Horoskopi javor 15-21 Shkurt sipas astrologut Jorgo Pulla/ Kjo eshte shenja me FAT e javes

Konflikti midis konservatorizmit dhe modernizimit po ndryshon njerëzimin

Kjo javë karakterizohet astrologjikisht nga katrori i Saturnit tek Ujori me Uranin tek Demi që do realizohet në 17 Shkurt. Eshtë katrori i parë që do formohet brenda 2021 dhe krijon rrethana përplasjeje midis sjelljeve të vjetra dhe kuptimeve në krahasim me mendime dhe ide të reja brenda nga të cilat mundemi të përparojnë në nivele të tjera si njerëzim. Fakt është se kontrolli dhe kufizimi do luajnë rol protagonist këtë periudhë kohore, por do krijojnë një dallgë reagimesh që do vendosi ne prove shoqërinë.

Në nivel personal, katrori i caktuar mund të sjellë ndryshime dramatike përsa ka lidhje me marrëdhëniet shoqërore, cështjet ekonomike, qëllime dhe aspirate që mund të kemi, pasi cështjet sqarohen me mënyrë të cuditshme dhe të prerë. Nuk përjashtohet të largohemi nga persona apo situate që nuk do të na shërbejnë në zhvillimin tonë.

Në 18 Shkurt, Dielli kalon tek Peshqit duke përforcuar sjelljen tone dhe ate sentimentale. Nevoja për tu marrë me cështjet e të kaluarës na dërgon në një periudhë të një karakteri ku rimendojnë sjellje dhe veprime të kaluarës. Kujdes përditshmërisë dhe ambjentit të punës, pasi mungesa e përqendrimit dhe prapaskenat do kenë një rol protagonist.

Në 20 Shkurt, formohet katrori i Afërditës nga Ujori me Marsin nga Demi që sjell në sipërfaqje një përplasje të brëndshme nevojash dhe dëshirash në fushën e jetës personale. Nuk është e lehtë të sistemojmë brenda nesh ato që realisht na kënaqin dhe kjo ka si rezultat tensionin dhe kundërshtimet në nivel personal. Eshtë e nevojshme të dalim nga kokfortësitë, pavarsia e theksuar dhe nevoja për mbullje ndaj të tjerëve, duke u përpjekur kështu të zbusim në mënyrën më të mirë të mundshme debatet që shfaqen në lidhjen tonë. Mirë është gjithashtu të shmangim shkëmbimet ekonomike, pasi tensioni dhe debatet do luajnë rol protagonist.

Në 21 Shkurt, Merkuri kthehet në vijë të drejtë tek Ujori duke ju ndihmuar në përmirësimin e komunikimit. Nga tani dhe në vazhdim do kemi mundësinë të shprehim mendime dhe debate që mund të kenë qënë protagonist periudhën e kaluar kohore dhe kanë lidhje me ambjentin tonë shoqëror. Mirë është ti japim vetes disa ditë kohë, për të përmbledhur mendimet tona dhe ditët e ardhshme të shprehim me më shumë vendosshmëri dhe realizëm mendimet që mund të luajnë rol përcaktues tek rrethi jonë i afërt. Për të qënë gjithnjë të informuar, mos harroni të lexoni përditë parashikimet tona të përditshme.

