Binjaket
Me fillimin e muajit, mund të jetë duke ardhur një ngjarje argëtuese familjare që ka gjasë t’i bashkojë të gjithë së bashku. Mund të jetë një ditëlindje apo festë përvjetori ose lindja e një foshnje të re në familje. Përndryshe, kjo Hënë e plotë mund të jetë përqendruar tek shtëpia ose prona tjetër që mund të zotëroni, keni me qira ose mbikëqyrni. Mund të keni lëvizur në një hapësirë të re të ndritshme.
Planetët migrues te Peshqit po mblidhen dhe do të sjellin të paktën një mundësi të mrekullueshme profesionale. Peshqit janë një shenjë me trup të dyfishtë (dy peshq), kështu që ka të ngjarë të merrni dy oferta ose dy klientë të rinj prestigjiozë. Do të keni vetëm një Hënë të re në vit në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, kështu që duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë këtë Hënë, që vjen më 13 Mars, të funksionojë për ju. Sigurohuni që të hetoni të gjitha mundësitë.
Plutoni në shtëpinë tuaj financiare, në kënd miqësor me Hënën, sugjeron se do të bëni para të mira.
Për herë të parë në dy vjet, Marsi do të kalojë te shenja juaj, nga 3 marsi deri më 23 prill. Një gjë e tillë do t’ju lehtësojë çdo projekt ku jeni përfshirë.
Jeni me fat që Mërkuri, sundimtari juaj, nuk është më në prapavijë. Puna juaj do të jetë fantastike dhe e vlerësuar.
Merrini seriozisht projektet që vijnë ose do të fillojnë në mars, sepse këto projekte kanë shumë potencial. Shpesh, është e vështirë për këdo që të gjejë projektin ideal për të shfaqur talentet. Këtë muaj, kjo mundësi do t’ju vijë. Të gjithë do t’ju duan në cepin e tyre dhe do ta keni më të lehtë se kurrë të merrni miratime nga njerëz të rëndësishëm.
Keni një Hënë të ëmbël në Peshore, 28 mars, për të ndezur shtëpinë e pestë të dashurisë, fëmijëve, argëtimit, kohës së lirë dhe aktiviteteve krijuese – të gjitha do të marrin një nxitje të madhe pasi marsi është sigurisht muaji juaj për të parë shpërblime në shumë nivele .
Pjesa spektakolare për këtë Hënë të plotë është rrezja e saj jashtëzakonisht harmonike e pozicionuar në shtëpinë e parë diellore të personalitetit. Marsi do t’ju sigurojë shkëlqim.
Me Marsin te Binjakët dhe Saturnin në Ujor, kjo Hënë e plotë në Peshore do të krijojë një trekëndësh të artë në qiell – i quajtur Grand Trine – i rrallë dhe shumë i veçantë, që tregon fat, harmoni dhe lumturi të madhe.
Mund të dëshironi të udhëtoni, por kini kujdes sepse pandemia nuk ka mbaruar ende.
Pjesa e bukur për dashurinë dhe romancën është se nuk kërkon një ndryshim – dashuria mund të lulëzojë në rrethanat më të thjeshta dhe më rastësore.
GAFORRJA
Që kur Jupiteri dhe Saturni hynë në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë në dhjetor 2020, shumë gjëra kanë ndryshuar. Drejtuesit e bankave ju mbajnë derën hapur dhe ju ofrojnë mundësi për produkte të tilla si një hipotekë, një hua bujare për përmirësimin e shtëpisë ose një kredi biznesi dhe universitetet do të jenë bujare me paketa të ndihmës financiare, secila me norma të ulëta interesi.
Ju vendosët bazat për pjesën më të madhe të suksesit financiar të këtij viti vitin e kaluar, në vitin 2020. Bëtë një pjesë të madhe të detyrave të nevojshme – dhe në atë kohë, mund të mos ishit të sigurt nëse kopshti do t’ju sillte fryte, por këtë muaj do të shihni që ia keni dalë. Për më tepër, Afërdita do të pozicionohet në pikën më të lartë në tabelën tuaj, nga 21 marsi deri më 14 prill, dhe gjatë kësaj kohe, kur bëhet fjalë për sytë e personave të rëndësishëm dhe klientët, nuk mund të bëni asgjë të gabuar.
Dëshira për udhëtim do të jetë jashtëzakonisht e madhe në mars. Hëna e re, 13 mars, do të stimulojë më tej ëndrrat për të marrë avionin dhe për t’u nisur në një ishull me diel, por kujdes – pandemia nuk ka përfunduar. Udhëtimi me makinë mund të jetë një mundësi, kështu që mund të drejtoheni në një vend privat, të largët, ndoshta me fëmijët tuaj.
Por energjinë e kësaj Hëne mund ta përdorni më gjëra të tjera, përveç udhëtimeve. Për shembull, mund të bashkëpunoni me njerëz të vendosur në vende të huaja pa lënë kurrë shtëpinë. Projektet e transmetimit dhe botimit shkëlqejnë ashtu si ato që përfshijnë veprime ligjore.
