Dashi: Ata që janë të rinj mund të përjetojnë disa aventura romantike. Kënaqësia fillon në punë, veçanërisht nëse sapo keni filluar një punë të re.
Demi: Sot do arrini të zbuloni dëshirat dhe ndjenjat tuaja të vërteta. Në punë duhet të keni kujdes që të qëndroni me këmbë në tokë. Mund të ketë vonesa në mbledhjen e borxheve dhe mund të keni shpenzime për shtëpinë.
Binjakët: Në dashuri është koha e duhur për të bërë paqe me dikë. Nëse jeni beqarë, është koha të shikoni përreth sepse keni shumë mundësi. Intuita dhe koha janë ideale për të kompensuar gabimet e së shkuarës.
Gaforrja: Një ngjarje e rëndësishme emocionale mund të vijë papritur. Jeni nervoz dhe të shqetësuar: duhet të shkarkoni ngarkesat e vjetra. Jeni pak të rënduar në punë, por humori juaj i mirë mund të zgjidhë gjithçka.
Luani: Duhet të jeni të duruar në dashuri. Një diskutim i vogël mund të ndodhë sonte. Në punë, nëse jeni të vetëpunësuar, shmangni teprimet.
Virgjeresha: Ju jeni gati për dashuri, kjo është arsyeja pse edhe një takim i rastësishëm mund të jetë interesant. Në punë, jini të sigurt sepse keni kohë.
Peshorja: Jeni të lodhur dhe kjo ju bën të ekzagjeroni gjithçka. Kujdes, mund të keni diskutime në dashuri dhe në punë. Përpiquni të mos e mbani ‘hundën lart’.
Akrepi: Nëse keni pasur një takim interesant kohët e fundit, përpiquni të bëni zgjedhje të matura. Ju keni bërë shumë punë gjatë kësaj kohe, por tani është koha për të menduar për ndjenjat.
Shigjetari: Mos mendoni se kush ju ka lënduar tashmë. Lëreni të kaluarën dhe shikoni në të ardhmen. Mund të ketë probleme edhe në aspektin ekonomik.
Bricjapi: Ndonjëherë disa histori nuk duket se kanë kuptim dhe nga kjo mund të lindin diskutime. Në punë situata duket tepër e mirë.
Ujori: Falë ndikimit të Hënës, ndiheni shumë pasionantë. Mos u mbyllni në vetvete, por shfaqni ndjenjat tuaja. Në punë keni avantazh dhe nëse keni biznesin tuaj, mund të keni sukses.
Peshqit: Prej 2 ditësh po përpiqeni të kuptoni ndjenjat tuaja, por thjesht dëshironi të përfundoni një lidhje për të nisur një tjetër. Në punë duhet t’u besoni ideve tuaja dhe aftësisë suaj.