DASHI: Dy javët e para të qershorit mund të mos nisin mbarë. Bëni kujdes në datën 4, pasi mund të keni një debat të fortë. Fundjava e parë e muajit do të karakterizohet me probleme në punë dhe dëshirë për të hequr dorë nga gjithçka. Muaj që duhet shfrytëzuar për të kërkuar diçka më shumë, sidomos në datat 14 dhe 15, kur Hëna të favorizojë shenjën tuaj.
Historitë e dashurisë që lindin tani do të jenë goxha të dobëta, por duhet të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse jeni prej kohësh në një lidhje që nuk ecën. Nuk duhet të tremben ata që kanë lidhje të konsoliduara, ndonëse duhet të tregohen të duruar në debate, sidomos gjatë fundjavave. Është muaji i duhur për ndonjë aventurë.
Edhe në planin fizik, qershori nuk është muaj i artë, ndaj në datat 11-13 ju këshillojmë të mos e mundoni veten. Mos u lodhni shumë, ndonëse e keni të vështirë të frenoheni, sepse jeni të fortë. Mos u hutoni nga konfuzioni në datat 24-30.
DEMI: Është muaj i rëndësishëm profesionalisht dhe me gjasa e përjetoni me emocione dhe ankth. Ndikimi pozitiv i Jupiterit në shenjën tuaj do të shtojë mundësinë për të marrë përgjigjet që pritni. Disa projekte do t’ju kushtojnë shtrenjtë. Bëni kujdes nëse duhet të investoni para. Ekonomia do të jetë problemi juaj, sidomos nëse doni të filloni një projekt të ri. Mund ta merrni veten nga data 11, por mund të zemëroheni goxha në datën 14. Do të përjetoni me ankth ndonjë provim dhe ndoshta rezultati s’do të jetë ai që pritnit.
Jeta personale ka më pak presion. Ata që duan prej kohësh të bëhen me fëmijë, mund të shfrytëzojnë ndikimin pozitiv të Jupiterit në shenjë. Gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të mos mendoni vetëm për dëshirat tuaja, por edhe për ato të partnerit. Mund të keni një diskutim serioz më datë 27, ndaj tregohuni të kujdesshëm.
Muaj i veçantë, sepse do të jeni gjithsesi të trazuar. Meqë shenja juaj karakterizohet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe të rrugëve të frymëmarrjes, duhet të ruani qetësinë dhe të çlodheni. Bëni kujdes sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit.