Horoskopi për datën 27 prill nga Russell Grant

Dashi

Dikush do ta lërë një projekt me ju për në minutën e fundit, pasi do të përmbushë detyrimet e tij personale. Ju ishit gjysma që i ndihmonit ata, por tani ju kanë lënë pas dore. Keni mendimin që ata u sollën qëllimisht në këtë mënyrë, pasi e dinë që ju jeni aty dhe me një justifikim gjërat do jenë njëlloj mes jush. Ju do të bashkoheni sërish me ta, pasi sido që të jetë ata po i mbajnë të gjitha premtimet e tyre.

Demi

Një bisedë po bëhet interesante, por një mik do të marrë një mesazh ose telefonatë që do e shpërqendrojë. Ju dëshironi të dëgjoni të gjithë historinë, por mund të duhet të prisni për më vonë për t’i kujtuar ata që nuk e kishin përfunduar gjithë historinë. Lajmet e mira do të kenë të bëjnë me një qëllim të veçantë.

Binjakët

Ju kurrë nuk do të talleni me askënd që nuk po i bën shumë mirë gjërat. Kjo është arsyeja pse do të ndiheni të bezdisur me dikë që mendon se është zbavitëse të qeshësh me gabimet e njerëzve. Mund të jetë e nevojshme që të ndërhyni dhe të thoni gjëra pozitive për të ndihmuar në ngritjen e humorit të një të riu. Përdorni fjalë inkurajuese dhe shikojini se si ata do të ndihen më të motivuar.

Gaforrja

Një koleg tepër kritik po fillon t’ju irritojë. Ai gjen gabime në gjithçka që ju bëni, edhe pse e di që po jepni më të mirën tuaj. Rivaliteti i tij është ai që po shkakton shumë probleme, por ju sa më shumë që ju kritikojnë, aq më të fuqishëm ndiheni. Ju e urren të tregoni gjithçka ndodh, por në këtë rast jeni të detyruar.

Luani

Partneri ose miku juaj i ngushtë po tregohet jo i besueshëm. Ai ju ka zhgënjyer në më shumë se një rast dhe sepse doni të mendoni mirë për ta, ju gjithmonë i keni dhënë atij mirëkuptim. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më dhe ju duhet të përballeni me fakte rreth personalitetit të tij. Në planin afatgjatë keni nevojë për dikë që është më i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Virgjëresha

Ju kishit përshtypjen se një projekt në grup po shkonte mirë. Pengesat e papritura do të fillojnë të pengojnë dhe ngadalësojnë progresin. Nuk do t’ju duhet shumë kohë për të kuptuar se dikush ju ka treguar atë që mendonte se donit të dëgjonit dhe jo të vërtetën. Ju do të preferonit që ata të ishin të sinqertë me ju.

Peshorja

Më shumë përgjegjësi po grumbullohen mbi ju dhe tashmë keni shumë për të bërë. Dikush në një pozitë të fuqishme nuk dëshiron t`ju dëgjojë. Do të mërziteni nga mungesa e ndjeshmërisë së tyre. Një koleg i vjetër do t’ju vijë në ndihmë për një çështje biznesi ose financiare.

Akrepi

Ju duhet të gjeni mënyra për të rimbushur energjitë tuaja. Keni arritur një pikë kur vështirë se mund të bëni dallimin midis një dite jave dhe fundjavës. Është e vështirë të tregosh interes për një mundësi të re kur kjo do të thotë të marrësh më shumë përgjegjësi. Është koha të thuash ‘jo’.

Shigjetari

Nuk është koha për t`i mbajtur mendimet tuaja për veten tuaj. Të dashurit nuk mund të dinë se si ndiheni nëse i mbani të gjitha brenda. Hapja e zemrës tuaj do të jetë hapi i parë për të rregulluar një marrëdhënie të ngushtë. Do të inkurajoheni të flisni dhe do të jetë lehtësim të jeni në gjendje të shprehni emocionet tuaja.

Bricjapi

Mund të keni nevojë të hiqni dorë nga diçka për dikë tjetër. Kjo do t’ju japë më pak kohë për t’u marrë me veten. Të zhytesh në keqardhje për veten kur nuk mund të kesh atë që dëshiron nuk do të të bëjë shumë mirë. Nëse një punë shkon keq ose një marrëdhënie duket se nuk po shkon askund, përballuni me realitetin.

Ujori

Ju do të përfitoni nga një këshillë që do t’ju jepet nga dikush që është me më shumë përvojë. Mendja juaj është e vendosur në arritjen e një qëllimi personal. Në fillim mund të keni inat që dikush ndërhyn dhe ofron këshilla, por më vonë, do ta kuptoni se ata thjesht po përpiqen t’ju ndihmojnë të arrini atë që doni.

Peshqit

Do të thotë shumë për ju që të jeni në gjendje të bëni një ndryshim në jetën e njerëzve të tjerë, por mos po bëni më shumë seç duhet për të tjerët? Një mik apo i afërm po mbështetet shumë tek ju. Ata janë mësuar që ju të bëni gjithçka për ta, por ju nuk mund të ndihmoni dikë që nuk mund të ndihmojë veten dhe po filloni ta kuptoni këtë tashmë.

Author: admin