Horoskopi për datën 21 prill nga Russell Grant

Dashi

Ju jeni të gatshëm të bëni shumë sakrifica për hir të karrierës suaj. Megjithëse është më mirë të bëni përparim të ngadalshëm dhe të qëndrueshëm. Mësoni sa më shumë që mundeni dhe punoni orë shtesë. A keni partner? Mënyra më e mirë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj është të jeni i vëmendshëm dhe i sjellshëm.

Demi

Të bërit ekspert në një fushë interesante këshillohet shumë. Merrni një diplomë tjetër. Nëse nuk mund të përballoni shkollimin, aplikoni për bursa. Përndryshe, një organizatë fetare, arsimore ose kulturore mund të mbulojë shpenzimet tuaja. Keni etikën e duhur në punë. Nëse jeni duke kërkuar për të krijuar një lidhje dashurie, bëhuni tërheqës, i dashur dhe mirënjohës. Trajtojeni veten si mbret.

Binjakët

Shëndeti juaj po përmirësohet vazhdimisht. Jepnii sistemit tuaj karburantin dhe aktivitetin që i duhet për të lulëzuar. Edhe nëse nuk jeni stërvitur për vite me radhë, është e mundur të nisni një rutinë të re. Filloni duke bërë një shëtitje të shpejtë në pushimin e drekës. Miqësia mund të kthehet në romancë. Kur është fjala për dashuri, keni nevojë për një partner që vlerëson inteligjencën tuaj dhe ëndrrat tuaja. Kimia fizike është më pak e rëndësishme sesa përputhshmëria intelektuale.

Gaforrja

Sjellja e vetme që mund të kontrolloni është e juaja. Nëse jeni të pakënaqur në një marrëdhënie, largohniu prej saj. Kthejeni vëmendjen tuaj në aktivitete dhe miqësi që ju bëjnë të lumtur. Pamja juaj e hijshme ju bën një kandidat të mirë për një punë të profilit të lartë. Mos hezitoni të kërkoni kompensimin që ju meritoni.

Luani

Një marrëdhënie pasionante kërkon vëmendjen tuaj. Nëse jeni vetëm, do të bini kokë e këmbë në dashuri me dikë që do takoni në një konferencë. Në aspektin profesional do jeni në qendër të një publiku. Të gjithë janë do jenë të etur për të parë se çfarë ju me aftësitë tuaja krijuese.

Virgjëresha

Magnetizmit tuaj personal është e vështirë t’i rezistohet. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni. A jeni tashmë në një marrëdhënie? Pini një gotë vere me të dashurin e zemrës. Hapini rrugën pasionit. Paratë nga një trashëgimi do vijnë papritur. Përdoreni një pjesë të vogël për ta investuar në një biznes. Dhe nga ky biznes, ato do të shumëfishohen.

Peshorja

Nuk keni frikë të pranoni përgjegjësi të mëdha për hir të familjes suaj. Edhe pse është e admirueshme që doni të krijoni një jetë më të mirë për të afërmit tuaj, ju gjithashtu duhet të inkurajoni pavarësinë e tyre financiare. Nxitini që të gjejnë vende të mira pune.

Akrepi

Zgjerimi i aftësive do të rrisë besimin tuaj. E thithni informacionin si një sfungjer. Bëhuni ekspert në një fushë të caktuar. Paratë shtesë që do fitoni kursejini ose paguajini për një pension më të mirë. Fokusohuni tek dikush që doni dhe bëni diçka për të, qoftë edhe të përgatisni një vakt të shijshëm. Mendoni me kujdes për mënyrën më të mirë për të mbështetur këtë mik apo të afërm.

Shigjetari

Financat tuaja janë në ngritje. Vendosini disa nga këto të ardhura në një llogari pensioni ose kursimi. Duke pasur ca kursime do jeni më të qetë dhe do bëni një jetë më të kënaqshme. Kjo pavarësi ka shumë vlerë për ju. Edhe pse nuk jeni materialist, i doni gjërat e shtrenjta e të mira. Blini ca gjëra luksi. Hani në një restorant të shijshëm ose bëni një udhëtim.

Bricjapi

Ju mund të qëndroni pa problem me dikë që është provokues. Ndërsa të gjithë të tjerët kanë frikë nga ky agresor, ti e ndjen frikën e këtij njeriu. Përballimi i tyre në një forum publik do të fitojë shumë respekt. Kjo gjithashtu do t’i japë fund tiranisë së tyre. Kalimi i më shumë kohe në shtëpi do ju bëjë më të përqëndruar. Është mirë të rrethoheni nga njerëz që kuptojnë emocionet tuaja.

Ujori

Një ëndërr do të frymëzojë ju që t`i nënshtroheni një transformimi personal. Ju jeni gati për të ndjekur një qëllim profesional. Në trajnim shtesë do t’ju lejojë të fitoni një punë që e adhuroni. Është e lehtë të bini në dashuri me dikë që është i guximshëm. Kjo marrëdhënie do të ecë shpejt, duke i befasuar miqtë dhe familjen tuaj. Nëse jeni tashmë të dashuruar, bëni një udhëtim të shkurtër.

Peshqit

Mënyra më e mirë për të ndihmuar miqtë tuaj është gjetja e lumturisë suaj. Ju nuk mund ta kuptoni, por të dashurit tuaj ju admirojnë. Kur ju bëni diçka, do ta provojnë edhe ata. Kënaquni. Bëni masazh. Blini një parfum të ri. Kur kënaqni veten, bëheni më shumë më bujarë dhe të dashur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

 

Author: admin