Kur bëhet fjalë për romancën, periudha më e mirë do të jetë teksa Afërdita lëviz përmes Peshqve gjatë tre javëve të para të marsi.
Vëmendja juaj do të zhvendoset tek shtëpia dhe familja gjatë Hënës së plotë, 28 mars. Ky është një muaj i jashtëzakonshëm – shfrytëzojeni plotësisht!
Ju kujtoj se 13 marsi duhet të jetë mjaft romantik, prandaj planifikoni diçka në shtëpi, ose shkoni në një restorant. Nëse nuk keni një partner romantik, dilni me një mik. Kur qëndroni në shtëpi, asgjë nuk ndodh, por kur dilni jashtë, gjërat mund të ndryshojnë.
Luani
Financat i keni pasur në mendje kohët e fundit, veçanërisht në fund të muajit të kaluar në Hënën e plotë më 27 shkurt (ende e fortë për tre ditët e para të marsit). Mërkuri rregullon shtëpinë e dytë të të ardhurave dhe në fund të muajit të kaluar dhe fillimin e këtij, po udhëton drejt me Jupiterin fatsjellës më 4 mars. Ky aspekt sjell një kohë të mirë për ju që të kërkoni edhe një ngritje në detyrë gjatë ditëve të para të marsit.
Hëna e re më 13 mars do t’ju ndihmojë të gjeneroni më shumë para, në një mënyrë apo në një tjetër. Mund ta kërkoni rritjen fill pas Hënës së re.
Kjo Hënë e re do të lidhet bukur me Plutonin, një planet i fuqishëm i lidhur me përfitimet financiare. Neptuni do të jetë afër Diellit dhe Hënës së re, kështu që gjasat janë që çdo gjë të jetë në favorin tuaj.
Janari dhe shkurti ishin muaj të rëndësishëm në karrierë, por tani që Marsi po largohet nga shtëpia e dhjetë e prestigjit dhe karrierës më 3 mars, vëmendja nuk do të jetë më te karriera. Do të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen.
Nga Hëna e plotë, 28 mars, do të tundoheni që të udhëtoni në një distancë të shkurtër për të takuar një mik. Por kujdes sepse pandemia nuk ka përfunduar.
Ka mënyra të tjera se si mund të përdorni energjinë e kësaj Hëne të të plotë.
Nëse shkruani, flisni ose punoni në një nga artet e komunikimit, një ngjarje kyçe që do të përfundojë brenda katër ditësh nga 28 marsi.
Me Saturnin kaq të fortë dhe mbështetës, nëse bëni një pakt, do të zgjasë shumë dhe do t’ju japë një ndjenjë sigurie. Për më tepër, me Marsin në shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave, vendosmëria juaj (e nxitur nga Marsi) do t’ju çojë drejt suksesit.
Nëse jeni në një lidhje, këtë vit, do të mësoni se si të hyni në një lidhje më të madhe dashurie për njëri-tjetrin. Martesa ka privilegje dhe përgjegjësi, kështu që do të eksploroni të dyja fushat në muajt e ardhshëm.
Në një vizitë jashtëzakonisht të rrallë, si Saturni do të kërkojë përpjekje nga ju, por Jupiteri do t’ju mbledhë gëzim dhe do të demonstrojë se sa e lavdishme mund të jetë martesa kur të dy partnerët janë të etur ta bëjnë atë të fortë, të ngrohtë dhe të dashur.
Virgjëresha
Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2021: Luani dhe Virgjëresha
Ky do të jetë një moment i rëndësishëm për të parë kulmin e dëshirave personale dhe mund të ketë ndodhur tashmë në Hënën e plotë në Virgjëreshë më 27 shkurt, ose do të ndodhë në ditët e para të marsit, sepse do të jetë akoma e fortë. Një qëllim që ju e keni mbajtur prej kohësh në zemër mund të jetë sqaruar (ose së shpejti do të sqarohet) – në fakt, një ëndërr mund të materializohet tani. Do të shënojë një moment të rëndësishëm.
Teksa hyni në mars dhe i afroheni Hënës së re të 13 marsit, do të mendoni në termat e “ne” në vend të “unë”. Po shihni gëzimet dhe avantazhet e bashkimit me një person tjetër për të arritur më shumë nga qëllimet tuaja në jetë, qëllime që mund të mos jenë të mundshme pa bërë aleanca të rëndësishme.
Me shumicën e planetëve tani në anën perëndimore të tabelës suaj, ka një person të veçantë, me sa duket, që do të luajë një rol të rëndësishëm për ju. Ky person mund të jetë partneri i tanishëm ose i ardhshëm i martesës, ose një person në punë, si për shembull një partner biznesi, publicist, agjent ose ekspert tjetër që do t’ju ndihmojë të bëheni më të suksesshëm.