Dashi javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Dashë të dashur, këtë javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 duket se do ndjeni nevojën për tu përqendruar në mendimet tuaja, në ndjenjat tuaja por edhe shqetësimet. Ka mundësi të fokusoheni më shumë në një gotë “gjysëm bosh”, duke harruar se këndvështrimi juaj është ai që mund të përkthehet si “gjysëm mbushur”. Përpiquni të mos lini disa shqetësime t’ju krijojnë nervozizëm dhe t’ju helmojnë castet e bukura me persona të dashur apo përditshmërinë tuaj në korniza të përgjithshme.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të jeni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të partnerit ndaj dhe nuk përjashtohet të shihni veten të nevrikoset me gjënë më të vogël, akoma dhe me dicka që mund t’ju thotë partneri juaj per shaka. Në 19/2 katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit me Marsin që ndodhet tek Demi mund të sjellë disa përplasje të brëndshme, vecanërisht nëse përqendroheni në ato që ju mungojnë nga lidhja juaj dhe jo në ato që keni. Nëse jeni të lirë, mirë do ishte të mos bëi lëvizje impulsive përballë një personi që ju interseson.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do duhet të mbani mend se puna mund të ketë një nivel vështirësie vecanërisht nëse nuk komunikoni ato që ju besdisin. Komunikimi me kolegët tuaj do të jetë shumë i rëndësishëm dhe nëse e përdorni saktë, është e sigurtë se shumë nga cështjet tuaja të lëna pezull do arrijnë të zgjidhen. Mos lini asnjë pikë të “paqartë” në lidhjet profesionale që t’ju ndikojnë në punë.

Demi javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Për ju Dema, këtë javë ka mundësi të keni “tendenca arratisjeje” ndaj dhe ka shumë mundësi të filloni të mbani distancime nga persona që do t’ju krijojnë nervozizëm. Mendja juaj ka mundësi të jetë tek personat që këtë moment ndodhet shumë larg dhe ndoshta kuptoni madhështinë e mjeteve të rrjeteve sociale për të komunikuar me ta! Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqive e kthen interesin tuaj tek shokët dhe tek personat me të cilët do dini të flisni të njëjtën gjuhë. Bisedat këtë javë kanë nderin e tyre mjafton të keni kujdes disa cështje që mund të përbëjnë pikënisje debatesh.

Dashuria

Cështjet që lidhen me jetën tuaj personale mund të përbëjnë burim tensionesh dhe shqetësimesh për ju këtë javë, ose të jeni beqarë, apo ndodheni në një lidhje. Përpiquni të afroheni me partnerin tuaj apo me dikë që ju intereson gjatë gjysmës së parë të javës, pasi sa kalojnë ditët, katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek shenja juaj, mund të përforcojë kundërshtimet që filluar akoma dhe nga një debat i thjesht.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet profesionale ka mundësi t’ju krijojnë ankth këtë javë apo duket se do t’ju krijojë stres puna në përgjithësi. Përpiquni të mos e lini të pazgjidhur pasi dicka e tillë do mund t’ju drejtojë në lëvizje të ashpra dhe ndodhta të gabuara për sa ka lidhje me punën. Të mbani mend se nevojitet qetësi për të mundur të “menaxhoni” njerëz, të cilët duket se kanë shumë kërkesa nga ju.

Binjakët javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Binjakë, këtë javë duket se do filloni ti shihni më mirë disa cështje të cilat periudhën e kaluar ju kishin krijuar mendime dhe pyetje të dyta. Ato ka mundësi të lidhen me fushën profesionale dhe në këtë do ndihmojë dhe hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2. Disa të dhëna në punë duket se do ndryshojnë dhe do dilni të fituar nëse tregoheni fleksibël ndaj tyre. Nga fundi i javës përpiquni të mos lini disa persona, të cilat mund t’ju kenë vënë qëllim për t’ju nevrikosur, t’ja dalin.

Dashuria

Katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit me Marsin që ndodhet në shenjën e Demit mund të grumbullojë dhe të sjellë në të tashmen një pakënaqësi e cila ka mundësi të fillojë nga cështje të kaluarës dhe prej kohësh të kishte mbetur e fshehur. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ndaj fundi i javës, do duhet ti kushtoni më shumë kujdes cështjeve që lidhen me ju dhe partnerin, vecanërisht nëse në to përdshihen dhe persona të tjerë. Nëse jeni beqarë, këto ditë duket se do kuptoni nëse një person që ju intereson mund t’ju mbulojë në nevojat tuaja sentimentale.

