Horoskopi i datës 3 qershor 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Dielli dhe Saturni do ju mbështesin gjithë kohës sot, do ju bëjnë të keni më tepër besim dhe të realizoni ato që dëshironi. Venusi do iu ndihmojë ju të dashuruarve për të zgjidhur problemet në jetën në çift. Do i pranoni gabimet dhe dini të kërkoni falje. Ju beqarët nuk duhet të filloni aventura kalimtare vetëm e vetëm për të kaluar radhën sepse do lëndoheni mjaft. Në punë do ndiheni më të gatshëm për të vepruar edhe falë ndihmës së kolegëve. Keni për ta parë sesi do mund ta realizoni lehtësisht një mision të madh. Në planin financiar planetët do iu gjenden pranë dhe do iu nxitin ta menaxhoni me maturi buxhetin. Pritet që situata të stabilizohet shpejt.

Demi

Ka rrezik që Neptuni të nxitë iluzionet gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni në një botë tjetër. Në fakt realiteti është ndryshe dhe do ju mërzitë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë më e këndshme dhe më e bukur. Do jeni me humor shumë të mirë dhe do përjetoni emocione të mëdha pranë atij që doni. Ju beqarët do keni një surprizë në planin e dashurisë. As që e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund t’iu shkonin kështu. Në punë sado forcë të keni mos bëni shumë gjëra njëherësh sepse nuk do ja dilni t’i përfundoni si duhet. Ndryshime posti mos kërkoni sot. Financat do jenë të qëndrueshme, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të sigurt për të ecur përpara dhe më të vendosur. Ka mundësi gjithashtu që shumë pyetje tuajat të marrin një përgjigje. Nëse keni një lidhje do iu duket sikur do e rifilloni nga e para lidhjen tuaj dhe emocionet do jenë të mëdha. Do iu rrahë zemra fort kur të jeni pranë partnerit tuaj. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës dashurinë, por ajo nuk do vijë tek ata. Bëhuni pak më të duruar. Në punë do kënaqen i edhe me arritje të vogla sepse për ju më e rëndësishme është të mos gaboni. Do jeni disi më autonomë dhe do veproni në momentin e duhur. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër, por jo kot së koti.

Gaforrja

Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni për çdo sfidë që do ndërmerrni. Ju të dashuruarit do kaloni shumë momente emocionuese pranë partnerit tuaj. Do e keni çdo gjë më të qartë për të ardhmen dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Ju beqarët duhet të lini veten të lirë dhe t’i lini emocionet t’iu udhëheqin. Në punë do ndodhin gjëra vërtet të rëndësishme. Mund të merrni pjesë edhe në një mbrëmje me persona me pozitë çka do ua ndryshojë rrjedhën e gjërave. Financat nuk do jenë problematike. Gjithsesi shmangni lojërat e fatit sepse do humbni më shumë sesa mund ta keni menduar ndonjëherë.

Luani

Jupiteri do ju bëjë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do fitoni simpatinë e të gjithëve. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë harmonike dhe të mbushur me pasion. Nëse partneri iu bën një propozim, mendohuni njëherë para se të jepni një përgjigje. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, Venusi dhe Marsi do iu ndihmojnë të gjeni dikë interesant. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha të mëdha. Do jeni të ngarkuar me detyra kështu që duhet të tregoheni përherë vigjilentë dhe të matur. Gjithsesi Neptuni do ua tregojë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Financat do jenë të mira, por mos premtoni të ndihmoni të tjetër nëse nuk doni të keni tronditje për vete.

