnerin. Edhe sikur ai të mërzitet shumë e të acarohet mos hiqni dorë nga idetë që keni. Ju beqarët do jeni më të disponueshëm për të ndryshuar statusin, por për fatin e keq mundësitë nuk do jenë të duhurat. Në punë do keni zhvillime goxha pozitive. Mundet të bëni disa gjëra në mënyrë ndryshe nga zakonisht dhe do vini re se do keni më shumë arritje. Buxheti nuk do tronditet aspak.
Luani
Sot do ju ndryshojë shpesh humori dhe kjo gjë do i acarojë tej mase personat që keni pranë. Ndryshe nga sa mendonit nuk do kaloni momente shumë të qeta. Ju që jeni në një lidhje nuk do jeni shumë liberalë e madje mund të vendosni edhe disa kufij për disa gjëra. Nëse partnerit nuk do i pëlqejë diçka ju do e kuptoni menjëherë, do flisni me të dhe do merrni edhe vendime. Ju beqarët do jeni të paqartë dhe nuk do dini çfarë hapsh të hidhni për ta ndryshuar statusin. Në punë do keni nevojë që t’ua njohin meritat në punë. Nëse eprorët nuk e bëjnë do ndiheni pa një arsye për të ecur më tej. Financat do kenë tronditje të vogla, por jo alarmante.
Virgjëresha
Hëna ka për t’iu sjellë probleme serioze gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni aspak mirë dhe zemra do ndihet bosh. Nëse keni një lidhje do jeni tej mase xhelozë dhe nuk do i jepni kurrfarë besimi atij që keni në krah. Kjo mënyrë të sjelli do bëjë që të përballeni me surpriza të këqija. Ju beqarët do argëtoheni pafundësisht me miqtë dhe nuk do keni mendje për të parë dikë tjetër e për të ndryshuar statusin. Në punë do bëheni copë për të ecur para me projektin që keni nisur, por nuk do ja arrini dot. Buxheti do jetë i keq dhe do ju duhet të shpenzoni edhe ato para që keni hequr mënjanë disa muaj më parë.
Peshorja
Ka rrezik që sot të mos i përballoni dot ndryshimet që do iu sjellin yjet dhe do keni nevojë për më shumë qëndrueshmëri e mbështetje. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat sa më shtruar, por mos u ndalni në mbrëmje së e përkëdheluri atë që keni në krah. Edhe disa fjalë të ngrohta mund ta ndezin atmosferën. Ju beqarët do keni takime, por duke mos qenë të bindur se janë personat e duhur, nuk do guxoni të hidhni hapa. Në punë nuk do jeni të zotët të përfundoni me sukses ato që keni nisur, kështu që mos u mërzitni nëse një koleg do ju zërë vendin. Financat, po i menaxhuat me kujdes, do ju dalin për çdo gjë.
Akrepi
Falë mbështetjes së Diellit sot do jeni më të vendosur dhe nuk do lejoni askënd t’iu prishë planet. Nëse keni një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin. Ai do ketë një humor shumë të këndshëm dhe do ju bëjë përherë të qeshni. Mbrëmja do jetë edhe më e veçantë. Nëse jeni vetëm nuk duhet t’i humbni shpresat deri në momentin e fundit pasi Dritare.net parashikon ndryshime të mëdha. Në punë edhe sikur të mos i bëni gjërat si ua kanë kërkuar duhet të luani pjesën dhe të tregoni se nuk ka qenë faji juaj ose se do ja dilni shumë shpejt. Në planin financiar askush nuk mund t’iu kritikojë dot për mënyrën e të menaxhuarit të parave.
Shigjetari
Të lirë në shpirt e në mendime, sot do bëni të pamundurën që të mos lejoni askënd t’iu pengojë apo t’iu prishë punë. Nëse keni një lidhje do reflektoni me kujdes dhe mund të rrëzoni edhe murin që keni ngritur ndaj atij që keni në krah. Pasdite marrëdhënia më të do ndryshojë she sytë do shkëlqejnë më tepër. Ju beqarët do flirtoni pafund dhe me dikë mund të afroheni pak më tepër. Në punë të gjithë do presin shumë prej jush kështu që përqendrohuni dhe mos u nxitoni në asnjë moment. Financiarisht nuk do keni probleme dhe do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do ecni para me shumë besim. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ngjitur pas partnerit dhe nuk do doni të bëni asgjë vetëm për të mos u larguar prej tij. Në fakt ai që keni në krah do e vlerësojë, por duhet të reflektoni dhe të ndryshoni paksa për të mirën tuaj. Ju beqarët nuk do jeni të bindur nëse doni ta ndryshoni statusin dhe do qëndroni të veçuar. Në punë do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve të bërë. Edhe paratë do mbeten të mira sepse kohët e fundit keni ditur si të silleni me to.
Ujori
Dielli dhe Urani do ju bëjnë sot orkestrues të jetës tuaj. Nuk do bëni asnjë lloj gabimi në asnjë moment. Nëse keni një lidhje do merreni vesh më së miri me partnerin dhe të dy së bashku do flisni seriozisht për të ardhmen e përbashkët. Do bini dakord për çdo gjë dhe do ndiheni mirë. Nëse jeni beqarë do dini se cilin person të joshni dhe do ecni me bindje drejt tij. Pritet që rezultatet të jenë të mira. Në punë do keni më shumë arritje, por do kërkoni që të merrni më shumë vlerësime. Do bëheni paksa mendjemëdhenj dhe kjo mund të sjellë probleme nesër. Paratë do kenë probleme të vogla.
Peshqit
Duke qenë se do ju ndryshojë shpesh humorit sot mund të keni edhe kontradikta me të tjerët. Nëse keni një lidhje do jetë e vështirë t’i shmangni problemet. Venusi do ju nxitë ta kritikoni partnerin për disa gabime dhe kur ai t’iu kthehet me të njëjtën monedhë nuk do ju vijë mirë. Nëse jeni ende vetëm do keni vetëm disa flirtime dhe asgjë serioze. Në punë duhet fillimisht të përcaktoni planin e veprimit e më pas të tentoni, pasi vetëm kështu nuk do gaboni. Motivimi në fakt nuk do ju mungojë. Për të përmirësuar financat mos tentoni të bëni gjëra të gabuara. /dritare.net