Puna dhe Ekonomia

Pjesa profesionale do ndodhet lartë në listën e prioriteteve tuaja dhe për periudhën e ardhshme kohore. Ka mundësi të shfaqen disa të dhëna të reja në këtë, ashtu si dhe disa ndryshime që nëse i menaxhoni saktë mund të dilni të fituar. Përpiquni të shmangni c’do gjë që është rezultat impulsiviteti dhe jo strategjie.

Gaforrja javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Ju Gaforre, këtë javë do vëreni se humori juaj do ndrysojë ndjeshëm pasi hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 do ndihmojë për tu rindërtuar disa lidhje, të cilat kishin shumë lëkundje periudhën e kaluar. Personat që ndodhen në rrethin tuaj shoqëror duket se do luajnë rol të rëndësishëm dhe në mendim por edhe në humorin tuaj, ndaj dhe nevojitet ti kontrollini me kujdes. Komunikimi me personat që keni pa parë dhe pa dëgjuar prej kohësh, kanë nderin e tyre këto ditë, ndaj dhe ia vlen të kapni mundësinë dhe ti merrni në telefon.

Dashuria

Këtë javë ndoshta “këmbngulni” pak më shumë në gjëra të cilat deri së fundmi mund të mos ju besdisnin dhe duket se ato lidhen me partnerin tuaj. Kështu që ka mundësi të përqendroheni në ato që ju nevrikosin tek aid he të konsideroni si të mirëqëna të gjitha elementet e tij të mira. Nëse jeni beqarë, katrori i Afërditës që ndodhet tek shenja e Ujorit me Marsin që ndodhet tek shenja e Demit mund t’ju drejtojë në komunikimk me një person me të cilin keni lënë cështje sentimentale përgjysëm.

Puna dhe Ekonomia

Frymzimi dhe imagjinata juaj gjithnjë dhe më shumë do rriten vecanërisht pas datës 18/2 me kalimin e Diellit në shenjën e Peshqëve dhe nuk përjashtohet të mund ti “shfrytëzoni ndaj borxheve tuaja dhe në cështjet profesionale. Ndaj fundi i javës, do duhet ti kushtoni vëmëndje të vecantë dhe bisedave në fushën e punës që lidhen me pjesën ekonomike, pasi dhe katrori i Afërditës me Marsin mund t’ju sjellë pengesa dhe të mos ju ndihmojë në marrëveshje ekonomike.

Luani javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Për Luanët, këtë javë ka mundësi të shfaqen disa cështje nga të cilat përbëjnë cështjet e lëna pezull nga e kaluara por me këtë hyrje të Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2, do jetë më e lehtë ti sistemoni. Klina në punë fillon të ndryshojë drejt më së mirës dhe duket se do mundeni të menaxhoni dhe disa keqkuptime të cilat ekzistuan periudhën e kaluar. Nga fundi i javës, dëshriat tuaja ka mundësi të jenë plotësisht të ndryshme nga dëshirat e personave rreth jush, dicka e cila ka mundësi të krijojë kundërshtime.

Dashuria

Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet ti kushtoni kujdes nga fundi i javës pasi katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek Demi mund të sjellë përplasje midis jush dhe partnerit tuaj, për cështje që lidhen kryesisht me punën. Nëse jeni beqarë, komunikimi me një person që ju intereson mund të ketë pengesa, dicka që do lartësohet në rrugëtimin e saj, por kjo do jetë e përkohshme.

Puna dhe Ekonomia

Disa cështje që lidhen me fushën profesioanle duket se do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm dhe këtë javë por ndoshta nuk janë tani ditët e përshtatshme për të vepruar në lidhje me ta. Ndoshta ekzistojnë biseda me personat e ambjentit profesional të cilat do t’ju ngatërrojnë apo do t’ju shtojnë në vlerësime të gabuara. Nga fundi i javës disa kundërshtime mund të shfaqen me shkak cështjet e punës.

