Nga shëndeti, te puna, dashuria dhe paratë; ky është parashikimi vjetor për 12 shenjat e zodiakut.
DASHI
Të lindurit e kësaj shenje pritet të kenë një vit që mund të karakterizohet nga ndryshime të ndjeshme, në më të shumtën e rasteve pozitive, por që do të ndikojnë në mënyrë thelbësore jetën e përditshme. Prania e Uranit që do të jetë dominues në pjesën më të madhe të vitit, do të bëjë të jeni më të vendosur në rrugën që ndiqni, por edhe egoistë, rebelë e në periudha të caktuara shpërdorues, dorëshpuar e kokëfortë. Mund të përjetoni eksperienca të reja, pozitive e negative, por që do t’ju forcojnë më shumë karakterin. Pjesa e fundit e vitit ndoshta do të jetë edhe më interesantja, që edhe pse mund të sjellë pak destabilizim, në fund do të rezultojë mjaft e mirë.
Puna
Sektori ku operoni gjatë këtij viti pritet të jetë më aktiv dhe në aspektin profesional mund të keni arritje të reja, ose ndonjë ofertë për ndonjë punë tjetër, extra, duke shtuar të ardhurat tuaja. Për këtë arsye do të jeni më të gatshëm e më të përqëndruar për të arritur objektivat apo synimet tuaja. Njohjet e reja, që nuk do të mungojnë do t’ju ndihmojnë t’ju hapen perspektiva të reja në këtë aspekt.
Dashuria
Do të jetë një vit që mund t’ju rezervojë të papritura shumë të këndshme për ju. Edhe nëse nuk e gjeni dot dashurinë, do të jetë ajo vetë që do t’ju gjejë, duke jua mbushur jetën plot gëzim e duke bërë të ndjeheni vërtet të lumtur. Nëse jeni në lidhje dashurie mund të jetë viti që do t’ju sjellë kurorën dhe nëse jeni single lidhja dashurore është pas dere. Por ama duhet të shmangni vetminë apo qëndrimet indiferente ndaj të tjerëve.
Paratë
Pritet një vit i mbarë për ju e në radhë të parë për financat tuaja. Do të ndjeheni të mjaft të sigurtë jo vetëm me paratë që zotëroni, por edhe me ato që do të fitoni për të përmbushur të gjitha nevojat dhe ekzigjencat tuaja në këtë aspekt. Pra thjesht paratë nuk do të jenë asnjëherë problem për ju, por ama mund të jetë shumë problem mënyra se çdo të bëni me to. Shkurt dilema t’i shpenzoni, apo t’i investoni.
Shëndeti
Sipas parashikimeve, shëndeti pritet të jetë jo ashtu siç do të dëshironte çdokush të ishte, dhe kjo për shkak të një periudhe tejet të vështirë të trashëguar nga viti që po mbyllet. Duhet të bëni kujdes me stressin, pasi të lindurit e kësaj shenje në përgjithësi janë të prirur të dominohen nga ankthet. Provoni të relaksoheni dhe t’i merrni gjërat me më shumë sportivitet e do të shihni se gjithçka do të shkojë mirë.
DEMI
Në përgjithësi ky vit pritet të jetë kryesisht pozitiv për të lindurit e Demit, me gjithë vështirësitë që mund të shfaqen që në ditët e para të tij. Situatat e reja me të cilat do të përballeni që në muajin e parë ndoshta do të venë në provë karakterin tuaj, aftësinë tuaj për t’iu përshtatur ndryshemeve që pritet të vijnë, por do t’ia dilni mbanë pa asnjë dyshim, duke pasur parasysh se sa këmbëngulës jeni. Megjithatë ju këshillohet që të mos lini asgjë pas dore dhe që gjithçka që keni nisur ta shpini deri në fund, pa lënë asgjë pezull. Një eveniment mun të bëjë të krijoni një marrëdhënie të re me botën që ju rrethon e kjo të bëjtë të ndjeheni mirë jo vetëm në raport me të tjerët, por edhe me veten tuaj.
Puna
Ky vit pritet të jetë shumë më i mirë se viti që sapo mbyllet si për ata që kanë një punë sipas profesionit përkatës, si edhe për ata që ushtrojnë aktivitet privat në fusha të ndryshme. Pas një periudhe relativisht të gjatë paqëndrueshmërie, më në fund duket se do dalëngadalë rikthehet stabiliteti e bashkë me të edhe dëshira për të bërë më të mirën tuaj. Nuk ju mbetet tjetër veçse të përvishini mëngët e t’i përvisheni punës. Ju presin shumë gjëra.