Marrëdhënia në dashuri ose biznes do të jetë veçanërisht e qetë, sepse Afërdita do të hijeshojë sektorin e partneritetit (shtëpia e shtatë) pothuajse gjatë gjithë muajit, deri më 21 mars. Ju dhe partneri në dashuri/biznes do të jeni të etur për të patur qëllime të reja së bashku.
Marsi tani ka udhëtuar në kulmin e tabelës suaj – kjo është pika e shpërblimit për arritjet e vazhdueshme profesionale. Marsi do ta ndriçojë këtë zonë telsa lëviz te Binjakët nga 3 marsi deri më 23 prill. Tani mund të vendosni bazat për një mundësi të madhe. Një person me të cilin keni punuar me sukses në të kaluarën mund të rishfaqet dhe oferta do të jetë e mahnitshme.
Kjo është hera e parë në dy vjet që keni pasur ndihmë nga Marsi në këtë zonë të tabelës, prandaj merreni këtë periudhë seriozisht. Shumë Virgjëresha punojnë në artet e komunikimit si shkrimtar, aktor, redaktor, drejtues i mediave sociale, përkthyes, zhvillues aplikacionesh, krijues softuerësh, kontribues në faqe në internet, ose në reklama, shitje, marketing ose role të tjera të tilla, dhe nëse po, do të jeni në një pozicion kryesor për të përfituar nga mundësitë mbresëlënëse të karrierës.
Megjithatë mund të punoni me pothuajse çdo pozicion për të përfituar nga kjo Hënë e re spektakolare – nuk ka pse të jetë vetëm komunikimi.
Në këtë Hënë të re, Saturni do të jetë shumë mbështetës nga pozicioni i tij në sektorin e punës. Kjo nënkupton që do të bëni një punë të shkëlqyeshme në një projekt që do t’ju sjellë vëmendje dhe lavdërime. Plutoni do të ndikojë te krijimtaria gjithashtu, kështu që mund të keni një mundësi të vini vulën tuaj të individualitetit në këtë projekt. Ju jeni në procesin e një ndërtimi të një themeli të fortë për të ardhmen.
Hëna e plotë e 28 marsit do të lidhet sërish me karrietën. Kjo është një nga Hënat e plota më dhuruese dhe më të dobishme të vitit 2021. Ajo do t’ju sjellë një shumë parash për punën që keni bërë që është pritur me entuziazëm.
Do të ndiheni të vlerësuar dhe do të kuptoni që një e ardhme mjaft e mirë ju pret.
Peshorja
Ndërsa hyjmë në mars, ju mund ta ndjeni veten të etur për të dalë nga qyteti dhe për të udhëtuar brenda shtetit. Duhet të jeni të zgjuar në lidhje me këtë ide dhe të evitoni “pikat e nxehta pandemike”. Sigurohuni të mos humbisni shpërndarjen e vaksinës në qytetin tënd. Kur kategoria e moshës ose profesionit tuaj të mbërrijë duhet të jeni atje.
Sidoqoftë, mos mendoni se do e humbni shansin tuaj për të udhëtuar nëse prisni, sepse Marsi do të jetë në kënd hyjnor me Diellin tuaj të Peshores, ndërsa udhëton te Binjakët, nga 3 mars deri në 23 prill. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm dhe respektoni rregullat e vendosura nga pandemia. Marsi do stimulojë ëndrrat tuaja dhe do ju sjellë mundësi të shkëlqyera për të udhëtuar gjatë atyre 7 javëve. Muaji tjetër, 17 prill, do të jetë një nga periudhat tuaja më të lumtura për të udhëtuar.
Në të njëjtën kohë, Marsi do t’ju sjellë bonuse të tjera. Nëse jeni shkrimtar, redaktor ose folës, mundësitë për të patur punë të reja në dorën tuaj, që njerëzit do t’i ëndërronin do të jenë të shumta.
Tregjet e huaja do të shkëlqejnë për ju dhe ju mund të jeni në gjendje të zhvilloni lidhje dhe njohje me kompani ose njerëz jashtë shtetit. Punët do të jenë emocionuese dhe t’ju paguajnë mirë.
Pjesa më e mirë është që ju do të jeni në gjendje të punoni edhe pa dalë nga shtëpia. Çështjet ligjore do t’ju favorizojnë, së bashku me çështje që lidhen me emigracionin, pasaportat, shtetësinë etj.
Një pikë tjetër që mund të dëshironi të merrni në konsideratë para se të ikni nga qyteti është se detyrat tuaja të punës ka të ngjarë të bëhen mjaft të shumta pasi hëna e re e 13 marsit të shfaqet te Peshqit.
Neptuni do të jetë afër Diellit dhe hënës së re, kështu që projektet kanë të ngjarë të jenë kreative dhe t’ju ofrojnë shumë mënyra për të shprehur stilin tuaj individual.