Virgjëresha javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Nga mesi i kësaj jave duket se do t’ju shqetësojnë lidhjet vecanërsiht personale dhe profesionale pasi hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 i sjell në sipërfaqje. Ka shumë mundësi të afroheni më pranë personave që deri më tani, nuk ishit shumë të afërt dhe do fillojnë lidhje të reja, ose në rrethin shoqëror apo atë personal. Ritmet e përditshmërisë bien dhe bashkë me to fillojnë dhe ikin dhe tensionet të cilat kanë ekzistuar periudhën e kaluar për shkak të detyrimeve të ndryshme.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë disa cështje të cilat vazhdojnë të përbëjnë një pikë debatesh midis jush dhe partnerit tuaj dhe duket se do shfaqen ndaj fundjava. Katrori midis Afërditës që ndodhet tek Ujori dhe Marsi që ndodhet tek Demi, mund të përforcojë debatet e thjeshta të përditshmërisë dhe ti bëjë shumë të rëndësishme. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të ndjeni se nuk veproni në një ritëm me personin që ju ka tërhequr interesi, por këto ditë nuk rezultojnë për përfundime.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë ka mundësi të shfaqen disa punë të cilat rrjedhin nga cështjet profesionale dhe duket se do të jenë shumë kërkuese. Mënyra me të cilën do ti qasni, do përcaktojë jo vetëm zhvillimin e tyre por edhe humorin tuaj, pasi duket se ka mundësi të jeni shumë të zënë të paktën për disa nga to. Të mbani mend se përpjekja që do bëni, do ketë rezultate.

Peshorja javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Përsa u përket Peshoreve, kjo javë inaguron një periudhë të re gjatë së cilës do përqendroheni në cështjet e përditshmërisë, në plan ku ndiqni bazën e përditshme pasi dhe në disa detyrime që rrjedhin nga kjo. Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 e bën vecanërisht të rëndësishme c’do gjë që lidhet me punën dhe përditshmërinë. Nga fundi i javës do duhet të tregoni kujdes dhe cështjeve që lidhen me jetën tuaj personale, pasi dhe duket se cështjet tuaja personale për shkak të detyrimeve të braktisura, do ndodhen në “fat të Zotit”.

Dashuria

Këtë javë mund të ndjeni se ekzistojnë disa nuanca të përsëritura në lidhje me partnerin tuaj të cilat ju besdisin, por të mbani mend se është në dorën tuaj ti ndryshoni dhe të mos ti lini t’ju ndikojnë dhe sjelljen por edhe ndjenjat përballë jush. Nëse jeni beqarë , ka mundësi të ekzistojë një flirt nga një person që ndodhet në ambjentin tuaj të punës apo në një vënd ku shkoni shumë shpesh, dicka e cila do ndikojë pozitivisht në humorin por edhe në vetbesimin tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Disa nga detyrimet tuaja profesionale ka mundësi të bëhen mjaft presionuese këtë javë dhe duket se sa më shumë të ulet koha që keni për ti sistemuar, aq më shumë do nevrikoseni! Përpiquni të rradhisni punët sipas rëndësisë dhe cështjet e lëna pezull dhe të mos i lini të mblidhen të gjitha në fund të javës, “mbi ju”. Sa më parë të merreni me to, aq më e lehtë do jetë ti sistemoni pa u ndjerë të presionuar.

Akrepi javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Akepë ju jeni një nga më të favorizuarit e kësaj javë pasi zhvendosja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 ju fal frymzim dhe dëshirë krijuese. Jeta juaj sentimentale do ndodhet në sipërfaqje dhe ndjenjat do t’ju krijohen midis jush dhe ndonjë personi duket se do të jenë shumë të forta! Dashuria do luajë rol definitive në humroin tuaj këtë javë dhe duket se do përbëjë dhe një burim krijimi për ju. Nga fundi i javës do duhet ti jepni më shumë kujdes cështjeve sentimentale, pasi katrori midis Afërditës dhe Marsit mund të krijojë disa pengesa.

