Dashi
Sipas horoskopit të Paolo Fox, java e ardhshme do të karakterizohet nga shumë konfuzion në dashuri. Kohët e fundit keni shumë shqetësime për paratë që ju sjellin tension. Mundohuni të mos e projektoni atë në marrëdhënie! Një nervozizëm i vogël mund të shfaqet gjatë fundjavës. Në punë mund të filloni të përqendroheni në projekte të reja, por mos u nxitoni!
Demi
Java është shumë premtuese, veçanërisht në dashuri, falë Venusit dhe Hënës në favor. Beqarët do mund të takojnë dikë të veçantë, ndërsa çiftet që kanë shumë kohë bashkë, mund të mendojnë për projekte ambicioze. Gjithashtu, Jupiteri dhe Saturni do të ndihmojnë të gjitha projektet e punës që fillojnë këto ditë. E vetmja ditë që është paksa si në rënie, do të jetë e hëna.
Binjakët
Do të jeni beniaminët e yjeve! Do të jetë e vështirë të mos keni sukses në dashuri, veçanërisht të premten. Dëshira për të dashur do të rritet, për të hartuar diçka të re për të ardhmen. Sidoqoftë, në frontin e punës, durimi do të jetë i nevojshëm: mos u nervozoni, nëse nuk nervozoheni, gjithçka do të kalojë vaj.
Gaforrja
Në dashuri do të keni Venusin në shenjën që do ju garantojë emocione të bukura. Vetëm kini kujdes që të mos bini në dashuri me personin e gabuar, për shkak se është shumë larg nga ju ose nuk është i lirë. Kujdesuni për fundjavën tjetër, sepse mund të shfaqet një tension i vogël në çift. Në punë mund t’ju duhet një ekspert për të zgjidhur një problem.
Luani
Siç thotë edhe horoskopi i Paolo Fox, java do të fillojë me këmbën e gabuar, por do të përmirësohet shumë me kalimin e ditëve. Shanset janë të mëdha që të lindin marrëdhënie të rëndësishme. Çiftet do të përjetojnë një mirëkuptimi të ri nga mesi i gushtit. Në punë do të ketë ditë të frytshme për ata që duan të bëjnë një kërkesë.
Virgjëresha
Javën e ardhshme mund të jeni ende duke përjetuar disa konflikte në çift, për shkak të nervozizmit tuaj. Ju duhet të përpiqeni ta mbani atë më shumë nën kontroll! Marrëdhëniet e porsalindura do të jenë shumë premtuese. Jupiteri dhe Saturni do të jenë në anën tuaj: shumë projekte të punës do të jenë në gjendje të rindizen, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u dekurajuar.
Peshorja
Në dashuri duhet të keni më shumë maturi dhe të shmangni projektimin e tensionit që ndjeni, në marrëdhënien në çift. Edhe nëse vazhdoni të shqetësoheni për financat tuaja, përpiquni të përmbani acarimin, përndryshe rrezikoni të grindeni. Në punë, mbase një projekt është anashkaluar dhe ky fakt ju ka zhgënjyer shumë: mos u dorëzoni në polemika! Fundi i vitit do t’ju shpërblejë për gjithçka.
Akrepi
Bëhuni gati të provoni një 15 gusht me të vërtetë intrigues. Beqarët do kenë mundësi të arta për të njohur dikë në veçanti, ndërsa çiftet do të jenë në gjendje të provojnë emocione të bukura dhe të bëjnë projekte të rëndësishme për të ardhmen. Jini të kujdesshëm vetëm ditën e martë, sepse pak acarim mund të lindë. Në frontin e biznesit do të duhet të merrni parasysh disa ndryshime të vogla.
Shigjetari
Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, Marsi dhe Dielli do t’ju japin mbështetje në dashuri. Beqarët duhet të shfaqen pa vonesë! Çiftet duhet të bëjnë kujdes vetëm ditën e enjte dhe të premte, ndërsa e diela do të jetë një ditë shumë pozitive. Në punë do të keni mundësi të shkëlqyera, por mund t’ju duhet të konsideroni ndryshime rrënjësore.
Bricjapi
Fundjavën tjetër do të duhet të përpiqeni të kontrolloni nervozizmin tuaj, të shmangni të gjitha format e polemikave. Beqarët do kenë mundësi të arta, ndërsa çiftet do të duhet të shmangin debatet që mund të lindin për arsye personale ose ekonomike. Mundohuni të rikarikoni bateritë, sepse gjatë punës do t’ju duhet të përballeni me vështirësi të reja.
Ujori
Java mund t’ju sjellë shqetësime të reja për financat. Për këtë arsye ju do të rrezikoni ta vendosni marrëdhënien në sfond. Mundohuni të mos nxisni shumë diskutime apo polemika. Marrëdhëniet me Luanin dhe Demin do të jenë më të mira. Mundësi të reja po vijnë në punë.
Peshqit
Beqarët duhet të shkundin mendimet dhe kujtimet e mohuara të së kaluarës dhe të hapen për mundësi të reja. Deri në fund të muajit, shumë Peshq do të jenë në gjendje të takojnë dikë të veçantë. E hëna do të jetë një ditë veçanërisht premtuese, falë Hënës në shenjë. Javë pozitive për çiftet. Lajme të mira po vijnë në punë. / meb.al