Jupiteri me fat të mirë është në shtëpinë tuaj të pestë të krijimtarisë dhe do të forcojë gjasat e më shumë se një projekti që do të mbështesë anën tuaj artistike. Nëse jeni i vetëpunësuar, telefoni do të bjerë shpesh, prandaj jini gati me ndihmë shtesë pas 13 marsit dhe në javët në vijim.
E njëjta hënë e re do t’ju stimulojë të mendoni se si të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj. Filloni duke bërë takime për ekzaminime me mjekët tuaj dhe një kontroll vjetor me dentistin. Nëse pandemia ju ka bërë të ndiheni si të ngurtë, mund të kërkoni për instruktorë fitnesit dhe të punoni me ta nga shtëpia. Bëni kështu pas hënës së re më 13 mars, dhe do të dukeni dhe do të ndjeheni më mirë në një kohë relativisht të shkurtër.
Momenti juaj më i paharrueshëm dhe emocionues do të vijë brenda katër ditësh nga hëna e plotë në Peshore më 28 mars. Hëna në Peshore do të marrë rreze energjike nga Marsi te Binjakët dhe dhe nga stabilizimi i Saturnit në Ujor, duke formuar një trekëndësh të artë me hir dhe harmoni të jashtëzakonshme në qiellin e natës. Çfarëdo që po vjen, në thelb duhet të jetë diçka që do t’ju emocionojë.
Episodi gjithashtu mund të ketë lidhje me një romancë – ju mund të fejoheni. Përndryshe, një shtatzëni ose një lindje mund ta bëjë këtë muaj më të rëndësshëm. Nëse keni fëmijë, do të keni më shumë kohë për të luajtur me ta gjatë kësaj fundjave. Këtë muaj, Peshorja ka gjithë arsyet për të brohoritur nga lumturia!
Akrepi
Ndërsa hyni në muajin mars, ju jeni në një gjendje të mirë humori, të lumtur. Prireni të jeni një shpirt serioz, intensiv, i etur për t’u përqëndruar në punë, dhe kjo është arsyeja pse njiheni për përsosmëri, por edhe ju keni nevojë për pak argëtim dhe hëna e plotë e muajit të kaluar, 27 shkurt, do të jetë akoma e fortë ndërsa hyni në mars. Ajo Hënë ju dha mundësinë për të pushuar pak dhe për të dalë me një ose dy miq.
Si rezultat i asaj hëne të plotë, mund të keni kaluar kohë me një të afërm të ngushtë për të festuar një ditëlindje ose përvjetor, ose për të shënuar një moment triumfi për veten.
Hëna e plotë në Virgjëreshë më 27 shkurt vendosi gjendjen edhe për marsin, duke ju lënë në një situatë paqeje shpirërore me veten. Ajo hënë e plotë u mbështet nga Urani, duke sjellë gëzim të papritur nga dikush pranë jus, ndoshta një mik apo bashkëshort, apo i afërm tjetër.
Nëse nuk keni patur ende një surprizë, ajo mund t’ju mbërrijë në ditët e para të marsit.
Një romancë që do t’ju lërë pa frymë mund t’ju shfaqet lehtësisht gjatë kësaj periudhe sepse do të keni një hënë të re më 13 mars që shfaqet në sektorin tuaj të dashurisë (shtëpia e pestë) dhe kjo hënë do të mbërrijë me një rrethim të planetëve të lumtur, duke punuar së bashku për t’ju bashkuar.
Përndryshe, kjo hënë e re mund të sjellë lajme për një foshnjë, lindje apo birësim. (Nëse nuk jeni gati për një fëmijë, jini tepër të kujdesshëm.)
Nëse keni tashmë fëmijë, do të keni më shumë kohë për të qenë me ta, për të luajtur me ta dhe për të qeshur së bashku. Ky është një ndikim kaq i gëzueshëm dhe i ngrohtë për jetën tuaj romantike private dhe ndërveprimin tuaj me fëmijët tuaj, pavarësisht nga mosha e tyre. Nëse jeni beqar, miqtë mund të dëshirojnë t’ju prezantojnë me dikë.
Me Venusin midis planetëve që mblidhen në këtë zonë, ju do të jeni më joshësh e magjepsës se kurrë. Do të jeni në gjendje të përgatitni një jetë të pasur emocionale për veten tuaj, prandaj shijoni kohën dedikuar vetes dhe mos u ndjes aspak fajtorë nëse e largoni pak vëmendjen nga puna. I dashur Akrep, duhet të ndiheni mirë nëse prireni t’i plotësoni dëshirat vetes.
Hëna e re e 13 marsit, do të vërë në lëvizje jetën tuaj të dashurisë në javët në vazhdim. Duke pranuar që jemi në një pandemi serioze, tani nuk është koha për të shkuar në festa, por ju mund të jeni kreativë.
Tani që Marsi po lëviz nga Demi te Binjakët më 3 mars, do shihni se lidhja me një partner do të jetë më e lehtë, gjërat do duken më mirë. Nëse partneti ka kaluar një vështirësi, si humbja e punës apo një sëmundjes, edhe ajo situatë do përmirësohet.