Dashuria

Kjo javë I kushtohet jetës tuaj personale dhe cështjeve tuaja sentimentale pasi hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve do ndihmojë shumë në zhvillimin e tyre, ose jeni beqarë ose ndodheni tashmë në një lidhje. Komunikimi me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë të sqaroni disa cështje të kaluarës të cilat ju kanë larguar, por përpiquni të sistemoni cështje të këtij lloji gjatë gjysmës së parë të javës. Nëse jeni beqarë, një person që do t’ju afrohet, ose do ju do t’ju afroheni, këto ditë do bëhet burim i frymzimit tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet mbajnë mirë dhe këtë javë por duket se tashmë ju keni ndryshuar prioritete dhe interesi juaj ndodhet në jetën tuaj personale. Pavarsisht kësaj, do nevojitet të shihni me kujdes disa cështje të cilat ka mundësi të lidhen dhe me persona të tjerë në punë. Sa më shumë të ngatërrohen në një cështje të caktuar profesionale, aq më shumë do duhet të keni sytë tuaja hapur, për tu shmangur hamendësimet dhe tensionet.

Shigjetari javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Shigjetarët e dashur këtë javë duket se do përqendrohen në cështjet që lidhen me shtëpinë apo punën, vecanërisht nëse periudhën e kaluar kanë lënë pas dore këto dy fusha të sipërpërmendura. Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj. Tani fillon dhe një periudhë shumë e mirë në rast se doni të bëni ndonjë ndryshim brenda hapësirës ku jetoni. Nga fundi i javës, katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek Demi mund të ndikojë në mënyrën sesi i përceptoni shenjat që ju jep personi që ndodhet në ambjentin tuaj dhe ju krijon tensione.

Dashuria

Këto ditë do duhet të jeni të përmbajtur në caste ku do ndjeni se partneri juaj mund t’ju nevrikosë, pasi e vërteta është se nga fundi i javës duket se do ekzistojnë të tilla caste. Katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit me Marsin që ndodhet tek shenja e Demit në 19/2 mund t’ju krijojë më shumë tension sesa nevojitet. Nëse jeni beqarë, dhe dëshironi të shmangni hamendësimet me një person që ju intereson, përpiquni të mbani për vete gjërat që mund t’ju këtë rrefyer.

Puna dhe Ekonomia

Kontakti me cështjet tuaja profesionale mund të ketë një nivel vështirësie këtë javë pasi ka shumë mundësi të kuptoni se nuk ekziston shumë mirëkuptim në ambjentin tuaj të punës. Pavarsisht kësaj do duhet të bëni zëmrën tuaj gur dhe të mos lini sjellje të tilla t’ju ndikojnë. Nga kjo javë klima ndryshon ndjeshëm për më mirë ndaj dhe nevojitet pak durim.

Bricjapi javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Interesi juaj këtë javë do kthehet tek personat që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë pasi dhe disa persona të afërm, të cilët duket se kanë nevojë për këshillën tuaj për disa cështje që kanë. Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 krijon terren të përshtatshëm për komunikim dhe forcim lidhjesh sociale, personale akoma dhe të afërta që ju interesojnë. Në fund të javës katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek Demi (19/2) tregon se duhet të keni kujdes më shumë shpenzimet tuaja për të mos ndikoni portofolin tuaj.

Dashuria

Sado punë që të keni këtë javë, mendja juaj duket se do ndodhet në disa cështje sentimentale të cilat ka mundësi të shfaqin të dhëna të reja! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, bisedat që do keni me partnerin tuaj nga fundi i javës kanë nevojë për kujdes për të mos u krijuar cështje midis jush për shkak të mendimeve të ndryshme. Nëse jeni beqarë, duket se një person do t’ju tërheqë interesin ose ju ka tërhequr tashmë interesin, por ndjenjat e forta mund të krijojnë dhe disa tensione midis jush.

Puna dhe Ekonomia

Vëmëndja dhe përqendrimi në detyrimet profesionale janë të nevojshme për këtë javë pasi do keni tendencën për ti menaxhuar pothuajse në mënyrë mekanike, dicka e cila do mund të krijojë disa dëme. Bnjë bisedë që lidhet me pjesën ekonomike të një cështjeje profesionale mund të realizohet nga fundi i javës dhe do duhet të shfaqni aftësitë tuaja më të mirë kompromentuese, për të dalë të fituar.

