Horoskopi Paolo Fox Dashi: një e diel që do të sjellë shumë lajme, juve ju duhet vetëm që të mbani qëndrimin e duhur, me maturi. Puna me siguri mund të presë deri të hënën.
Horoskopi Paolo Fox Demi: Kjo e diel është pushim dhe relaksim! Nuk ka justifikime: kështu ju them unë, astrologu juaj i dashur. Në punë, diçka fillon të lëvizë në një drejtim të qëllimshëm. Sytë katër!
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: dashuria nuk do të vonojë, muajt e verës që po ju presin dhe janë në prag të derës, janë më të mirët. Keni shumë harmoni në punë me kolegët tuaj.
Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: emocionet janë paksa të ndrydhura, e megjithatë do të rikuperoni fundjavën e ardhshme. Ka kaq shumë lodhje rrotull jush dhe pakgjë ju ngushëllon, por mos u dorëzoni.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: emocionet duket sikur do tua bëjnë me sy gjatë gjithë ditës këtë të diel. Në punë, megjithatë, përpiquni të përmbaheni, së shpejti do të vijnë pushimet e shumëpritura.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: dashuria tashmë ju ka bërë shumë dëm, por nuk është një justifikim i mirë për të mos i dhënë vetes një shans tjetër. Një ndryshim në punë mund të vijë së shpejti.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: çfarë prisni për të nisur një aventurë të re? Sigurisht që ka diçka që ju pengon. Kolegët tuaj po e admirojnë shumë punën që bëni.
Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Keni pasur intuitën e duhur në aspektin emocional, tani, ju duhet vetëm që t’i konkretizoni piketat e ngritura. Lajme në horizont në fushën profesionale.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: ndjenjat janë pak të ngatërruara këtë të diel, më mirë t’i shtyni vendimet për të hënën. Puna më në fund po shpërblehet.
Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Pritjet shpesh janë zhgënjyese, por nuk është një rregull universal. Nga ana tjetër po ju pëlqen rutina e punës dhe nuk jeni aspak të stresuar.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: përpiquni të sqaroni situatat e jashtëzakonshme, për ju dhe për të tjerët. Puna do të vijë së shpejti me kënaqësi të reja.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: keni pak besim në dashuri dhe ca më pak në veten tuaj, por duhet të ndryshoni qëndrim që të krijoni më shumë siguri. Puna po ecën mirë, por ju dëshironi edhe më shumë. /noa.al