Shtëpia juaj po bëhet një fokus më i madh për ju, diçka që filluat ta shihni kohët e fundit, veçanërisht në mes të shkurtit, kur keni pasur shumë planetë të mbushur me njerëz në sektorin tuaj të shtëpisë. Ju dukeni gati të bëni një hap të madh të parë, siç është marrja me qira e banesës tuaj të parë ose blerja e shtëpisë tuaj të parë, apo një shtëpie pushimi. Nëse tashmë keni pronë, mund të jeni gati për rinovimin tuaj të parë, ose mund të jeni duke menduar të investoni në disa mobilje të bukura. Prindërit tuaj u pëlqejnë planet tuaja – nëse keni nevojë për para për një parapagim në një pronë, kërkoni ndihmë dhe mund të habiteni nga përgjigjja e ngrohtë.
Anasjelltas, nëse prindi juaj ka nevojë për ndihmë financiare, ju mund ta përqendroni vëmendjen tuaj në ndihmën e prindit. Planet e lidhura me shtëpinë dhe pronën shpesh kërkojnë fonde, kështu që nëse keni nevojë për ndihmë financiare, jeni me fat sepse Marsi do të punojë me Saturnin (21 mars) dhe më vonë, me Jupiterin (17 prill), për t’ju ndihmuar të merrni të gjitha paratë që ju nevojten. Merrini seriozisht ëndrrat tuaja për shtëpinë dhe familjen, sepse mund t’i shndërroni ato në një realitet.
Në kohën që i afroheni fundit të muajit, ka të ngjarë të dëshironi privatësi dhe pushim. Hëna e plotë e 28 marsit është e ëmbël dhe do t’ju sjellë diçka që keni dashur gjithmonë. Kjo hënë e plotë do të tërheqë vëmendjen dhe mbështetjen e Marsit (energji dhe vendosmëri) dhe Saturnit (qëndrueshmëri dhe rezultate afatgjata). Vendimet që do merrni do jenë të forta dhe do ju shtojnë ndjenjën e sigurisë në jetë. Vazhdoni me guxim, sepse dukeni se jeni në rrugën e duhur.
Shigjetari
Ju keni një nga tabelat më dramatike të çdo shenje, por gjithçka do jetë pozitive. Muaji hapet me një zhvillim emocionues në karrierën tuaj – diçka për të cilën keni punuar për ca kohë erdhi në kulm në Hënën e plotë më 27 shkurt, ose së shpejti do të bëhet në tre ose katër ditët e para të marsit. Do të jetë një moment i kënaqshëm dhe krejt i papritur, pasi Urani do të orientohet bukur në atë Hënë të plotë, duke shtuar një element të madh të befasisë.
Ju do jeni gati për të adresuar nevojat e shtëpisë dhe familjes. Kjo Hënë e re do të jetë te Peshqit, një shenjë që sundon ujin, dhe nëse keni pasur vështirësi me ujin në lidhje me shtëpinë, kjo Hënë e re do t’ju japë motivimin për të sjellë ekspertë për ta rregulluar atë problem. Ju keni Neptunin, planetin që qeveris detin dhe të gjitha trupat e ujit, në sektorin e shtëpisë, kështu që shumë Shigjetarë do të ndajnë këtë shqetësim. Neptuni do të mbetet në këtë zonë për një kohë të gjatë, deri në vitin 2026, kështu që çdo shqetësim për ujin që keni do të jetë me vlerë ta adresoni tani, pavarësisht nga shpenzimet.
Lloji i shqetësimeve të lidhura me shtëpinë mund të përfshijë përmbytje, rrjedhje, akull, mungesë uji, ujë të pijshëm të pasigurt, dëborë të madhe në çati, kalbje tubash e kështu me radhë. Marsi do të dërgojë një rreze mbështetëse në Saturn pak më shumë se një javë pas Hënës së re, 21 mars, duke treguar ndryshime, të mëdha apo të vogla, në strukturat e shtëpisë suaj.
Përndryshe, nëse mendoni se sistemet tuaja të ujit janë në rregull, mund të dëshironi të filloni një projekt të madh dekorimi ose të përmirësoni aspekte të caktuara të shtëpisë. Ndërsa jeni duke menduar për shtëpinë, kontrolloni dyshekun, nëse nuk e keni ndryshuar atë prej vitesh, mund të dëshironi ta shtoni në listën e blerjeve. Hëna e re te Peshqit, rregullon, mes shumë të tjera, edhe gjumin. Kjo Hënë e re do të hapë një portal, duke ju dhënë energji dhe dëshirë për të kërkuar nëpër faqe të ndryshme në internet për artikujt e përsosur që ju nevojiten. Një shtëpi harmonike dhe e rehatshme bën diferencën në jetë dhe ju do i shijoni këto ndryshime pas 13 marsit.