Dashuria
Janë të gjitha gjasat, duke pasur parasysh kuadrin yjor, që ky vit të jetë mjaft intensiv edhe në planin sentimental. Do të ndjeheni të lumtur pranë partnerit tuaj, ndërsa atyre që janë akoma single duket se do t’iu buzëqeshë fati. Për atPuna që nuk vendosin dot për të hedhur hapin vendimtar për t’i dhënë fund beqarisë, është koha te vendosin e të mos hezitojnë më, sepse sa më shumë që të kërkojnë perfeksionin te partneri, aq më shumë gjejnë “të meta” të paqena.
Paratë
Pas një viti shumë peripecik, duket se edhe sektori më “delikat” siç është ai i financave duket so të të njohë përmirësime të ndjeshme, sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit. Por duhet të keni shumë kujdes, sepse sado të ardhura të mirë që të keni, paratë nuk do të mjaftojnë asnjëherë për aq kohë sa shpenzimet do të vazhdojnë të bëhen gjithmonë pa kriter.
Shëndeti
Problemet që mund të keni pasur me shëndetin së shpejti duket sei do t’i përkasin të shkuarës dhe do të jeni shumë më mirë si në aspektin fizik edhe në atë psikologjik. Megjithatë ju këshillohet të keni më shumë kontakt me natyrën dhe me ajrin e pastër dhe nga ana tjetër, duke pasur parasysh se ju të Demit jeni paksa grykës, të evitoni ta teproni me të ngrënit.
BINJAKËT
Parashikohet një vit shumë i mirë për Binjakët, të cilët falë aftësive të tyre për të tërhequr rreth vetes simpatinë e të tjerëve, do të arrijnë objektivat që i kanë vetes, megjithë pengesat jo të pakta, të stimuluara edhe nga një Mars negativ në pjesën më të madhe të vitit. Pritet gjithashtu të jetë një vit shumë i rëndësishëm për rritjen tuaj profesionale, çka do të ndikojë jo vetëm nga pikëpamja ekonimike, por edhe për emrin e prestigjin tuaj. Mund t’ju vinë edhe oferta të reja pune, por duhet t’i vlerësoni me shumë kujdes, pasi mund të ndodhë të bini nga shiu në breshër. Gjithjashtu parashikohen mundësi mjaft të mira punësimi edhe për ata që janë akoma në kërkim të një pune.
Puna
Të lindurit e kësaj shenje, sipas parashikimeve, do t’i përkushtohen me një zell të jashtëzakonshëm sektorit ku veprojnë, duke qenë më shumë kërkues ndaj vetes për rritje profesionale. Por duhet të kini kujdes sepse paqëndrueshmëria juaj karakteristike mund të bëjë që me vështirësitë e para të ndërroni mendje e të hiqni dorë nga një projekt apo iniciativë interesante. Sa më shumë të mësoni të përqëndroheni aq më mirë do të jetë për ju.
Dashuria
Situata yjore për ju që i përkisni kësaj shenje duket se do të jetë vazhdimisht e komplikuar përgjatë gjithë vitit, që do të reflektohet në raporte jo shumë idilike me partnerin e që mund të kulmojnë hera-herës edhe me momente tensioni. Megjithatë ana pozitive është se në të shumtën e rasteve “përplasjet” mes njëri-tjetrit e forcojnë edhe më shumë lidhjen me kalimin e kohës. Edhe ta që janë single nuk e kanë të lehtë të gjejnë shpirtin binjak.
Paratë
Parashikohet një vit kryesisht i mirë për sektorin e parave dhe të ardhurat tuaja, ndonëse nuk bëhet fjalë për ndonjë rritje shumë domethënëse. Sidoqoftë nga mesi i vitit të ardhshëm mund të përfshihen në një projekt apo iniciativë që mund t’ju sjellë një rritje të ndjeshme, por gjithsesi duhet të keni besim në vetvete e, çka është më kryesorja nuk do tregoheni neglizhentë, siç ju ndodh jo pak herë, në rastet që mund t’ju paraqiten.
Shëndeti
Një përmirësim gradual i gjendjes suaj psikofizike që ka filluar tashmë në fund të vitit në përfundim, do të vijojë edhe gjatë vitit në vazhdim dhe brenda pak muajsh do të arrini formën më të mirë. Por nga ana tjetër duhet të keni kujdes sespse duke qenë nën ndikimin e Merkurit, që do të dominojë shenjën tuaj, sistemi nervor mund të jetë pika juaj e dobët në momentet kur do d’ju duhet të ruani qetësinë.
