Dashi
Sot do bëni mirë të dëgjoni intuitën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Jeta sentimentale po përmirësohet dita ditës për ju që keni një lidhje. Do doni të qëndroni çdo çast pranë atij që doni dhe nuk do keni shumë kohë për të takuar miqtë. Mos e fajësoni veten sepse dashuria të pushton dhe nuk mund t’i largohesh. Më mirë flisni me ta në telefon dhe do ju kuptojnë. Nëse jeni beqarë më mirë bëni durim edhe disa ditë. Në pune do keni shumë konkurrencë, por fati do jetë në anën tuaj. Do i habisni të gjithë edhe me këmbënguljen. Në planin financiar keni për t’u përballur me vështirësi dhe në disa momente do ju duket çdo gjë e pamundur për të ndryshuar. Dijeni se shpesa nuk duhet humbur asnjëherë.
Demi
Sot do keni më shumë dëshirë për t’u kujdesur për veten dhe do jeni të kujdesshëm me detajet e vogla të jetës. Nëse keni një lidhje do jeni më të gatshëm për të analizuar çdo gjë që ju ka ndodhur deri më sot dhe do vendosni disa pika mbi “i”. Ju beqarët do keni shumë aspirata dhe nuk do ju bien në sy personat që do iu joshin. Vetëm dijeni që e nesërmja ka për të qenë më e vështirë. Në punë do jeni shumë analitikë dhe do dini si të hidhni çdo lloj hapi. Nuk do bëni gabime dhe gjërat do ju ecën mirë. Buxheti do jetë goxha më i mirë, por ju duhet të jeni të kujdesshëm me çdo hap.
Binjakët
Nëse nuk i kundërshtoni gjithë kohës të tjerët dhe tregoheni të logjikshëm më çdo gjë, nuk kanë për t’iu ndodhur të papritura sot. Nëse keni një lidhje duhet të ndryshoni rutinën e jetës së përditshme. Vetëm ashtu marrëdhënia juaj do përmirësohet dhe partneri nuk do i hedhë sytë diku tjetër. Nëse jeni vetëm mendojini mirë mundësitë që ju dalin para dhe shqyrtojeni secilën me kujdes. Në punë nuk duhet të bëni asgjë pa u menduar mirë. Nëse keni nevojë për ndihmë kërkojani një miku. Shprehini opinionet tuaja dhe reagoni nëse s’jeni dakord me një vendim. Për financat do jeni të ndërgjegjshëm dhe do dini të bëni kufizimet e duhura.
Gaforrja
Mërkuri do ju ndihmojë t’iu shkoni deri në fund gjerave gjatë kësaj dite dhe do ja dilni mbanë me shumë sukses. Nuk do i lini asgjë rastësisë. Për ju që keni një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të mbetura pezull. Ju beqarët, nëse doni të gjeni dashurinë, shpreheni këtë dhe mos hezitoni të merrni iniciativa. Duhet të jeni më të hapur me shoqërinë dhe t’i lini ata t’ju ndihmojnë kur keni nevojë. Në punë duhet të jeni më tolerantë në mënyrë që marrëdhëniet me kolegët të rregullohen. Në planin financiar Hëna do ju bëjë parashikues të mirë dhe do merrni masat e duhura para se të shpenzoni. Nuk do keni më ankthin e dikurshëm.
Luani
Ka shumë mundësi që sot të vendosni të ndryshoni orientim në fushat më delikate dhe kjo gjë do ju bëjë mirë. Për sa i përket jetës tuaj ne çift, nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe sepse dita do jetë paksa delikate. Tregohuni më tolerantë dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë të çuditshme dhe të papritura. Studiojini mirë personat pastaj vendosni për të ardhmen. Në punë asgjë nuk do jetë më si më parë sepse do jeni më të guximshëm dhe nuk do prisni nga të tjerët. Buxheti do jetë i mirë. Do keni hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por gjithsesi mos i harxhoni ato pa masë.
Virgjëresha
Dita e sotme ka për të qenë si një lumë i qetë dhe nuk do ketë aspak dallgë. Nëse jeni në një lidhje do i jepni më shumë prioritet jetës sentimentale. Do bëni çmos që të bëni më të fortë lidhjen tuaj dhe do ia arrini qëllimit. Në disa momente do e përkëdhelni edhe më tepër njëri-tjetrin. Ju beqarët do takoni dikë. Do ju duket sikur është princi i kaltër, por pas disa ditësh do e kuptoni se kishin gabuar. Në punë sado të bëni përpjekje nuk keni për të arritur atje ku dëshironi. Do ndiheni të lodhur dhe të mërzitur se nuk iu janë marrë parasysh as idetë që keni dhënë. Dielli do iu shtyjë të bëni më shumë shpenzime sesa iu mban xhepi dhe financat do të pakësohen ndjeshëm.
