Horoskopi i datës 4 korrik 2021

Dashi

Do jeni më të butë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni t’i bëni gjërat sa më mirë. Nga ana tjetër do jeni edhe më të hapur për risi. Nëse jeni një lidhje do e kuptoni se për çfarë keni gabuar dhe do dini të kërkoni falje me mënyrën e duhur. Në mbrëmje do ndiheni mire pranë atij qe doni dhe marrëdhënia do behet edhe me harmonike. Nëse jeni vetëm, do bëni çmos ta ndryshoni rutinën. Në kërkim e sipër do gjeni edhe dashurinë e madhe që vjen njëherë në jetë. Në punë do e keni paksa të vështirë për të realizuar çdo gjë që keni planifikuar, megjithatë nuk do dorëzoheni deri në fund të ditës. Financat do jenë të pastabilizuara dhe pavarësisht se do kujdeseni për to nuk do ia dilni t’i përmirësoni.

Demi

Hëna dhe Venusi do ju bëjnë me humor të mirë gjatë kësaj dite. Do e shihni çdo gjë me pozitivizëm dhe çdo hap do e hidhni me qetësi. Nëse sapo keni krijuar një lidhje me personin qe iu pëlqente prej kohesh dhe doni që marrëdhënia juaj të vazhdoje sa më gjatë duhet të keni besim tek njëri-tjetri dhe të flisni për çdo gjë. Largojeni sa më parë xhelozinë e tepruar. Ju beqarët më mirë ta lini veten të lire dhe të mos programoni asgjë. Dita në fakt do jetë shumë e bukur. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë, por kjo do jetë në të mirën tuaj. Nëse ua vini mirë veshin e ardhja ka për të qene e shkëlqyer. Marsi do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Përfitoni sa të mundeni.

Binjakët

Saturni do jetë planeti që do ju mbështetë sot dhe do vërë rregull në çdo fushë. Durimi do jetë gjithashtu një virtyt i çmuar. Nëse keni një lidhje pasioni nuk do ju mungojë. Në një moment mund ta bëni edhe pak xheloz partnerin për të parë nëse ai vazhdon t’iu dojë ende si dikur. Bëni vetëm kujdes mos e teproni. Për ju beqarët dita do jetë e mbushur me takime. Dikush do ju pëlqejë aq shumë saqë do mendoni të shkoni direkt në diçka serioze. Në punë do mësoni gjëra të reja nga projektet që keni nisur së fundmi dhe do ndiheni më të frymëzuat për të ecur përpara. Dielli, i pozicionuar mirë tek qielli juaj i financave do iu ndihmojë ta ruani ekuilibrin.

Gaforrja

Pavarësisht sfidave që do iu dalin para sot, ju sërish do dini si të ruani qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin në çdo plan. Nëse keni një lidhje, partneri do tregohet më i afruar dhe do ju kërkojë falje për disa gabime që ka bërë. Në fakt do jetë vërteti sinqertë. Ju beqarët do e kini prioritet kërkimin e partnerit ideal dhe disa miq do iu mbështesin fort. Mund t’i shihni me sy tjetër edhe disa kushërinj të miqve tuaj. Në punë do jetë një ditë e ndarë në dy pjesë. Në mëngjes ambienti do jetë i ngrohtë dhe gjërat do iu ecin më mirë, ndërsa pasditja do jetë e lodhshme dhe mezi do shtyhet. Në planin financiar do keni mbështetjen e disa familjarëve,

Luani

Sot do keni një vendosmëri për t’u adhuruar dhe do ja dilni mbanë të përmbyllni edhe gjërat më të vështira. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Nuk do keni për çfarë të ankoheni sepse i dashuri i zemrës do ua plotësojë të gjitha qejfet. Ju beqarët do keni mundësi të provoni një dashuri të sinqertë dhe shume të bukur. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Në punë do jeni shumë të fokusuar tek objektivi që doni të arrini dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Për fat të keq financat do jenë të rrezikuara pasi do keni tendencë të shpenzoni pa kontrolluar sa e keni buxhetin. Ky do jetë një gabim që do lërë edhe pasoja afatgjata.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni edhe kompromise vetëm për të arritur më të mirën në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë e stabilizuar dhe pa probleme. Ruajeni sa më shumë këtë klimë. Dita e sotme do jetë më e favorshme për ju që ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak. Do jeni tërheqës dhe do i tërhiqni të gjithë pas vetes.. Askush nuk do jetë indiferent pasi t’iu shohë. Në punë do e keni më të lehtë të flisni me kolegët dhe të bini dakord për ndonjë bashkëpunim të mundshëm. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të bëni një shpenzim do i bëni mirë llogaritë dhe do shmangni tronditjet.