Më pas, ju vini në një nga Hënat më të dashura të plota të vitit, te Peshorja, 28 mars, e cila do të ndezë shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave. Diçka që keni dashur prej kohësh të shihni se do të materializohet, tani do të realizohet para syve tuaj dhe mund të jetë e natyrës materiale, emocionale ose shpirtërore. Kjo Hënë e plotë do të marrë dridhje vezulluese nga Marsi, planeti i veprimit, tani në shtëpinë tuaj të shtatë të partneritetit, kështu që i fejuari ose bashkëshorti juaj mund të luajë një rol në atë që ndodh. Nëse jeni duke rregulluar shtëpinë, horoskopi juaj sugjeron që do të keni mbështetje të plotë nga ata që ndajnë hapësirën me ju. Mos ngurroni të blini gjithçka që ju nevojitet.
Saturni gjithashtu do të sjellë bekime në këtë Hënë të plotë të 28 marsit (plus, minus katër ditë), duke e bërë atë një kohë ideale për të nënshkruar një kontratë qeraje, marrëveshje biznesi apo diçka tjetër. Ju gjithashtu mund të jeni duke bërë diçka të veçantë me motrën, vëllain ose kushëririn tuaj, pasi shtëpia e tretë sundon edhe familjen tuaj të ngushtë dhe Saturni është i pozicionuar në atë shtëpi. Së bashku me Hënën e plotë, Marsi dhe Saturni do të krijojnë një trekëndësh të artë me tre cepa në qiej, secili trup qiellor 120 gradë larg, i konsideruar si konfigurimi më i lumtur dhe më harmonik i mundshëm.
Në përgjithësi, Hëna e plotë e 28 marsit duhet të shënojë një kohë të lumtur që ju tregon se ëndrrat mund të bëhen të vërteta. Ju do të merrni një zhytje të dyfishtë kënaqësie nga kjo Hënë e plotë nëse jeni një Shigjetar i lindur herët me një ditëlindje që bie në nëntor. Në tërësi, marsi është një muaj i progresit, produktivitetit dhe lajmeve të mirëseardhura. Me Venusin që hyn në Dash në 21 mars për të qëndruar deri në 14 prill, jeta juaj e dashurisë do të tregojë gjithashtu shenja jete. Gëzohuni, keni një muaj mjaft të mirë përpara.
Bricjapi
Gjatë kësaj kohe mund t’ju jenë ofruar projekte mediatike për të përfunduar, veprime ligjore për të ndërmarrë (të tilla si një patentë, markë tregtare, ose të drejta të autorit) etj ose mund të jeni duke finalizuar një bashkëpunim me një kompani jashtë shtetit. Udhëtimet do të vijnë, por jo tani.
Shtëpia juaj e tretë e marrëveshjeve kontraktuale do të jetë e mbushur me aktivitete pas Hënës së re të 13 marsit. Nëse del një projekt kreativ, kjo Hënë e re do t’ju ndihmojë të stimuloni imagjinatën tuaj. Kjo për shkak të pranisë së Neptunit dhe Venusit te Peshqit në Hënën e re. Nëse projekti nuk është artistik, duhet të keni kujdes, sepse në atë rast, Neptuni mund të turbullojë disa nga detajet dhe të sjellë konfuzion. Kërkoni ndihmën e një avokati nëse keni nevojë të nënshkruani një kontratë për punën që do të bëni – dy njerëz që mendojnë dhe diskutojnë së bashku për një çështje, mund të jenë më mirë se sa një. Nëse nuk është një projekt serioz që kërkon një kontratë, atëherë përmblidhni atë që planifikoni të bëni me klientin për t’u siguruar që të dy jeni në të njëjtën vijë.
Në vitin 2021, ju keni mundësinë të fitoni shumë para nga farat që keni mbjellë vitin e kaluar. Gjatë gjithë vitit 2021 do të shihni rritje financiare. Punoni shumë! Ju keni vëmendjen e njerëzve me ndikim që mund të shohin se vërtet i meritoni fitimet që keni.
Përveç një shtëpie të tretë të zënë si rezultat i Hënës së re të 13 marsit, do të keni shumë lajme, detyra dhe detaje për të ndjekur. Nëse ishit pa punë për shkak të pandemisë (ose për arsye të tjera), turneu i Marsit në shtëpinë tuaj të gjashtë tregon se ajo që ju ofroni mund të kërkohet. Nëse nuk mund të gjeni një punë me kohë të plotë, mund të gjeni disa projekte të pavarura, ndoshta të mjaftueshme për t’ju bërë të mendoni të hapni biznesin tuaj, përgjithmonë ose përkohësisht, derisa të mbarojë pandemia.
Më e mira nga të gjitha, ndërsa Marsi lëviz përmes Binjakëve, nga data 3 mars deri në 23 prill, Saturni dhe Jupiteri do të jenë të dy në shtëpinë tuaj të të ardhurave. Ky është një lajm përrallor sepse tregon se do të gjeneroni punë që gjithashtu do t’ju paguajë mirë.