GAFORRJA
Të lindurit e kësaj shenje zodiakale duhet të përgatiten për një vit që parashikohet të sjellë ndryshime të tilla që mund t’ju vendosin para zgjedhjeve në ndonjë rast shumë të vështira por të domosdoshme. Por kjo do të bëjë të keni më shumë besim tek vetja e për pasojë do të jeni shumë më të vendosur në hapat që dotë hidhni, apo në iniciativat që do të ndërmerrni. Nga ana tjetër do të keni më shumë këmbëngulje kurajë për të arritur objektivat që i vini vetes, duke mos u tërhequr para asnjë lloj vështirësie. Kjo lloj vendosmërie që do të tregoni do të bëjë që t’ju hapen mundësi të reja, të cilat do të dini t’i shfrytëzoni më së miri, për të rritur mirëqenien tuaj ekonomike dhe qetësinë shpirtërore.
Puna
Ka qenë një periudhë e gjatë paqëndrueshmërie për sektorin e punës, për shumë të lindur të kësaj shenje, por gruadualisht stabiliteti është rikthyer dhe të gjitha gjasat janë që gjatë këtij viti situatë të jetë shumë më pozitive. Duke qenë se në përgjithësi jeni njerëz që kërkoni shpesh eksperirenca të reja, do ta keni të vështirë t’i rezistoni tundimit për të filluar një aktivitet të ri, apo për t’u marrë me diçka tjetër, që ju bën tw ndjeheni më të realizuar.
Dashuria
Fusha sentimentale për vitin që vjen pritet të jetë disi i komplikuar, me ulje e ngjitje të herëpashershme dhe kjo në një masë të konsiderueshme për shkakun tuaj, ose më saktë për shkak të egoizmit tuaj. Duhet të kini kujdes se duke venë në qendër të gjithçkaje veten tuaj do të bëni që partneri ta ndjejë veten të lënë pas dore e kjo mund të çojë në ndonjë rast edhe edhe në ndarje. Por ju keni aq aftësi sa të rikuperoni dhe të riktheni qetësinë shpirtërore.
Paratë
Financat tuaja do të njohin një stabilitet në rritje përgjatë gjithë vitit dhe nuk parashikohet të keni probeleme në këtë aspekt. Megjithatë ju këshillohet të tregoni shumë kujdes në zgjedhjet që do të bëni, sepse mjafton një investim apo një financim i gabuar për të kaluar në një krizë financiare të tillë që do t’ju duhet pastaj të vini dorë në rezervat e kursimet në vite për ta përballuar. Një proverb italian thotë se kush jep hua humb edhe paratë edhe mikun.
Shëndeti
Angazhimet e shumta, aktiviteti i pandërprerë dhe zgjedhja juaj për të qenë vetë në krye të punëve bëjnë që stressi, lodhja konsumimi i vazhdueshëm i energjive të ndikojnë jo pak në shëndetin tuaj. Prandaj, ju këshillohet që gjatë këtij viti të jeni më racionalë e, mbi të gjitha, të mos merrni përsipër të bëni gjithçka vetë, por t’ua delegoni detyrat njerëzve më të besuar. Dieta në përgjithësi duhet ndjekur por pa e tepruar.
LUANI
Parashikohet një vit përgjithësisht pozitiv për pjesën më të madhe të lindurit e kësaj shenje, një vit plot sfida e në periudha të caktuara edhe me peripeci, por, të mësuar tashmë me vështirësitë nuk ju bën shumë përshtypje. Duhet të tregoni më kujdes për të kontrolluar veten për të evituar reagimet emocionale. Në sajë të forcës tuaj të vullnetit dhe të intuitës suaj, që zor se ju tradhton, do të dilni t’ia dilni mbanë edhe atëherë kur edhe më optimistët do ta konsideronin të humbur e do të dorëzoheshin. Shpirti juaj i aventurës dhe pasioni për të udhëtuar nuk do të fashiten aspak, përkundrazi, do të rriten sidomos nga mesi i vitit, që përkon edhe me kushtet më të mira për udhëtime.
Puna
Pritet një vit mjaft i ngjeshur në planin e aktivitetit profesional, sidomos për ata që merren me punë mendore, krijuesit, ata që merren me publicitet, të angazhuarit me media, por edhe ata që kanë aktivitetet private. Megjithatë nuk pritet të keni ndryshime thelbësore, ecuria juaj do të jetë e rrafshët, pa ulje e ngritje që pashmangshnërisht sjellin një lloj monotonie që mund të kthehet në mërzi. Gjë që mund të bëjë të kërkoni aktivitete tw tjera më motivuese, por pa braktisur atë që keni.