Peshorja

Sot do bëni të pamundurën t’iu shkoni deri në fund gjërave pavarësisht se sa të vështira do jenë ato. Besimin në vetvete do e keni shumë të madh. Nëse keni një lidhje mundohuni të largoni rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të sjellë disa probleme. Përgatisni edhe ndonjë surprizë që atmosfera të ngrihet më tepër. Ju beqarët nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin sepse sot nuk do ja vlejë.Në punë nuk do dyshoni aspak tek aftësitë që keni dhe do luftoni fort për të arritur majat. Shumica do habiten me rezultatet që do keni. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e planetëve sepse ata do iu nxitin të shpenzoni shumë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do dini të bëni ndryshimet e nevojshme vetëm që gjërat t’iu ecin sa më mirë dhe të ndiheni më të qetë. Për ju që keni një lidhje, sektori i dashurisë nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur më shumë atmosferën. Ju beqarët do arrini të takoni personin që aq shumë e keni ëndërruar dhe do ndiheni shumë më të përmbushur se më parë. Zemra do fillojë të trokasë më fort. Në punë Mërkuri do ua qartësoje idetë dhe do jeni më të gatshëm të hidhni edhe hapa gjigande. Më të privilegjuar do jeni nëse punoni në shtet. Shfrytëzojeni këtë ditë edhe për të përmirësuar financat sepse jo gjithmonë fati do jetë pranë jush.

Shigjetari

Sot do jeni shumë më të disponueshëm për çdo gjë çka do bëjë që gjërat t’iu ecin më së miri. Do jeni edhe më të duruar. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi do mbizotërojë në çdo moment dhe të dy palët do jeni të gatshëm të eksperimentoni gjëra të reja. Ju beqarët do kërkoni më shumë të argëtoheni e të ndiheni mirë sesa do kërkoni dashurinë e madhe. Në fakt planetët do i keni përherë mbështetje. Në punë duhet të keni besim tek intuita dhe keni për ta parë sa mirë kanë për t’iu ecur gjërat. Situata financiare mund të jetë paksa delikate, megjithatë me një menaxhim të mirë do ja dilni mbanë ta kaloni ditën pa probleme.

Bricjapi

Sot do keni tendencë të ngatërroni çdo gjë dhe nuk do arrini dot atje ku doni. Nuk ka për të qenë fiks dita që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje planetët do ua ndërlikojnë ditën dhe mund të kaloni mjaft vështirësi. Nuk jeni treguar shumë të sinqertë kohët e fundit dhe kjo po iu sjell probleme akoma më të mëdha. Për sa iu përket ju beqarëve, do flirtoni pafund dhe mund të keni edhe një mundësi shumë të mirë për të takuar dikë. Në punë disa kolegë do ju kundërshtojnë fort dhe do mundohen t’ua prishin planet që keni bëtë, por falë Mërkurit mund të arrini dalëngadalë t’i kaloni pengesat. Mërkuri do e ndriçojë sektorin e financave dhe nuk do hasni asnjë pengesë. Mundohuni të përfitoni sa më shumë për të bërë edhe ndonjë investim.

Ujori

Sot nuk do keni më një ditë të vështirë përkundrazi do ndiheni më të qetë e do bëni gjëra interesante. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do marrë një tjetër kthesë. Do i harroni të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Edhe ju beqarët do keni ndryshime mjaft pozitive. Përfitoni sa më tepër për të njohur persona të rinj. Në punë, toleranca e treguar ndaj disa kolegëve do japë frytet e veta. Mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme që do ua përmirësojnë të ardhmen. Gjithçka do shkojë mirë në planin financiar nëse ju tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni në gjendje të kontrolloni humorin tuaj dhe inatin do e largoni me diplomaci. Shumë porta do iu hapen sot. Nëse jeni në një lidhje do ndieni edhe më shumë për partnerin, por do jeni paksa kapricozë. Në një moment do iu ndryshoje pak humori për keq e mund të thoni diçka të gabuar, por partneri do iu kuptojë. Ju beqarët do jeni romaneskë, të ngrohtë dhe do veproni me delikatese. Mërkuri do iu ndihmojë të gjeni personin e duhur. Në punë Neptuni dhe Venusi do iu bëjnë më sharmantë dhe do arrini t’i bindni menjëherë eprorët. Në planin financiar organizohuni dhe merrni masa për t’u përballur momentet delikate. Planetët dhe disa të afërm do i keni pranë. /dritare.net

Author: admin