Ujori javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Kjo javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshqëve në 18/2 duket se filloni të merreni më shumë me pjesën ekonomike, llogaritjet, detyrimet tuaja dhe cështjet të cilat lidhen me portofolin tuaj. Do duhet ti kushtoni kujdes disa shpenzimeve të cilat mund të mos jenë tuajat por lidhen me një familjar apo me shtëpinë, pasi ato ka mundësi t’ju drejtojnë në ndryshimin e planit ekonomik. Katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën tuaj me Marsin tek Demi në 19/2 tregon se mund të ndikoheni nga mendimet dhe shqetësimet tuaja për cështje të ndryshme dhe përfundimisht sjellja juaj mund të shkaktojë kundërshtime akoma dhe me persona të dashur.

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj mund t’ju ndihmojë ndjeshëm në humorin tuaj këtë javë mjafton të lini jashtë cështje që lidhen me pjesën ekonomike, pasi ato do mund të krijonë kundërshtime midis jush. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të mos jetë e lehtë të menaxhoni sjelljen e një personi që ju intereson, dicka e cila do bëhet akoma më e fortë për shkak të katrorit të Afërditës me Marsin. Nëse ndjeni se ekzistojnë pengesa në cështjet tuaja sentimentale, mirë do ishtë të mbani qëndrim durimi dhe të mos përpiqeni ti menaxhoni menjëherë.

Puna dhe Ekonomia

Bisedat që do keni me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional do jenë ato që do përcaktojnë dhe zhvillimin e disa cështjeve të caktuara profesionale, të cilat janë të rëndësishme për ju. Marrëveshjet duket se do jenë të ashpra dhe nga fundi i javës nuk përjashtohet të shfaqen mendime të ndryshme në lidhje me cështjen profesionale. Përpiquni të mos i lini të ndikojnë klimën midis jush dhe të tjerëve.

Peshqit javor

15/02/2021 to 21/02/2021

Pëshqit e dashur, këtë javë dhe më saktësisht nga data 18/2, me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj fillon dhe zyrtarisht muaji i ditëlindjes tuaj! Tani humori juaj do ndryshojë ndjeshën dhe nuk përjashtohet të ndjeni nevojën për të vënë fillimisht veten tuaj në cështje që deri tani i shihnit më shumë për të mos mërzitur të tjerët. Lidhjet personale dhe profesionale vijnë në sipërfaqje duke ju dhënë mundësinë për të korigjuar “komentet negative”, që ekzistojnë në to. Nga fundi i javës me katrorin e Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe të marsit që ndodhet në shenjën e Demit, ndoshta ekzistojnë disa kundërshtime me personat e rrethit tuaj të afërt.

Dashuria

Nëse ndodheni tashmë në një lidhje këtë javë mirë do ishte të ruani cështjet personale tuajat por edhe të partnerit tuaj- larg nga persona të tjerë pasi përfshirja e personave të tretë në cështjet tuaja mund të sjellë rezultate të kundërta nga ato që prisnit. Nëse jeni beqarë, katrori midis Afërditës dhe Marsit ndoshta krijon terren të përshtatshëm për të filluar një hapësirë me një person që ju ka tërhequr interesin, por kjo mund të krijojë akomë ndjenja më të forta midis jush.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet profesionale të kësaj javë duken se do jenë shumë kërkuese por në të njëjtin moment duket se ju me ndonjë mënyrë do mund ti menaxhoni dhe të mos i lini përgjysëm. Vëmëndja e të tjerëve do jetë e kthyer tek ju dicka që mund të jetë në favorin tuaj, pasi do jetë më e lehtë të kaloni mendimin tuaj mbi cështje të caktuara profesionale. Kini kujdes prapaskenat pasi që duket se ekzistojnë në disa cështje në punë.

Author: admin