Dashuria
Fusha e dashurisë duket se do jetë e qetë, qe qëndrueshme dhe nuk priten (me përjashtime të vogla) ndryshime thelbësore në këtë drejtim. Do të vazhdoni të konsolidoni raportin me partnerin, por duhet ta keni të qartë se partnerit duhet t’i kushtini vëmendjen e duhur jo thjesht për të ruajtur stabilitetin, por edhe për t’i treguar akoma më shumë dashurinë që keni për të. Mund të keni një periudhë të vogël krize në raportet me të, por është kalimtare.
Paratë
Paratë nuk do të jenë shumë problem për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi keni punuar mirë dhe janë disa burimet nga të cilat ju vijnë. Do të keni madje edhe propozime mjaft interesante që do të bëjnë t’ju shtohen të ardhurat, por problemi juaj është se mendoni më pak nga sa duhet për të kursyer. Të kursesh nuk do të thotë aspak të jeshë koprrac, por të dish të adnministrosh drejt financat tuaja. Ndoshta do të ishte më mirë të këshilloheshit me ekspertë në këtë fushë.
Shëndeti
Edhe pse në përgjithësi gëzoni shëndet të mirë, dhe madje edhe viti që vjen parashikohet të jetë mjaft i mirë në këtë drejtim, keni prirjen të shqetësoheni më tepër nga ç’duhet edhe për probleme fare të vogla, duke rrezikuar të ktheheni në hipokondriakë. Në dy muajt e parë të vitit mund të keni ndonjë problem të vogël psikofizik që mund të lidhet më shumë me ankthin e e pritjes së gjatë për një ofertë që mund t’ju jetë bërë më parë.
VIRGJËRESHA
Viti që vjen sipas parashikimeve pritet të jetë kryesisht i mirë për shumë prej jush që i përkisni kësaj shenje, të paktën nga pikëpamja ekonomike. Nuk parashikohen ndryshime thelbësore gjatë gjithë vitit, por herëpashere mund të përballeni me situata në të cilat do t’ju duhet të merrni vendime që mund të ndikojnë ndjeshëm të ardhmen tuaj, prandaj duhet ta keni mirë parasysh se nxitimi është një këshilltar i keq. Sidoqoftë, shpirti i sakrificës që ju karakterizon do të jetë arma më e mirë për të përballuar vështirësitë me të cilat mund të ndesheni. Jo vetëm kaq, por si altruistë “të pandreqshëm” që jeni do të jeni të gatshëm sa herë që të tjerët do të kenë nevojë për ndihmën tuaj.
Puna
Pritet një vit mjaft interesant në aspektin profesional për pjesën dërrmuese të të lindurve të kësaj shenje. Ndikimi përgjatë gjithë vitit i Jupiterit në shenjë do të reflektohet me ndryshime domethënëse, që mund të shkojnë nga kalimi në një punë tjetër, në ndërrime pozicionesh në sektorin ku punoni, me tendencë rritjeje në detyrë. Kjo do të rrisë ambicien tuaj dhe do të bëjë të aspironi për më lart, ngaqë keni edhe dëshira juaj për të bërë më të mirën është në rritje.
Dashuria
Në përgjithësi jeni shumë idealistë dhe në optikën tuaj dashuria duhet të jetë ashtu si e mendoni ju dhe në këtë drejtim duhet t’ju ndjekë edhe partneri. Ngaqë jeni deridiku perfeksionistë kërkoni të njëjtën gjë edhe nga partneri, duke harruar se kjo mënyrë e juaja mund të verë në vështirësi atë. Edhe pse marrëdhënia juaj pritet të jetë e përgjithësisht e qetë, nuk do të mungojë ndonjë turbolencë, që gjithsesi nuk do ta verë në vështirësi serioze raportin.
Paratë
Nisur nga kuadri yjor i të lindurve të kësaj shjenje, pritet të jetë një vit kryesisht pozitiv për financat tuaja. Paratë nuk do t’ju mungojnë dhe me nuhatjen që ju karakterizon në këtë drejtim, do të dini të bëni investimet e duhura, të cilat do të sjellin më shumë të ardhura. Mendoni të bëni ndonjë blerje të madhe (shtëpi ndoshta ose një makinë të re), por nuk duhet të nxitoheni nëse nuk jeni plotësisht të bindur se ia vlen ta bëni.
Shëndeti
Mundohuni të jeni më racionalë, më të ekuilibruar pë të mos shpërdoruar mëkot energjitë, pasi shpesh e teproni me aktivitetin e përditshëm dhe kjo bën që të fillojnë problemet e karakterit psikofizik. Ju pret një vit mjaft intensiv prandaj duhet të programoni më mirë punën, orarin dhe routinën e përditshmërisë, në mënyrë që të shmangni mundimin dhe lodhjen. Kushtoini më shumë kohë zbavitjes e pse jo edhe ndonjë udhëtimi relaksues.
