Horoskopi për datën 14 maj nga Russell Grant

Dashi

Të gjithë e dinë që ju jeni një njeri ambicioz. Kjo është arsyeja pse një vendim i juaji për të punuar më pak do t’ju vijë si shok të gjithë atyre që ju njohin. Mos u shqetësoni për të mbrojtur vendimin tuaj ndaj kolegëve, fqinjëve dhe të afërmve pasi kjo zgjedhje është e drejtë për ju. Ju doni t’i kushtoni më shumë kohë shtëpisë dhe familjes. Pas disa kohësh do të riktheheni sërish aty ku keni qenë.

Demi

Ju gjatë kësaj kohe keni qenë duke marrë shumë informacione dhe ky zgjerimi i njohurive tuaja ka qenë argëtues. Tani jeni gati të merrni pjesë në një çështje të rëndësishme. Të mbaroni punë me shkresat që keni do të jetë çliruese, pasi këto përgjegjësi kanë peshuar shumë mbi ju. Nuk do merreni shumë me debate mbi fenë dhe politikën. Edhe pse ende ndjeheni të fortë për këto çështje,ju nuk keni më ndërmend t’i ktheni njerëzit në këndvështrimin tuaj.

Binjakët

Partneri juaj romantik ose i biznesit nuk do të fitojë aq para sa në të kaluarën. Kjo nuk ka aspak rëndësi për ju, pasi ju mund të jetoni edhe me pak te ardhura. Kjo aftësi e juaja për të qenë i lumtur, pavarësisht nga rrethanat tuaja, ju bën një njeri model. Ju mund të mos e kuptoni, por shumë nga të dashurit tuaj kanë ndryshuar pikëpamjen e tyre për shkakun tuaj. Ata e kanë parë përfitimin që sjell optimizmi tek ju dhe e kanë adoptuar vetë. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e ndikimit tuaj.

Gaforrja

Një marrëdhënie e ngushtë ka qenë fokusi kryesor i juaji dhe i partnerit tuaj, por të ndryshoni fokusin është një gjë e mirë për të dy. T’i kushtoni më shumë kohë aktiviteteve tuaja individuale do t’ju lejojë të rimerrni fuqinë tuaj. Kur të takoheni së bashku, do të keni vlerësime të reja për njëri-tjetrin. Nëse jeni beqar, në vend që të kërkoni dashurinë, shijoni lirinë tuaj. Praktikimi i vetë-kujdesit do të bëhet një domosdoshmëri.

Luani

Një regjim ushqinor është bërë i papranueshëm për t’u mbajtur. Jepini vetes pushim. Ushtrimi më pak ose të konsumosh një ëmbëlsirë nuk do të bëjë që i gjithë mundi juaj të hidhet poshtë. Nëse jeni i papunë, nuk duhet të mërziteni pasi kjo gjë ju jep më shumë mundësi të shijoni aktivitetet që doni. Bashkohuni në grupe në internet dhe merrni mësime online.

Virgjëresha

Ju keni punuar për disa projekte krijuese. Ndërsa keni shijuar ushtrimin e imagjinatës tuaj, tani është koha për të bërë një pushim. Jepni vetes tuaj një shans për të pushuar dhe ëndërruar. Të komunikosh me miqtë në internet mund të jetë një kohë e këndëshme. Njihuni me partenerin tuaj para se të krijoni një lidhje. Të qënit miq të mirë do të forcojë marrëdhënien tuaj.

Peshorja

Heqja dorë nga jeta juaj në shtëpi do të ishte një lehtësim i mirëpritur. Gjatë muajve të fundit, ju keni derdhur gjithë energjinë tuaj në shtëpi. Tani është koha që të dilni nga banesa juaj dhe të shihni se çfarë mund të bëni. Nëse keni menduar të zhvendoseni përsëri në një vend ku keni jetuar dikur, bëni disa hulumtime se si është zona tani, shihni nëse ky vend i vjetër përshtatet me ju.

Akrepi

Ju pëlqeni të shkëmbeni ide dhe të merrni informacione, por ka ardhur koha që të pushoni nga studimet. Shkrimi i një libri do të jetë një mënyrë e këndshme për të ndarë mendimet tuaja. Një udhëtim i shkurtër është anuluar, por nuk është fundi i botës. Të shpenzoni më shumë kohë në shtëpi ju jep ide të reja për vendbanimin tuaj. Mos u habitni kur të ndjeheni të frymëzuar për të rimobiluar dhomën tuaj të preferuar.

Shigjetari

Ju nuk jeni shumë mirë nga gjendja e parave, por mos u shqetësoni sepse situata është e përkohshme. Jini më të kujdesshëm për blerjet, tani që vlerat tuaja po pësojnë një ndryshim. Në vend që të vini kaq shumë theksin tek udhëtimet, ju duhet të bëni paqe me mënyrën se si duhet të jetoni tani. Të jetosh këtë moment do të thellojë vlerësimin tënd për bekimet e tua të shumta.

Bricjapi

Heqja dorë nga një pozicion udhëheqës do të jetë një lehtësim. Edhe pse krenoheni shumë me punën tuaj, kjo gjë ka qenë shumë e lodhshme për ju. Pasja e të gjithëve që kërkojnë përgjigje nga ju në çdo hap, ju ka bërë që të largoheni nga këtu. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u çlodhur. Të jetosh jashtë vëmendjes do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo gjë e lejon krijimtarinë tuaj të rrjedhë. Mos u habitni kur të keni një ide përrallore për një këngë, film apo dizajn. Përdorimi i kohës tuaj të lirë për ndjekje artistike do t’ju japë një qasje të re për jetën.

Ujori

Kur situata aktuale të marrë fund, do të jeni edhe më të tërhequr, sesa keni në muajt e fundit. Do të duhet kohë për t’u ribashkuar me rrjetin tuaj social. Miqtë tuaj kanë zhvilluar marrëdhënie dhe zakone të reja, prandaj jini të durueshëm. Duhet ti kushtoni më pak vëmëndje punëve vullnetare dhe të argëtoheni më shumë. Do të riktheheni në punët humanitare pasi të keni vendosur lidhjen tuaj me miqtë. Ata janë më të çmuara se ari për ju, kështu që shijoni ato në maksimum.

Peshqit

Duke zvogëluar daljet me shoqërinë, ju u kthyet përsëri në anën tuaj shpirtërore. Të marrësh një praktikë të shenjtë i jep jetës një ritëm më relaksues. Së shpejti, ju do të filloni të përqafoni vetminë. Nëse arritja e një qëllimi të dashur ka qenë i pakapshëm, jepni vetes një pushim. Në vend që të ëndrroni, filloni dhe kënaquni me atë që keni. Kur e shijoni udhëtimin, arritja në destinacion bëhet shumë më e dobishme.

Author: admin