Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për data 12-18 korrik

DASHI: 

Kjo do të jetë një javë me fat për Dashin në aspektin sentimental, por jo dhe aq në atë profesional. Nëse planeti Venus do t’ju garantojë dashuri dhe pasion, planeti Mërkur do t’ju nxjerrë pengesa në projektet tuaja. Bëni kujdes sidomos në fundjavë, kur edhe Hënën do ta keni kundër. Mos u tregoni impulsivë dhe dëgjoni këshillat e atyre që ju duan shumë.

DEMI: Në këtë periudhë dashuria është mjaft e ndërlikuar për Demat. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe me raste puna mund të arrijë deri në zënkë. E hëna dhe e diela nuk do të jenë ditë fort të mbara, pasi Hënën do ta keni kundër. Marsi në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni të lodhur. Pritet që të merrni lajme të mira në aspektin profesional, pasi do të jeni të favorizuar nga Mërkuri.

BINJAKËT: Këtë javë, me Venusin në pozicion të favorshëm do të jeni të parezistueshëm. Beqarët nuk do të mundohen shumë për të rënë në sy, ndërsa ata që janë të përfshirë në një lidhje do të përjetojnë momente të paharrueshme. Të premten dhe të shtunën Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju favorizuar në dashuri. Të martë dhe të mërkurë bëni kujdes, pasi mund të keni të papritura në punë.

GAFORRJA: Planeti Mërkur vazhdon ta ndriçojë shenjën tuaj, i gatshëm për t ‘ju dhuruar mundësi të reja. Ditët më me fat të javës, në të cilat gjithçka pritet që të ndodhë, do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, pasi Hënën do ta keni në shenjë. Kjo mund të jetë periudha e duhur për të krijuar lidhje të reja, që më pas mund të rezultojnë në histori të rëndësishme dashurie. Në fundjavë do të ndiheni disi nervozë, sepse diçka mund të mos shkojë sipas parashikimeve tuaja.

LUANI: Java nuk ka si të fillojë më mirë. Binomi Hënë-Venus do t’ju dhurojë një të hënë shumë të mbarë. Në dashuri do t’ju buzëqeshë fati deri ditën e diel. Më vonë mund të përjetoni një situatë të tensionuar me partnerin, por që do të jetë diçka kalimtare. Në punë do të tregoheni të prerë dhe të vendosur, aq sa do të jetë e vështirë t’ju kundërshtosh.

VIRGJËRESHA: E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë shumë të mbara për shenjën tuaj. Gjatë atyre ditëve mund të merrni ndonjë surprizë të bukur qoftë në planin personal edhe në atë profesional, si në rastin e lidhjes së një kontrate të re, por me shumë përfitim për ju. Mërkuri favorizon marrëdhëniet ndërpersonale dhe ju jep mundësi të reja për sukses. Në dashuri mos arsyetoni shumë, por lini instinktin t’ju udhëheqë.

PESHORJA: Pritet që kjo të jetë një javë me fat për sa u përket ndjenjave, falë Venusit në pozicion të favorshëm. Të premten dhe të shtunën do të përjetoni emocione të paharrueshme. Hëna aleate do t’ju sjellë më shumë romantizëm. Bëni kujdes megjithatë në punë, pasi Mërkuri në disonancë mund të ndikojë që të keni mosmarrëveshje me shefat dhe kolegët dhe nuk do të jetë e lehtë që t’u impononi atyre arsyet tuaja.

AKREPI: Në këtë periudhë ndiheni të lodhur e të stresuar, sidomos për shkak të Marsit në disonancë. Venusi gjithashtu i pafavorshëm thekson tensionet me partnerin dhe jua bën të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët. Situata do të përmirësohet ditën e diel, atëherë kur Hëna në shenjë do ta ndihmojë marrëdhënien tuaj. Ndërsa në aspektin profesional do të jeni me fat, pasi Mërkurin do ta keni aleat.

SHIGJETARI: Ky do të jetë një qiell me fat për  ju, pasi të gjithë planetët do t’ju favorizojnë. Venusin edhe Marsin do t’i keni në anën tuaj, të gatshëm për t’ju ndihmuar, sidomos në sferën e ndjenjave. Të hënën, të premten dhe të shtunën Hëna në shenjë do t’ju dhurojë fat. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira. Mendojini mirë objektivat që doni të arrini.

BRICJAPI: Për ju që i përkisni shenjës së Bricjapit, ambiciet dhe objektivat profesionale janë shumë të rëndësishme, thuajse jetësore. Në këtë periudhë që duket sikur asgjë nuk ndodh dhe nuk ju mbetet veçse të prisni, ndiheni veçanërisht nervozë. Mos u shqetësoni, pasi Mërkuri nuk do të vazhdojë të jetë dhe për shumë kohë armik i shenjës suaj. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me fat, pasi Hënën do ta keni në shenjë.

UJORI: Kjo javë nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ditën e hënë Venusin, Marsin dhe Hënën do t’i keni kundër. Mund ta themi me plot gojën që kjo është një ditë terse, gjatë së cilës është më mirë të mos merrni vendime të rëndësishme. Për këtë prisni ditën e premte, kur edhe Hënën do ta keni aleate. Situata me partnerin do të jetë e nderë. Të dielën mund të ketë zënka mes jush.

PESHQIT: Këtë javë do t’ju bjerë për pjesë të duroni Hënën negative në shenjë ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte, gjatë të cilave do t’ju duket sikur gjithçka do të shkojë keq. Por mos u shqetësoni, sepse Mërkuri do t’ju ndihmojë të zgjidhni shpejt çdo problem, sidomos ato që kanë lidhje me punën. Dita e diel do të jetë me fat, sepse atëherë do të përjetoni një çast magjik në çift.

Author: admin