PESHORJA
Viti që po vjen pritet të jetë mjaft pozitiv për të lindurit e kësaj shenje, të cilët përgjatë gjithë vitit e veçanërisht në tremujorin e fundit do të jenë më me fat. Një panoramë e tillë zodiakale nuk mund të mos ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe në mënyrën tuaj të jetesës. Kuadri yjor i shkëlqyer për ju do të stimulojë kreativitetin, intuitën, integritetin, oratorinë, aftësinë për të përfituar nga mundësitë e shumta që mund t’ju ofrohen sidhe dhuntinë për t’i gjykuar gjërat me gjakftohësi e objektivitet. Edhe ndonjë problem i vogël që mund t’ju shfaqet në ndonjë rast, pikërisht në sajë të këtyre vetive dhe falë durimit tuaj proverbial, do t’a kaloni pa asnjë llojë pasoje.
Puna
Edhe pse nuk parashikohen ndryshime thelbësore, me ndonjë përjashtim të vogël, gjithçka në aspektin profesional do të jetë e qëndrueshme. Një stabilitet që në fakt nuk e parapëlqeni shumë, duke pasur parasysh ambicien që ju karakterizon, e cila ju shtyn të kërkoni motivime të tjera për të ndryshur e për të zgjeruar aktivietin tuaj. Nuk ju mungon aspak guximi për të ekspermintuar hapësira të reja, por duhet të jeni më të ndjeshëm e më të gatshëm për të punuar në ekip.
Dashuria
Pritet një vit mjaft intensiv në fushën e dashurisë dhe të ndjenjave në përgjithësi dhe me gjithë paqëndrueshmërinë që ju karakterizon (nuk i rezistoni dot tundimit për njohje të reja), do të dini të ruani ekuilibret në raporte të kësaj natyre. Parashikimet flasin gjithashtu për një vit shumë të favorshëm për shumë nga ata që janë single, pasi ëndrra e tyre për të gjetur shpirtin binjak duket se më në fund mund të bëhet realitet.
Paratë
Një vit mjaft i mirë për financat tuaja, prandaj paratë duket se nuk do jenë problem, përkundrazi, për shumë prej jush parashikohen të ardhura extra, që do t’jua lehtësojnë më shumë të bërit business. Kot nuk thonë që paraja shkon te paraja, prandaj edhe janë të gjitha gjasat që bilanci në fund të vitit të jetë absolitisht pozitiv duke krijuar rezerva të mëdha edhe për të ardhmen. Do të jeni investues të sukseshëm duke e shtrirë aktivitetin.
Shëndeti
Edhe pse nuk do të ndjeheni fizikisht 100% në formë gjatë gjithë vitit, në përgjithësi gëzoni shëndet të mirë dhe Jupiteri doninues dhe pozitiv në shenjë ju stimulon energjitë. Duhet të rishikoni ndoshta diçka në dietën tuaj ditore, të mos e teproni me ashqimet që qartësisht nuk ju bëjnë mirë sidhe të merreni më shumë me ushtrime fizike dhe sidomos të ecni sa më shumë në këmbë.
AKREPI
Edhe të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë të privilegjuarit e zodiakut, pasi parashikimet janë nga më të mirat. Ju sugjerohet të veproni në përputhje me ato që janë karatkeristikat tuaja, si njerëz vigjilentë e mjaft aktivë, në mënyrë që ndryshimet që mund të vijnë të mos ju gjejnë të papërgatitur. Por nga ana tjetër, duhet të dini të transformoni gjërat negative në energji pozitive, në mënyrë që të ktheni në favorin tuaj edhe situata që mund të duken si tejet të vështira. Krenaria juaj karakteristike është një nga armët më të forta që keni, por nganjëherë, në rrethana të caktuara është mirë ta lini mënjanë atë. Janë ca gjëra që është mirë të zgjidne me kompromis sesa me kundërvënie.
Puna
Prisnit ndryshime të mëdha, rrënjësore e shumë të shpejta, por duket se kjo nuk do të ndodhë, kështu që do t’ju duhet të vijoni të punoni në të njëjtën mjedis, ose të ndryshoni ambient por me kushte më pak të favorshme. Megjthatë, me durimin dhe vendosmërinë që ju karakterizon, do të arrini me sukses objektivat tuaja, mjaft që të ruani qetësinë dhe kthjelltësinë mendore. Jo çdo ofertë bashkëpuni më mund t’ju vijë duhet parë detyrimisht me dyshim.