Virgjëresha

Jupiteri do ju vërë në pah si pikat e dobëta ashtu edhe cilësitë gjatë kësaj dite. Shprehuni sa më shumë që të mundeni. Për ju që keni një lidhje komunikimi me partnerin do jetë më i thjeshtë. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Për ju beqarët dita do jetë e zakonshme. Prisni edhe disa kohë për të takuar personin e ëndrrave. Në punë do e zgjeroni fushën tuaj të veprimit dhe do gjeni çelësat magjikë që do iu hapin shumë dyer. Sektori i financave nuk do preket nga asnjë planet. Nëse tregoheni të matur nuk do keni as problemin më të vogël.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do ju mungojë imagjinata dhe gjërat do ju vështirësohen akoma më shumë nga sa mendonit. Bëni pak më shumë kujdes dhe tregohuni të hapur. Pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje ju të dashuruarit do vendosni paqen. Do ndiheni më mirë dhe emocionet do jenë më të këndshme. Nëse jeni beqarë duhet të përgatiteni për takimin më të bukur të jetës tuaj. Përfitoni sa më shumë që të mundeni sepse rrallë herë mund të përsëritet e njëjta gjë. Gjërat në punë nuk do ju ecin aspak mirë nëse nuk bëni lëshime. Pranoni edhe këshilla sepse të vetëm nuk do arrini as tek gjysma e asaj që dëshironi. Në planin financiar nuk pritet asnjë problem. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe gjithçka do shkojë më së miri.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni si në ajër dhe kjo do ju shkaktojë probleme të njëpasnjëshme. Po nuk qëndruat me këmbë në tokë zor se do ju stabilizohet situata. Për ju të dashuruarit nuk pritet një ditë e mirë. Xhelozia e tepruar mund të çojë në debate të zjarrta. Kujdes me ato që do thoni sepse as partneri nuk do durojë shumë. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni ngaqë nuk do gjeni shpirtin binjak. Kaloni më tepër kohe me miqtë dhe do e largoni mendjen. Në punë duhet t’i rregulloni patjetër disa gabime të bëra, duhet të mblidhni dokumentet dhe më pas të hidhni hapa. Kujdes mos u ngatërroni gjërat sepse do keni probleme serioze. Në planin financiar duhet të dëgjoni më tepër këshillat e miqve sepse do iu ndihmojnë.

Shigjetari

Marsi do ju bëjë edhe më ambiciozë gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër energjia dhe vendosmëria do ua bëjnë gjërat akoma më të lehta. Për ju të dashuruarit do jetë ditë plot diell dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Do tregoheni më të gatshëm të provoni eksperienca të reja me atë që dashuroni dhe do ndiheni mirë. Ju beqarët do keni disa takime, por që nuk do ia vlejnë aq sa për të krijuar një lidhje të qëndrueshme. Në punë do vazhdoni punën e filluar para disa kohësh dhe do përkushtoheni me mish e me shpirt. Arritjet që do keni do nxitin edhe më shumë besimin e kolegëve dhe shefave tuaj. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Shmangni shpenzimet e pamenduara dhe nuk do keni probleme.

Bricjapi

Sido që të zhvillohet dita e sotme në fund ju do dilni fitimtarë. Pas disa orëve me mërzi buzëqeshja do ju rikthehet fuqishëm. Ju që keni një lidhje mos prisni gjithmonë surpriza nga partneri për t’u ndier mirë pasi edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në dashuri gjithçka është reciproke, mbajeni mend gjithmonë. Ju beqarët do takoni një person të ëmbël, simpatik dhe mjaft të sjellshëm. Nëse iu pëlqen shumë jepini atij shenjat e para, por pa e tepruar. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, por herë pas here do ndiheni pa fuqi. Pranojeni ndihmën e kolegëve sepse ata që do ju ofrojnë mbështetje do e bëjnë me gjithë zemër. Edhe pse do shpenzoni pa u menduar, nuk priten probleme të mëdha financiare gjatë kësaj dite.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni shumë dinamikë dhe të gatshëm për të të bërë çdo gjë për të qenë të lumtur. Për ju të dashuruarit konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe kjo do ua shtojë emocionet. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj. Nuk do jeni më vetëm dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Në punë, Hëna dhe Jupiteri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta. Mund të merrni edhe propozime interesante që do ju bëjnë të ndiheni akoma më mirë. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri. Do shpenzoni me maturi dhe me shumë kujdes.

Peshqit

Nëse nuk doni të kaloni një ditë me probleme më mirë tregoni kujdes me hapat që do hidhni. Mbrohuni nga hileqarët dhe ata që kujtohen për ju vetëm kur ua kanë nevojën. Ju të dashuruarit duhet të tregohuni sa më të matur kur të flisni mbi një teme delikate me partnerin sepse pa dashje mund ta lëndoni atë. Ju beqarët do keni mundësi të realizoni takime impresionuese, por që duhet të bëni kujdes mos niseni nga pamja e jashtme për të hedhur hapa. Ka disa persona që mund ta kenë shpirtin më të bukur sesa pamjen. Në punë do iu tregoni të gjithëve sa të aftë jeni dhe se nuk ju mungon profesionalizmi edhe kur ndiheni të lodhur. Financat do jenë delikate sepse do shpenzoni pa masë dhe pa reflektuar aspak. /dritare.net

Author: admin