Horoskopi nga Paolo Fox për daten 24 tetor 2021

Dashi

Në dashuri, lidhje të bukura mund të lindin me njerëz të shenjës së Binjakëve dhe Ujorit. Në punë, nga ana tjetër, ju keni projekte të mëdha në proces, por jo gjithmonë duhet t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj, dëgjoni dhe mendimin e të tjerëve.

Demi

Në dashuri, një problem i brendshëm së shpejti do të zgjidhet. Në punë, megjithatë, kushtojini vëmendje investimeve, por mos shtrini këmbët aq sa keni jorganin.

Binjakët

Në dashuri deri në mes të nëntorit do të jeni në fokusin e disa çështjeve të pazgjidhura. Në punë, megjithatë, edhe nëse gjithmonë arrini t’ia dilni mbanë, kushtojini vëmendje praktikave ligjore.

Gaforrja

Në dashuri, dita e mërkurë 20 duket të jetë mjaft e qetë, nuk do të ketë trazira të mëdha. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos rrezikoni shumë, vetëm e vetëm sepse ndjeni dëshirën për t’u përfshirë.

Luani

Emocionet e bukura po duken: Venusi dhe Hëna janë të favorshme. Sidoqoftë, duke punuar me komunikimin, përpiquni t’i çoni gjërat përpara sepse të enjten dhe të premten do të ketë një rënie që mund t’ju frenojë.

Virgjëresha

Në dashuri është koha e duhur për të vendosur se çfarë të bëni dhe nëse është e përshtatshme të braktisni ndjenja të caktuara që nuk çojnë kurrkund. Në punë, nga ana tjetër, një stres i shkaktuar nga një çështje ligjore është i mundur t’ju përfshijë.

Peshorja

Mos e fusni stresin në dashuri duke vënë në dyshim marrëdhënien me partnerin/en tuaj. Në punë, megjithatë, marrëveshjet e reja mund t’ju ndihmojnë të përfshiheni dhe të zhvilloni projekte premtuese.

Akrepi

Edhe nëse historitë e lindura në shtator kanë potencial, në këtë periudhë ju jeni mjaft të hutuar. Në punë, megjithatë, kërkesat tuaja tani mund të pranohen.

Shigjetari

Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit, bëjeni, mos e shtyni asnjë sqarim për të Dielën 24. Nga ana tjetër, në punë, përpiquni të mbyllni një mosmarrëveshje që është hapur prej disa kohësh.

Bricjapi

Në dashuri, mos ushqeni polemika të panevojshme. Në punë, megjithatë, ka pak lodhje, përpiquni të gjeni pak kohë për veten tuaj.

Ujori

Për çiftet është një moment pozitiv, sqarimi i disa gjërave do ju bëjë mirë. Në punë, megjithatë, po kërkoni alternativa të vlefshme për rolin që keni aktualisht në punë.

Peshqit

Për ndjenjat, duhet t’i kushtojëni vëmendje të Shtunës dhe të Dielës dhe jo vetëm për këtë fundjavë. Në punë, mund ta gjeni veten duke zgjidhur mosmarrëveshjet me një shef, përpiquni të mos e humbni durimin.

Author: admin