Dashuria
Eksperienca e shumë viteve ju ka mësuar tashmë se si të silleni në rastet kur sektori i dashurisë kalon momente delikate dhe tashmë jeni të mësuar me kontrastet, konfliktet, zënkat me partnerin, të cilat, paradoksalisht në vënd që ta dobësojnë lidhjen tuaj e forcojnë më shumë. Megjithatë, ju këshillohet që të mos merrni asnjëherë vendime të nxituara për të cilat mund të pendoheni. Për ata që janë single dhe hezitojnë të hedhin hapin vendimtar, momenti i duhur duket se është tani.
Paratë
Marrëdhënia juaj me paranë do të jetë si zakonisht e mirë dhe, sipas parashikimeve zodiakale, pritet që falë angazhimeve të shumta në aktivitetet të ndryshme ekomike, të ardhurat tuaja të njohin rritje të ndjeshme. Intuita juaj e hollë do t’ju shtyjë të investoni që fusha të tilla ku pritet që fitimet të jenë akoma më të mëdha, por duhet të bëni kujdes nga “këshilltarët” ekonomikë që mund t’ju orientojnë në investime të gabuara.
Shëndeti
Jeni të obsesionuar për formën tuaj fizike dhe kjo spjegon edhe gjithë shqetësimin tuaj për një trup perfekt, aq sa në ndonjë rast edhe e teproni me ushtrime fizike, por kjo nuk duhet të jetë një prioritet absolut. Megjithatë, parashikimet për këtë vit në këtë drejtim pritet të jenë përgjithësisht pozitive, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë problem i vogël e kalimtar që mund të lidhet me një sëmudje stine.
SHIGJETARI
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje pritet të kenë një vit të mbarë, sidomos për financat dhe për aktivitetin ekonmik. Nuk do t’ju mungojnë mundësitë dhe oportunitetet për të zhvilluar më tej aktivitetin tuaj, por nga ana tjetër do t’ju duhet të përballeni edhe me një konkurrencë shumë të fortë të rivalëve tuaj. Jeni shumë të përkushtuar në këtë drejtim por jeni edhe shumë të ndjeshëm ndaj të afërmve tuaj, të cilët nuk reshtni së ndihmuari. Një nga karakteristikat më të spikaturi tuajat është se mes provës së forcës dhe tolerancës zgjidhni gjithmonë këtë të dytën. Ana shpirtërore është ajo që ju bën t’i shihni gjërat në një tjetër perspektivë, çka jua lehtëson më shumë raportet me të tjerët.
Puna
Duket de do të keni shumë projekte për të ndjekur gjatë gjithë vitit, por mos u shkurajoni se nuk është e thënë që të gjitha të realizohen, prandaj duhet të seleksiononi ato projekte që janë më të realizueshme. Mund të keni kontestime edhe nga njerëz të afërt, por në fund, rezultatet do t’ju japin të drejtë juve. Nga ana tjetër, një kuadër yjor pozitiv do t’ju sjellë energjitë e nevojshme për të përballuar situata të vështira.
Dashuria
Kuadri yjor për të lindurit e kësaj shenje sa i takon sektorit të ndjenjave, pra dashurisë për vitin që vjen parashikon një fillim të qetë, pa shumë emocione në muajt e parë të vitit, por për t’u rritur progresivisht në muajt në vazhdim. Për ata që kanë vendosur t’i japin fund beqarisë, ky është viti i duhur për ta bërë, ndërsa për ata që kanë përjetuar kriza të jetës në çift duket se do të kenë shanse për të zgjidhur gjithçka për t’i lënë pas krahëve sherret e mosmarrëveshjet.
Paratë
Duke qenë se parashikimet janë shumë pozitive në aspektin ekonomik, shpresat janë shumë të mëdha që financat tuaja të njohin rimëkëmbje pas një periudhe të gjatë rënieje apo stanjacioni. Duhet të mos e lini veten të përfshiheni nga entuziazmi i suksesit, për të bërë blerje apo shpenzime të stimuluara nga instinktet e jo nga logjika ekonomike. Vetëm kështu do të arrini të rivendosni stabilitenin ekonomik aq të dëshiruar.
Shëndeti
Duhet të tregoni më shumë kujdes për veten tuaj gjatë dhe të programoni më shumë pushime gjatë këtij viti, për të mundur të ringriheni e të rifitoni energjinë tuaj jetësore që ju ka karakterizuar gjithmonë. Kjo do të bëje të ndjeheni më të fortë dhe më të gatshëm për të përballuar sfiduat që ju presin. Sigurisht që ushtrimet fizike janë shumë të nevojshme e të këshillueshme, por nuk duhet ta teproni e të kaloni në stërmundim.
