Horoskopi për datën 12 mars nga Russell Grant

Dashi

Vështirësia për një rimbursim, marrja e një trashëgimie ose një zgjidhje ligjore është duke e shkatërruar buxhetin tuaj. Ju do të keni vështirësi në pagesën e faturave. Në vend që të prisni, gjeni një burim tjetër të ardhurash. Kjo do t’ju lehtësojë ankthin. Daljet me shoqërinë po ndikojnë në harxhimin e parave, sa më shpejt që të shkëputeni nga ky grup aq më e mirë do të jetë situata juaj ekonomike. Do të gjeni mënyra më të lira për të shijuar shoqërinë e miqve.

Demi

A e ka humbur jeta juaj e dashurisë shkëlqimin e saj? Është koha që të bëni diçka në lidhje me të. Organizoni një shëtitje romantike e cila është e përshtatshme për shijen tuaj dhe të partnerit. Nëse ndiheni të kufizuar në punë, në detyrat që ju jepen, duhet të merrni trajnime shtesë. Regjistrimi në një kurs të përparuar është një veprim i mençur. Studimet tuaja do të jenë më sfiduese sesa priten. Shkëputuni nga jeta juaj shoqërore, kështu që do të keni më shumë kohë për të studiuar.

Binjakët

Nëse jeni i shqetësuar për shëndetin tuaj, duhet të filloni palestrën. Kjo gjë do të rrisë energjinë tuaj. Nuk do të jetë aq e vështirë për të arritur qëllimin që i keni vënë vetes siç nuk ka qenë edhe në të kaluarën. Bërja e aktiviteteve fizike do të bëjë që optimizmi juaj të rikthehet. Një i dashuri juaj do të kalojë një ditë në spital. Pyesni mikun tuaj se çfarë lloj mbështetje mund t’i ofroni. Kjo mund të përfshijë ofrimin e vakteve ushqimorë dhe vizitat.

Gaforrja

Pritshmëritë tuaja për një romancë nuk janë realizuar. Edhe pse e shihni partnerin tuaj si tërheqës, ai nuk arrin ta ngacmojë imagjinatën tuaj në dhomën e gjumit. Duhet t’i kushtoni vëmëndje dikujt që ju ngacmon si trupin ashtu edhe mendjen. Ti nuk meriton më pak. Një ndryshim në shtëpi ose sigurimi i shëndetit po ju shqetësojë shumë. Në vend që të imagjinoni skenarin më të keq, merrni frymë thellë. Sapo të largoni frikën tuaj, një situatë më e mirë do t`ju vijë.

Luani

Shëndeti i një të afërmi nuk është në gjendje të mirë. Nuk dihet se sa gjatë mund të përballeni me këtë situatë. Takimi me një mik do ju bëjë të ndiheni më mirë. Me ndihmën e tij, ju do t’i përballoni të gjitha situatat. Partneri nuk është i kënaqur me punën e tij. Tregoni besim në aftësinë e tij për të gjetur një pozicion më të mirë. Gjithmonë e keni pasur aftësinë për të nxjerrë më të mirën tuaj tek të tjerët.

Virgjëresha

Një mesazh që jeni duke pritur nuk ka mbërritur. Duhet ta kontaktoni përsëri këtë person me një mënyrë tjetër. Ai mund të ketë ndryshuar numrat e telefonit ose adresën e postës elektronike. Mos u shqetësoni kur të vendoset një çështje ligjore kundër jush. Edhe pse jeni i mërzitur për këtë çështje në fund të gjithçka do të shkojë mirë. Në vend që të qëndroni të mbërthyer në një situatë kufizuese, do të jeni të lirë të eksploroni opsione më të shëndetshme. Lëvizja jashtë shtetit është një mundësi e mirë.

Peshorja

Një punë e re, më fitimprurëse, nuk do të vijë. Është koha që ju të kërkoni punën që kënaq dëshirën tuaj krijuese. Kthejeni një vesh shurdh ndaj njerëzve që thonë se është e pamundur të jetosh mirë me art. Partneri juaj po përjeton një krizë personale. Në vend që ta detyroni të shërohet nga ky zhgënjim, jepini kohë për të larguar pikëllimin. Sa më i durueshëm dhe mbështetës të jeni, aq më e fortë do të bëhet lidhja juaj.

Akrepi

Kjo nuk është koha e duhur për të filluar një punë të re. Ju jeni akoma duke u rikuperuar nga një tronditje. Jepini vetes kohë për t’u përshtatur me këtë situatë të re. Ju shqetësoheni për zakonet e shpenzimit të partneri. Është koha që të keni një bisedë të ndershme për qëllimet tuaja financiare. Nuk ka asgjë të keqe të diskutosh për kursimet ose shpenzimet.

Shigjetari

Një mik ju ka fshehur disa sekrete të thella dhe të errëta. Mos i bëni presion për t’ju treguar, ai do ta rrëfejë të vërtetën kur të jetë gati. Deri atëherë, jini mbështetës. Prania juaj ngushëlluese do t’i ndihmojë ata të kapërcejnë këtë ndjenjë turpi. Porositë në punën tuaj mund të bien në mënyrë dramatike, duke ndikuar në shëndetin e biznesit tuaj. Kjo është e përkohshme. Është koha që të ndryshoni sistemin që ju keni punuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Bricjapi

Një zgjedhje e mençur e miqve është shkak për keqardhje. Në vend që ta gjykoni veten pse nuk vepruat dhe ju ashtu, trajtojeni këtë situatë si një mësim të vlefshëm. Herën tjetër kur të hasni pengesa të ngjashme do të dini se çfarë të bëni. Një person i dashur mund të ketë nevojë për kujdes dhe vëmendje të veçantë. Qëndroni i qetë dhe me shpresë. Duke ofruar mbështetje emocionale për këtë të afërm, paratë e nevojshme do të vihen në dispozicion. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e një qëndrimi pozitiv.

Ujori

Një promovim ose një punë e re do të vonohet. Ndoshta nuk ia vlen të presësh për këtë pozicion. Zgjeroni kërkimin tuaj dhe shkoni në disa intervista pune. Puna nga shtëpia mund të jetë zgjidhja më e mirë për ju. Mendoni për të. Do të jetë e vështirë të kontrolloni durimin tuaj me një të afërm fëminor. Jeni lodhur nga tekat e tij. Herën tjetër që ai kërkon të hidhni gjithçka për përfitimin e tij, mos e dëgjoni. Nuk ka pse të plotësosh dëshirat e tij.

Peshqit

Një udhëtim do të anulohet. Kjo është zhgënjyese por nuk mund të ndodhë ndryshe. Pjesëmarrja në një çështje familjare do t’ju kërkojë të jeni në dispozicion. Pasi të zgjidhet kjo situatë, mund të udhëtoni. Mos lejoni që dikush t’ju shtyjë të nënshkruani një kontratë. Kushtet që keni do të jenë të tmerrshme. Gjeni një punë të përkohshme ndërkohë që kërkoni një punë të përhershme.

Author: admin