Dashi
Sot do zgjidheni me humor më të mirë dhe do mundoheni t’i vini gjërat në vijë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më të gatshëm për të folur pa dorashka me partnerin, për të zgjidhur problemet dhe për të rikthyer ngjyrat si dikur. Edhe partneri nga ana tjetër do mendojë t’iu kënaqë sa më shumë. Për ju beqarët është koha e përshtatshme për të bërë deklarata dashurie kështu që mos humbisni asnjë rast. Në punë mbajini larg vetes kolegët xhelozë sepse ata do fusin hundët tek projektet që keni nisur dhe mund t’iu prishin gjithçka. Yjet parashikojnë një ditë pozitive. Në planin financiar nuk do jetë e nevojshme të kufizoheni shumë.
Demi
Dite e mbushur me shumë vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja sidomos për planin familjar. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një ambient të turbullt e të mbushur me debate të njëpasnjëshme. Po nuk u treguat të kujdesshëm dhe herë pas here diplomatë situata do vijë gjithmonë duke u përkeqësuar më shumë. Ju beqarët do takoni një person që do ju dojë me të vërtetë shumë që në fillim, por do jeni në dyshim dhe të pabindur për të hedhur hapa. Në punë do keni konflikte edhe me kolegët e rinj çka do ju bëjë të merrni kritika dhe ulje në pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdoje të jetë i trazuar.
Binjakët
Sot Hëna do ju nxitë t’i përkushtoheni më shumë familjes. Do jeni shumë të lidhur me rrënjët tuaja dhe do e kuptoni mirë se pa to nuk do ishit personi që jeni. Nëse keni një lidhje nuk do kaloni vështirësi të mëdha, por mos shpresoni as për momente të mbushura me ndjenjat dhe përkëdheli. Ju beqarët do meditoni shumë dhe nuk do hidhni hapa derisa të qartësoni mendimet. Në punë do jeni të organizuar dhe do i keni përcaktuar më së miri objektivat në mënyrë që të mos ju dali probleme më pas. Sektori i financave nuk ka për të qenë i keq kështu që tregohuni më të lirshëm me shpenzimet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do prisni më kot gjërat që nuk do mund të vijnë. Nëse keni një lidhje diskutimet me partnerin ka rrezik të dalin jashtë kontrollit dhe mund të ndiheni keq. Edhe ai që keni në krah do jetë i ndjeshëm dhe mund të përlotet nga zënkat. Nëse jeni ende beqarë asgjë nuk ka për të ndryshuar edhe pse disa persona do mundohen t’iu krijojnë kushte për të realizuar takime. Në punë nuk do arrini dot të frymëzoheni sepse kolegët do ju mbajnë me muhabet dhe do ju shpërqendrojnë tërësisht. Nëse doni që financat të mbeten të mira nuk duhet të tundoheni për të shpenzuar pambarimisht.
Luani
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje mund të mërziteni shumë në disa momente. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim sepse sa më shumë të qëndroni në heshtje aq më keq për ju. Nëse jeni ende beqarë do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë mundohuni të mos harxhoni gjithë energjitë për diçka që nuk ka për të dhënë ndonjë rezultat kushedi. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment. Nuk do jetë nevoja as të kufizoheni shumë me shpenzimet.
Virgjëresha
Jo të gjithë do kenë një ditë të qëndrueshme sot dhe kjo do varet nga situata në të cilën ndodheni. Nëse jeni në një lidhje do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush ka për të ecur më mirë se më parë. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të përqendroheni pas një personi, pasi do ju pëlqejnë shumë persona njëkohësisht. Në punë do jeni pafundësisht të përqendruar dhe askush nuk do arrijnë dot t’iu pengojë dhe t’iu detyrojë t’i lini gjërat në mes. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Përgatituni të bëni edhe ndonjë investim të madh sepse më vonë nuk do mundeni dot.
Peshorja
Marsi dhe Saturni do sjellin momente të ftohta dhe të nxehta. Shumë gjëra do ndërlikohen dhe do doni t’i jepni njëherë e mirë fund çdo gjëje. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni të duruar dhe të mos ja vini veshin ndonjë fjalë më tepër të partnerit. Nëse ai e tepron dhe bën gjëra të papranueshme më mirë përfundoni çdo gjë. Ju beqarët duhet të jeni të kujdesshëm sepse disa persona do ju gënjejnë për të përfituar nga ju dhe për t’iu rrëmbyer gjërat më të shtrenjta. Në punë do ushtroni aktivitetin në kushte shumë të vështira dhe nuk do arrini as në mesin e asaj që keni menduar. Financat nuk do jenë të mjaftueshme dhe nuk do arrijnë as për gjërat më të domosdoshme.
Akrepi
Sot do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe nuk do lejoni askënd dhe asgjë t’iu prishë planet. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë me shumë fat kjo e sotmja. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Marrëdhënia juaj mund te thellohet edhe me tepër dhe zemra do shtojë rrahjet. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do mund të fluturoni me krahët tuaja. Për asnjë moment nuk do dekurajoheni dhe shumë do ju kenë zili. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar, por duhet të bëheni të duruar.
Shigjetari
Çfarëdo që të ndodhë sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do shmangni çdo situatë të sikletshme. Nëse jeni në një lidhje ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar të tij në momente inati nuk do e merrni për keq. Marrëdhënia mes jush do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni e të hedhin hapa sepse mund të lëndohen pamasë. Në punë gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar, por ju sërish nuk do e lëshoni veten. Të gjithë kalojnë vështirësi dhe ata që kalojnë sprova bëhen më të fortë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet.
Bricjapi
Ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh do jetë kjo e sotmja. Bëni njëherë bilancin e gjithë atyre që keni kaluar në mënyrë që të ndiheni me mirë. Nëse keni një lidhje bëni përherë ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni mirë me takimet që do realizoni dhe do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë. Në punë do keni mbështetje të madhe nga disa kolegë specialistë dhe madje do mësoni shumë gjëra prej tyre. Në planin financiar do kaloni një ditë goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjarët ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
Ujori
Marsi dhe Hëna do e bëjnë jetën tuaj më të mirë sot. Do flisni me takt dhe nuk do keni aspak probleme. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të zakonshme dhe goxha më të qëndrueshme. Për fat të mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Nëse jeni beqarë dhe doni lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë. Nëse nga ana tjetër preferojnë aventurat kalimtare do jeni me shumë fat për të realizuar ëndrrat. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë dashakeqë që do mundohen t’ua prishin planet. Shmangni edhe disa propozime të dyshimta që mund t’iu bëhen. Me shpenzimet tregohuni objektivë dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.
Peshqit
Hëna dhe Dielli do krijojnë një ambient shumë të bukur gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të plotësuar se më parë. Nëse keni një lidhje do jeni në harmoni me partnerin, do dashuroheni, do përkëdheleni dhe do i shprehni ndjenjat pafundësisht. Mbrëmja pastaj do jetë fantastike dhe plot shkëlqim. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni indiferentë edhe sikur personat që do iu joshin të mos duken shumë të përshtatshëm. Ndonjëherë gjërat ndryshe duken dhe ndryshe janë. Në punë do ju pushtojë dinamizmi dhe do realizoni projekte fantastike. Mbështetjen e shefave do e keni përherë. Në planin financiar prindërit do ju gjendjen pranë për të mos ju lënë të gjendeni në situata të këqija. /dritare.net