BRICJAPI
Viti 2022, sipas parashikimeve zodiakale, pritet të jetë me më shumë të përpjeta se tatëpjeta për ju. Duket se shumë sfida ju presin, por ana pozitive e kësaj është se ju jeni nga ata që kundrejt monotonisë së një jete të qetë, preferoni të mateni, të ndesheni, ta merrni rrezikun në sy dhe të ringriheni nga zhgënjimjet që pësoni dhe të triumfoni. Do të jeni më të prirur për anën shpirtërore dhe kjo do t’ju ndihmojë së tepërmi të shkoni drejt ndryshimeve domethënëse në jetën tuaj, ndryshime që do të jenë baza e arritjeve në aktivitetin tuaj të përditshëm. Këmbëngulja dhe durimi që tregoni thuajse gjithmonë janë marka juaj e fabrikës, janë njëkohësisht edhe garancia se do t’ia dilni gjithmonë mbanë.
Puna
Është pikërisht puna dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të sekrori më i privilegjuar që sipas parashikimeve do të jenë nën ndikimin e yjeve të mirë gjatë gjithë vitit. Edhe pse aktivitetet dhe angazhimet e shumta mund të shtojnë stressin, asgjë nuk do t’jua ndalë ritmin tuaj. Sigurisht që ndryshimet dhe gjërat e reja mund të kenë koston e tyre, por jeni të ndërgjegjshëm që janë mëse të domosdoshme. Kush është në kërkim të një pune apo aktiviteti të ri do të kenë më shumë se një mundësi.
Dashuria
Edhe pse parashikohet një vit pozitiv në planin sentimental, sektori i ndjenjave do të jetë shumë linear gjatë gjithë vitit dhe ndryshimet do të jenë shumë të pakëta. Megjithatë gjysma e dytë e vitit pritet të jetë më intersante në këtë aspekt dhe jeta në çift do të rigjallërohet. Jeta juaj social është shumë aktive, por nga lidhja shoqërore në atë të dashurisë duket se ka shumë distancë. Sidoqoftë, ata që janë single do të kenë mundësi për njohje të reja që mund të çojnë në lidhje të qëndrueshme.
Paratë
Duke pasur parasysh aktivetet tuaja, paratë gjatë këtij viti nuk duk do të jenë asnjëherë problem për ju, por thjesht do të keni dilemën se ku dhe si do t’i investoni. Duket se do të keni shumë oferta bashkëpunimi nga të tjerët dhe kjo falë reputacionit tuaj, jo thjesht nga financat, por nga profesionalizmi dhe korrektësia që ju ka karakterizuar. Megjithatë do të jeni pak të prirur të bëni shpenzime extra për aq kohë sa nuk ju bindin ofertat.
Shëndeti
Sipas parashikimeve viti që vjen do të jetë mjaft pozitiv për shëndetin tuaj, por duhet të reduktoni sforcimet fizike dhe mbi të gjitha duhet të përmirësoni dietën tuaj. Angazhimet e shumta, ngarkesa e madhe psikologjike dhe stressi mund t’ju krijojnë ndonjë problem, prandaj, do të bënit mirë ta ulnit pak ritmin dhe ti kushtonit pak më shumë vëmendje shëndetit duke mos harruar edhe kontrollet sistematike tek mjeku.
UJORI
Parashikohet një vit që mund të sjellë shumë ndryshime për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Ndryshime që mund të shënojnë një rritje progresive profesionale me shumë mundësi konkrete për të zgjeruar aktivitetin tuaj, por që nga ana tjetër duan edhe vëmendjen e duhur për të përfituar në kohë. Jo vetëm kaq, por duke pasur edhe konkurrencën duhet të dini të përzgjidhni për të shmangur zgjedhje të gabuara që mund të komprometojnë gjithçka keni arritur deri tani. Sidoqoftë do të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet ndërpersonale, pavarësisht se mund të keni edhe momente përplasjeje, keqkuptimesh, apo edhe grindjesh, të cilat gjithsesi nuk do ta cënojnë reputacionin tuaj.
Puna
Sipas parashikimeve sektori i punës do të jetë mjaft pozitiv dhe do të punoni me ngarkesë të plotë gjatë gjithë vitit, kështu që energjitë tuaja do t’i përqëndroni pikërisht në këtë drejtim. Sidoqoftë, të ndërgjegjshëm se nuk do jetë gjithçka fushë me lule, do të dini të merrni masat e duhura për të përballuar një intensitet të lartë në aktivittein tuaj. Ndonjë mosmarrëveshje e përkohshme me kolegët, kryesisht në muajt e parë të vitit do të zgjidhet falë edhe tolerancës suaj.