Shumë Bricjapëve u pëlqejnë korporatat e mëdha, sepse “dhisë së vogël” i pëlqen të dijë në cilin mal të ngjitet më pas, dhe hierarkia komplekse e ndërmarrjeve të mëdha ju ofron shumë mundësi për të synuar avancimin tuaj të ardhshëm. Në të vërtetë, Bricjapi konsiderohet udhëheqës, prandaj lajmet për sukses në karrierë e lumturojnë gjithmonë.
Për këtë arsye, mbani vëmendjen në 28 mars, kur një nga Hënat më harmonike, më të dobishme të vitit do të shfaqet në krye të tabelës tuaj në Peshore. Kjo pikë ku do të shfaqet Hëna e plotë quhet “qielli i mesit” dhe aktivizon shtëpinë prestigjoze të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Kjo shtëpi pasqyron kontributin për kompaninë apo komunitetin tuaj ose botën në përgjithësi.
Kjo hënë e plotë e 28 marsit është e vetmja që do të merrni në vitin 2021 në këtë pjesë prestigjioze të grafikut tuaj të lindjes, kështu që diçka e madhe në karrierën tuaj duket se po kristalizohet. Nëse keni qenë duke u intervistuar për një pozicion të ri, ose nëse jeni gati për një promovim të mundshëm, kjo Hënë e plotë ka të ngjarë të sjellë përgjigjen e gëzueshme. Përndryshe, nëse jeni i vetëpunësuar, mund të merrni një publicitet që do t’i japë karrierës tuaj një hov të madh.
A do të keni kohë për dashuri? Po! Koha juaj më e mirë do të jetë ndërsa Venusi viziton Peshqit deri më 21 mars. Ju mund të keni një shans për të udhëtuar në një distancë të shkurtër me makinë. Zgjidhni vende të mëdha dhe jo të mbipopullara sepse në këtë kohë pandemie, çdo udhëtim mund të jetë i rrezikshëm. Megjithatë, dashuria dhe romanca mund të lulëzojnë dhe pa udhëtime, mund të jenë më pranë nga ç’mendoni.
Fundjava juaj më e mirë për dashuri? 13-14 mars, kur Venusi dhe Neptuni do të bashkohen, një nga aspektet më të shkëlqyera të mundshme për dashurinë.
Ujori
Ju aktualisht e gjeni veten në një “favorit qiellor” sepse keni Jupiterin, planetin me fat, në Ujor për herë të parë në 12 vite. Gjatë kësaj kohe do t’ju shfaqen mundësi që dikur vetëm i ëndërronit. Varet nga ju a do i tregoni universit qëllimet dhe dëshirat tuaja. Nëse e dini se çfarë dëshironi shumë të ndodhë, kjo është gjysma e procesit – është e vetmja mënyrë që universi mund t’ju japë dëshirën e zemrës suaj.
Gjatë muaji mars, ju dukeni gati për një menaxhim të mençur financiar. Kjo filloi me Hënën e plotë që sapo keni përjetuar, 27 shkurt, e cila ndezi shtëpinë tuaj të tetë me paratë e njerëzve të tjerë. Nëse vendosni një kërkesë për një kompani të sigurimeve ose kërkoni ndihmë financiare, për shembull, përgjigjja ka të ngjarë të vijë katër ditëve të para të marsit. Nëse keni nevojë për një kredi bankare, linjë kredie biznesi, kapital sipërmarrjeje ose hipotekë, diskutimet tuaja ka të ngjarë të shkojnë mirë.
Dy javë më vonë, më 13 mars, Hëna e re te Peshqit do të mbërrijë dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dytë me të ardhura të fituara. Kjo Hënë e re do të jetë shansi juaj për të mbjellë fara për sigurinë tuaj financiare në të ardhmen, dhe ju mund të shihni rezultate sa më shpejt që në gjysmën e dytë të majit, qershorit ose korrikut të këtij viti. Nëse jo, 2022 do të prodhojë më shumë para për ju. Viti i ardhshëm do të jetë një nga vitet tuaja më të mira financiare në më shumë se një dekadë. Siç e shihni, në një mënyrë apo në një tjetër, ju mund të përfundoni me një valixhe të mbushur me para (sigurisht të fituara ligjërisht). Jupiteri do të kujdeset që ju të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur për të përfituar nga mundësitë financiare, dhe Saturni, aktualisht duke lëvizur edhe përmes Ujorit, do t’ju japë disiplinë për të përdorur me mençuri paratë që gjeneroni.
Diku tjetër në tabelën tuaj, ju keni Marsin, që tani hyn tek Binjakët për herë të parë në dy vjet, për të ndezur shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë nga 3 marsi deri në 23 prill. Ky është një lajm i mrekullueshëm. I martuar apo beqar, jeta juaj e dashurisë është e mbushur me energji pozitive. Nëse jeni i lidhur, partneri juaj do t’ju kushtojë më shumë vëmendje. Nëse jeni beqar, një mik mund t’ju prezantojë me dikë ose ta gjeni dashurinë rastësisht. Mund ta gjeni në vendet më të pazakonta.
