Horoskopi për datën 20 gusht nga Russell Grant

Dashi:

Po të shkakton konfuzion sjellja e partnerit. Një i afërm i moshuar po të bën shumë presion që të përballesh me të. Por nuk është koha tani për të qenë impulsivë ose për të nxjerrë ultimatume. Mendo se çfarë pasojash do të ketë para se të hedhësh një hap. Nëse nxiton, mund të humbësh një person të dashur.

Demi: Të bisedosh për problemet me dikë të afërt do të jetë më mirë sesa ti ndërpresësh fare marrëdhëniet. Këto çështje po të trazojnë mendjen. Duhet të marrësh një vendim dhe të gjesh një rrugë kompromisi. Një mik i ngushtë po e merr seriozisht jetën duke punuar e menduar për të ardhmen. Ndihmoje që të kuptojë se edhe relaksi është pjesë e jetës dhe i bën mirë.

Binjakët: Nuk je akoma gati për të ndarë me të tjerët planet e asaj çfarë po bën. Nëse gjithçka shkon përpara dhe ashtu siç ke shpresuar, kjo do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tënde. Pasi të zbulosh planin tek miqtë e tu do hasësh dhe kundërshtime. Në fakt mendoje se ata do tregonin mbështetje, por ja që nuk ndodhi.

Gaforrja: Mos mendo se pse miqtë kërkojnë të kalojnë më shumë kohë me ty. As mos mendo se nuk je i mirë mjaftueshëm për ta. Ti ke një talent të natyrshëm për ti bërë njerëzit të ndihen të veçantë dhe të qetë kur janë më ty. Shijo momentet e bukura. Nëse je beqar, mund të takosh dikë interesant në një aktivitet sportiv.

Luani: Nëse provon diçka të re me partneren do të rikthehen shkëndijat e pasionit mes njëri tjetrit. Mos ngurro të pyesësh partneren se çfarë i pëlqen më shumë dhe se çfarë i ka ngelur në mendje nga eksperienca që keni kaluar bashkë. Po ndjen shqetësim dhe po kërkon diçka ndryshe, që në fakt e ke të nevojshme. Do ishte mirë të ndryshonit dhe ambient. Rezervoni diku dhe largohuni nga ritmi i shpejtë i jetës së përditshme.

Virgjëresha: Ke punuar shumë kohët e fundit dhe siç i thonë të ka ngelur edhe pak bateri për të vazhduar. Disa njerëz kanë filluar të mbështeten tek ty pasi e dinë se je gjithmonë aty për ta. Por kur ata të zbulojnë se ti do planifikosh pushime për tu qetësuar, do të fillojnë të ushtrojnë presion. Por mos u ndje me faj. Nuk mund të vendosësh të tjerët para vetes dhe planeve të tua.

Peshorja: Nuk është e mundur që ti mbash të gjithë të lumtur. Ke shumë kërkesa sepse shumë njerëz duan që ti tu rrish pranë. Por një njeri i dashur për ty ka filluar të ndihet i lënë mënjanë. Ti duhet të vendosësh se kush dhe çfarë është më e rëndësishme për ty dhe kjo duhet të jetë në fakt përparësia jote.

Akrepi: Një bisedë me dikë të afërt do të jetë e vështirë, por ata duhet të dëgjojnë ato që keni për të thënë. Ata nuk do të jenë të lumtur, por ti je lodhur duke i shkuar një çështje rreth e rrotull. Ti e di që je futur në një rutinë jo të mirë dhe duhet të gjesh një mënyrë se si të dalësh nga kjo situatë. Vendos qëllime të përbashkëta me ata që të duan se kështu edhe marrëdhëniet do të përmirësohen.

Shigjetari: Do të intensifikohen marrëdhëniet e ngushta, po ashtu takimet romantike. Kjo është kohë perfekte për tu fokusuar tek partneri dhe të krijoni pak privatësi. Nëse je beqar, prano ftesën e mikut sepse ai njeh dikë që mund të jetë i përshtatshëm për tipin tënd. E vërteta është se nuk do të zhgënjehesh.

Bricjapi: Ke një mënyrë që i bën njerëzit të punojnë mirë dhe në harmoni së bashku. Durimi yt do vlerësohet. Një çështje emocionale do të zgjidhet për shkak të gatishmërisë tënde për tu hapur dhe kjo do të të lehtësojë edhe mendjen. Një udhëtim me partnerin do të rikthejë gjallërinë dhe romancën.

Ujori: Një person social si ty shkëlqen në aktivitete në grup pasi je plot me energji dhe humor. Nëse je në një lidhje do të marrësh kënaqësi të reja, ndoshta të paprovuara më parë. Nëse je beqar, një rreth i ri shoqëror do të të çojë tek një person i veçantë.

Peshqit: Po fillon të ndihesh emocionalisht dhe shpirtërisht i lidhur me një partner/e të ri. Mendon se je i/e sigurt dhe se ke gjetur shpirtin binjak. Njerëzit përreth të kujtojnë se përrallat janë të bukura por nuk janë reale. Por ti beson tek ato dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Author: admin