Dashuria
Është sektori në të cilin duhet të tregoni shumë kujdes, sepse në situata të caktuara, për shkak edhe të aktivitetit shumë të ngjeshur, raportet me partnerin mund të jenë të tendosura. Do të ishte e udhës që çdo mosmarrëveshje mes jush të mbetet mes jush, pa qenë nevoja të përfshihen individë të tjerë, qofshin këta miq apo edhe të afërm. Sidoqoftë, yjet gjatë këtij viti favorizojnë edhe lidhjet e reja, kështu që ata që janë single mund të kenë shanse për gjetur dashurinë e jetës.
Paratë
Duke qenë se bëhet fjalë për një sektor që lidhet drejtpërsëdrejti me atë të punës, padyshim që financat tuaja do të jenë mëse të shëndetshme. Por kjo nuk do të thotë që të filloni e të shpenzoni majtas e djathtas pa asnjë kriter. Prandaj ju këshillohet të tregoheni të matur për shpenzimet dhe duhet mendoni më shumë për të riinvestuar. Kjo nuk do të thotë të ktheheni në maniakë të parasë dhe nuk duhet të hezitoni të ndihmoni edhe ata që mund të kenë nevojë për mbështetje financiare.
Shëndeti
Një vit mjaft i ngarkuar e i ngjeshur me aktivitetet natyrisht që kërkon edhe një shëndet të mirë dhe në fakt sektori i shëndetit do të jetë shumë pozitiv. Megjithatë duhet të programoni mirë që gjatë periudhës me më shumë ngarkesë në punë, të alternoni me gjëra relaksuese, për të eliminuar tensionet që mund të ndikojnë në gjendjen tuaj psikofizike. Nuk duhet të përjashtoni edhe ndonjë udhëtim të shkutër thjesht për të shkarkuar stressin e akumuluar.
PESHQIT
Të lindurit e kësaj shenje ndoshta nuk do të jenë të privilegjuarit e zodiakut, por do të kenë gjithsesi një vit të mirë, me ndryshime shumë pozitive, por që gjithsesi u duhet të punojnë shumë për të arritur objektiva e për të pasur sukses. Sipas parashikimeve do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, prandaj ju këshillohet të tregoheni shumë të vëmendshëm e mos ia leni gjithçka rastësisë. Ringritja ekonomke kërkon përkushtim, serioziet e natyrisht edhe investim, jo thjesht në para por duhet të vini të gjitha forcat dhe kapacitetet tuaja, pa harruar sigurisht edhe ndihmën e miqve apo të afërmve. Edhe pse pjesa e dytë e vitit pritet të jetë më e mirë nuk duhet të mendoni se arritët gjithçka.
Puna
Duhet të dini të vendosni një raport më të drejtë ndërmjet kërkesave tuaja profesionale edhe asaj që ju ofrohet nga tregu për t’u orientuar drejt e për të shmangur hapat e gabuara që mund të kthehen në në kosto për ju. Në përgjithësi viti pritet të jetë intensiv e do t’ju takojë të punoni shumë sidmos në muajt e parë. Do të jetë pikërisht forca juaj e vullnetit dhe këmbëngulja që do të bëjnë të mundur të realizoni një objektiv që i keni vënë vetes.
Dashuria
Në përgjithësi viti që do të vijë, falë edhe mbështetjes të Afërditës do të jetë shumë i mirë për marrëdhëniet në çift, sidomos për ata që janë duke kaluar një moment delikat, të cilët do kenë mundësi t’i sheshojnë problemet e akumuluara. Sido që të jetë statusi juaj shoqëror, beqarë apo të martuar, yjet janë me ju, prandaj asnjë shqetësi nëse ju duket se nuk po ju ecën. Një këshillë: më mirë të kontrolloni veten tuaj sesa të mundoheni të vini nën kontroll partnerin.
Paratë
Do t’ju duhet të djersinti shumë e të fitoni shumë më pak nga pritshmëritë tuaja, por nuk duhet të shkurajoheni sepse vështirësitë e fillimvitit do të kalojnë dhe gjërat do të marrin drejtimin e duhur. Vërtet që nuk parashikohet një vit i mbarë për financat dhe business-in në përgjithësi, por falë aftësive tuaja do të arrini të administroni më së miri paratë që keni në dispozicion për tw pritur ditë më të mira e për t’i investuar.
Shëndeti
Do të gëzoni shëndet të mirë thuajse gjatë gjithë vitit dhe ndonjë sëmundje e lehtë e stinës do të kalojë pa ju shkaktuar ndonjë shqetësim. Vetëm se duhet të bëni kujdes sepse angazhimet e shumta të cilat sjellin stress dhe dihet se sa ndikim ky i fundit në gjendjen psikofizike. Tensioni i aktivitetit të përditshëm dhe lodhja e madhe mund të mposhten edhe nëpërmjet meditimit, ushtrimeve relaksuese dhe, po të jetë e nevojshme edhe me yoga.