Hëna e plotë e 28 marsit në Peshore është një nga më të mirat e vitit, sepse formon një trekëndësh të artë verbues në qiell me Marsin në shtëpinë tuaj të dashurisë dhe krijimtarisë dhe Saturnin në shtëpinë tuaj të parë të personalitetit. Nëse shpresoni për një fëmijë, kjo Hënë e Plotë mund të sjellë lajmin e mirë që jeni shtatzënë, ose nëse po i afroheni datës për të lindur, mund të lindni përpara asaj date. Hëna e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimit, marrëdhëniet ndërkombëtare, projektet mediatike, çështjet ligjore, emigracionin apo punimin e një diplome. Ju mund të përfundoni një projekt të madh krijues që u prit mirë me vlerësime entuziaste ose të pranoheni në universitetin e ëndrrave.
Në Hënën e Pplotë më 28 mars, nëse mund të gjeni një mënyrë për të udhëtuar brenda vendit tuaj (ose afër) dhe ta bëni këtë në mënyrë të sigurt, duke shmangur vendet e mbushura me njerëz dhe duke mbajtur distancim social, bëjeni – ky mund të jetë një udhëtim që do e kujtoni për gjithë jetën.
Peshqit
Marsi fillon me nuanca mjaft pozitive. Sapo kaluat një Hënë të Plotë, 27 shkurt, në shenjën tuaj të kundërt të Virgjëreshës. Dikush afër jush me të cilin keni një marrëdhënie serioze, të përkushtuar, siç është bashkëshorti/partneri, ose një partner biznesi/bashkëpunëtor/klient, ishte fokusi juaj. Ky person që luan këtë rol në jetën tuaj dhe beson tek ju duket se ju ka emocionuar me lajme befasuese. Nëse diçka e tillë s’ju ka ndodhur ende, priteni në 3-4 ditët e para të marsit.
Gjithsesi, ka diçka që kërkon vëmendjen tuaj. Nëse po fejoheni, sigurohuni që e njihni mirë partnerin tuaj sepse ekziston mundësia që falë pozicionit të Neptunit, planetit tuaj udhëheqës të tregoheni të rrëmbyer nga emocionet e një ëndrre të bukur dashurore. Nëse e njihni partnerin tuaj prej shumë kohësh dhe familja bashkë me njerëzit e afërt po festojnë bashkimin tuaj, prezencën e Neptunit konsiderojeni si shenjë frymëzimi dhe dashurie pa kushte.
Ky muaj është shumë pozitiv për ju, prandaj kushtojini vëmendje lajmeve që do të merrni pak pas Hënës së Re të 13 marsit. Zakonisht, shumica e Hënave të reja sjellin mundësi në aspekte të veçanta të jetës, por kjo do t’ju lejojë të jeni ju ata që vendosni se ku do ta drejtoni energjinë e marrë prej saj. Me shumë gjasa këtë periudhë do të ndiheni më të qartë për objektivat dhe dëshirat që keni.
Marsi do të zhvendoset në sektorin e shtëpisë dhe atë familjar, prandaj merrni gjithë kohën që ju duhet për të bërë ndryshimet e arredimit që po mendonit. Mund të jeni duke bërë plane për t’u zhvendosur, për të blerë, shitur një pronë apo për të ndryshuar një ambient brenda shtëpisë aktuale. Marsi është muaji i duhur për ta bërë këtë, prandaj nisni nga puna pas datës 13.
Veçanërisht 21 marsi do t’ju ndihmojë të finalizoni diçka në lidhje me planet tuaja-mund të firmosni për blerjen e një shtëpie apo orendie të re. Një tjetër datë që duhet shënuar është 17 prilli, një ditë fantastike kur Marsi dhe Jupiteri janë në kënd harmonik me njëri-tjetrin.
Afërdita do të jetë në shenjën tuaj deri në 21 mars, një tjetër plus i madh për ju. Do të merrni në shkëlqim që do të vihet re nga të gjithë dhe për disa në veçanti do të jeni të parezistueshëm. Eshtë periudhë e mirë për të blerë rroba të reja dhe për të ndryshuar diçka në look-un tuaj. Përsa i përket romanës, rrethoni 13 marsin. Eshtë e sigurtë që do të jetë një ditë me 4 yje për dashurinë! Nuk është e thjeshtë të gjesh dashurinë në mes një pandemie, por nëse jeni single mund të njihni dikë përmes një shoku/shoqeje të përbashkët.
Fundi i muajit mbyllet në mënyrë fantastike pasi sjell Hënën e Plotë të 28 marsit. Ky fenomen mund t’ju sjellë të ardhura të reja, mund të jetë një lloj komisioni, shpërblimi apo para që ju takojnë pas një divorci apo gjyqi tjetër. Sido që të jetë, rezultati është fantastik!