Peshorja
Sot do jeni më të vendosur se më parë dhe falë Hënës do i hidhni hapat më të sigurta. Qetësia që do ju karakterizojë do jetë vërtet e adhurueshme. Shumë planetë do të mbrojnë jetën tuaj në çift. Çastet e ngrohta do jenë mbizotërueset. Edhe besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa kuptuar qartësisht se çfarë doni në të vërtetë. Në punë do i përkushtoheni me mish e me shpirt finalizimit të projektit të nisur prej kohësh. Do i impresiononi kolegët dhe do bëni edhe disa ziliqarë. Financat nuk do jenë të mira, prandaj do ju duhet të merrni hua tek dikush që i besoni.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jete sektori profesional ai që do marrë më shumë vëmendje. Do jeni herë pas herë konfuzë, por në fund pas shumë përpjekjesh do ja dilni mbanë. Lidhja juaj do jetë si në fillimet e saj. Bashkëpunimi do jetë i madh dhe do jepni shumë prova dashurie. Edhe partneri do kujdeset mjaft që t’iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët do jeni më të rezervuar se zakonisht dhe nuk do tregoheni ta hapur për ftesat që do iu bëhen. Në punë do jeni të gatshëm edhe të eksperimentoni vetëm për të arritur më lart nga sa të tjerët kanë menduar për ju. Në planin financiar do merrni masa strikte që situata të jetë e qëndrueshme. Do ia dilni mbanë me sukses.
Shigjetari
Mundohuni të lini pas të shkuarën gjatë kësaj dite dhe ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Planetët do bëhen bashkë për ju që jeni në një lidhje dhe do iu ndihmojnë të zgjidhni edhe problemet më të vogla që kanë mbizotëruar së fundmi. Bashkëpunimi dhe komunikimi do të rriten ndjeshëm. Ju beqarët do jeni më të shoqërueshëm dhe më të hapur se më parë. Për pasojë, mundësitë për takime do jenë më të mëdha. Në punë do ju dalin para goxha pengesa dhe mund të shpërqendroheni goxha. Kërkoni ndihmë ose mbështetje sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Në sektorin financiar do keni tronditje sepse do shpenzoni pa u menduar për më vonë.
Bricjapi
Shpeshherë gjatë kësaj dite do ju duket sikur do e humbisni tërësisht kontrollin dhe do gjendeni në vështirësi për të marrë vendime. Problemet në çift do jenë goxha problematike gjate ditës së sotme. Duhet të keni kurajën t’i përballoni sa më hapur e sa më parë në mënyrë që edhe vetë të jeni të qetë. Ju beqarët do të pëlqeheni dhe do të adhuroheni nga disa persona që nuk do kenë druajtje t’iu shprehin edhe ndjenjat. Do përjetoni kënaqësi të reja sot. Në punë situata nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Do ju duhet shpesh të bëni edhe sakrifica ekstreme për të arritur pikësynimet tuaja. Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar. Edhe pse mund të keni rritje të ardhurash, Neptuni do iu bëjë të shpenzoni pa kufij.
Ujori
Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të butë dhe të gatshëm për t’ua plotësuar dëshirat atyre që i doni aq shumë. Nëse keni një lidhje do jeni në kërkim të paqes dhe qetësisë absolute. Personat e afër do ju ndihmojnë më çfarë të munden që marrëdhënia me partnerin të ecë sa më mirë. Edhe ju beqarët do kërkoni vetëm qetësi dhe nuk do kërkojnë angazhime. Sipas tyre ka kohë për çdo gjë dhe sot thjesht nuk është momenti për të hedhur hapa. Në punë nuk do ketë asgjë jashtë të zakonshmes. Vazhdoni projektin që keni nisur. Financat menaxhojini sipas nevojave që keni dhe mos kryeni absolutisht shpenzime të nxituara. Po menduat për të ardhmen ajo do jetë më e ndriçuar.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni të përqendruar në atë që keni për të bërë dhe çdo gjë do iu ecë vaj. Askush dhe asgjë nuk do mundet t’iu pengojë dot. Nëse keni një lidhje duhet të bëni plane për të ardhmen tuaj sepse ka disa çështje që nuk mund të presin më. Kushtojini edhe me shumë vëmendje partnerit. Nëse jeni beqarë kërkojeni sot princin e kaltër sepse mundësitë do jenë shumë të mira. Në punë duhet të mbështesni një mikun tuaj. Nëse ai ka për të nënshkruar një kontratë lexojeni edhe ju dhe ndihmojeni për të marrë vendimin e duhur pasi nesër ai do jetë mbështetja juaj më e madhe. Me financat bëni shumë kujdes sepse ka rrezik që situata të jetë goxha e trazuar dhe delikate. Nëse gaboni askush nuk do ju mbështesë më pas. /dritare.net