Horoskopi për datën 11 qershor nga Russell Grant

Dashi

Ju po irritoheni me dikë që është i pavendosur. E kuptoni që njerëzit kanë nevojë për kohë për të vendosur në lidhje me idetë e reja që propozohen, por ju nuk mund të rrini ulur dhe të prisni përgjithmonë që ata ta bëjnë këtë. Nëse nuk japin një përgjigje shpejt, ju mund të duhet të merrni disa vendime pa ata.

Demi

Nuk është ndonjë gjë e madhe të kesh dyshime për t’u bashkuar me diçka për të cilën nuk jeni i sigurt. Do ta zhgënjeni veten duke mos i besuar intuitës tuaj. Do ju duket sikur nuk keni mjaftueshëm energji dhe motiv për të vazhduar.

Binjakët

Filloni të vini në zbatim idetë për të cilat keni folur. Nëse dëshironi të keni interesin e të tjerëve, tregojuni se sa kanë për të fituar nga ky projekt, dhe ata do të bashkohen me ju. Jepini vetes kohë të mësoheni me rregullat dhe procedurat e reja.

Gaforrja

Një situatë e tensionuar mund të lehtësohet përmes një fjale të mirë ose një gjesti të mirëmenduar. Ndihma që do i jepni shefit tuaj për një problem do ju vendosë në pozita shumë të mira. Dikush në shtëpi do ta mirëprisë ndihmën tuaj për të çuar përpara planet e tij personale. Interesohuni për ata që ju rrethojnë.

Luani

Përgjegjësitë që morët si diçka e përkohshme tani rëndojnë shumë në mendjen tuaj. Duket sikur disa njerëz janë të lumtur t’i lënë gjërat siç janë, sepse ato po funksionojnë shumë mirë për ta, por kjo nuk është e drejtë për ju. Merrni kohë për të menduar se si mund ta përmirësoni këtë situatë.

Virgjëresha

Një debat nuk po ju çon askund. Një mik nuk mund të lejojë që një çështje që po diskutohet të mbyllet dhe kjo po ju harxhon kohën dhe energjinë. Ju nuk doni t’i jepni fund një miqësie për diçka të parëndësishme, por është koha të jeni të sinqertë dhe t`i jepni fund kësaj situate.

Peshorja

Ambienti i punës do të ishte një vend më i mirë nëse dikush pushon së foluri për diçka për të cilën nuk është i lumtur. Jeni tunduar t`i sugjeroni që nëse ndihet keq, duhet të bëjë diçka për veten. Vëzhgoni me kujdes çështjet ligjore dhe financiare. Një mik apo koleg mund t’ju japë disa informacione të dobishme.

Akrepi

Disa këshilla nuk mund të jenë edhe aq të mira sa duken. Edhe ekspertët mund të gabojnë, prandaj bëni kujdes se kujt i besoni. Vëzhgoni nga afër çështjet ligjore, financiare dhe ato të punës. Mospagimi në kohë i faturave do t’ju kushtojë më shumë në të ardhmen përmes gjobave që do të merrni. Nëse ju duhet më shumë kohë për të paguar një faturë, kërkoni një zgjatje të afateve.

Shigjetari

Ndryshimi është në ajër dhe ju jeni duke u përgatitur për mundësi të reja. Rrethanat tuaja janë shumë të ndryshme krahasuar me vitin e kaluar. Tani keni më shumë liri për të ndjekur qëllimet që më parë ishin jashtë mundësive. Merrni këtë shans për të hapur email-et, për të bërë një telefonatë dhe për t`u lidhur me ata që jetojnë larg.

Bricjapi

Njerëzit përreth jush po bëjnë plane për pushime dhe udhëtime. Ju jeni në kërkim të asaj që dëshironi të bëni vërtet. Hezitoni të rezervoni, sepe mund të ndodhë që të anulohet. Diskutoni shqetësimet tuaja me familjen pasi mund të habiteni nga një ide që do të ketë një i afërm.

Ujori

Një mesazh që ka nisur një koleg i ri do të shkaktojë konfuzion në ambientin tuaj të punës, por ata mund të kenë dërguar atë gabimisht. Mos veproni sipas asaj që dikush ju tregon, veçanërisht nëse instinktivisht e ndjeni se ka pasur një keqkuptim.

Peshqit

Jepuni kohë dhe vëmendje fakteve dhe çështjeve të tjera të një natyre praktike. Nëse nuk jeni dakord me informacionin që ju është dhënë, flisni. Ju keni dëshmi të besueshme për të mbështetur pretendimin tuaj. Një problem shëndetësor do të lehtësohet përmes një këndvështrimi pozitiv. Mësoni të dëgjoni trupin tuaj.

Author: admin