Dashi
Aftësia juaj për të qenë objektivë ju jep mundësinë të merrni vendime të mira. Në vend që të ndikoheni nga ankesat emocionale, manipuluese, grumbulloni të dhëna të besueshme dhe shqyrtojini. Pas një periudhe reflektimi, rruga më e mirë do të jetë e qartë. Një lajm emocionues do të merrni. Është mirë të dini që puna e vështirë po ju shpërblehet. Jepini vetes një shpërblim të bukur se qëndroni të fortë përballë vështirësive.
Demi
Në vend që ta derdhni gjithë energjinë tuaj në një qëllim të vetëm, punoni drejt ambicieve tuaja me një ritëm të qetë. Krijoni një plan i cili do t`ju vërë çdo ditë në lëvizje. Pas një muaji, do të kënaqeni me progresin tuaj. Më në fund, do keni kohë për aktivitetet tuaja të preferuara. Në vend që të qëndroni jashtë orarit për të përmbushur afatin e punës, do të merrni kënaqësi edhe nga gjëra të vogla, si një gatim i shijshëm apo mbjelljen e ca luleve në kopsht.
Binjakët
Gjetja e një partneri që stimulon intelektin tuaj dhe nxit ndjenjën tuaj të aventurës është e rëndësishme. Nëse jeni vetëm, mënyra më e mirë për të gjetur dashurinë tuaj ideale është të mishëroni këto cilësi tek vetja. Ndiqni një kurs sfidues për argëtim. Rezervoni një udhëtim jashtë shtetit. Mos ia ktheni shpinën një ëndrre, edhe nëse është e pakapshme. Kujtoni modelet që ju frymëzojnë dhe veproni si ata.
Gaforrja
Një praktikë shpirtërore kuptimplotë do të përmirësojë cilësinë e jetës suaj. Një shëtitje në drekë mund të jetë gjallëruese dhe lartësuese. Nëse nuk i pëlqeni zgjedhjet që ju janë dhënë, gjeni të tjera. Eprorët do të befasohen nga propozimet tuaja. Nuk ka asgjë më të fuqishme se marrja e kontrollit të një situate në dukje të pashpresë.
Luani
Koha e shpenzimit me dikë që ju adhuron është e mirë për egon tuaj. Përfshirja në një konflikt do të jetë një humbje e madhe e energjisë së vlefshme. Mos u futni mes trazirave. Energjia juaj e qetë do të jetë qetësuese dhe e mirëpritur për të gjithë.
Virgjëresha
Ju jeni një person me shumë aftësi të cilat i magjepsin të tjerët. Ju jeni me logjik. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz kërkojnë mendimin tuaj për çdo gjë. Më në fund, ju keni lëvizur nga një situatë e tensionuar dhe keni hyrë në ujëra të qetë. Në vend që të bëni plane të reja, do të jetë të kënaqur të qëndroni ca ditë në bregdet. Perceptimet tuaja do të bëhen shumë më të forta pas një periudhe pushimi.
Peshorja
Nuk duhet të kërkoni falje pse s`dini më shumë se njerëzit që janë më të vjetër ose më me përvojë. Duke pohuar idetë tuaja dhe duke qëndruar në këmbë, do të rriteni. Njerëzit do të vijnë tek ju për udhëzime, duke besuar që ju do të ofroni këshilla të vlefshme. Përballja me kufizimet tuaja është çliruese. Nëse e kuptoni se s`mund ta arrini diçka, pranojeni. Bëni gjërat që ju bëjnë të lumtur. Sa më mirënjohës të jeni, aq më e mirë do të jetë jeta juaj.
Akrepi
Vetëkujdesi duhet të jetë përparësia juaj. Njerëzit shpesh vijnë tek ju për mbështetje emocionale, financiare dhe praktike. Kur është hera e fundit që keni dhënë një ndihmë të tillë? Falënderoni veten për arritjet tuaja, blini një dhuratë bujare dhe investoni në një pajisje që ju kursen punë dhe kohë. Marrja e një pushimi do të jetë zgjedhja e duhur. Ju e shijoni atmosferën e misterit rreth jush. Hyni në heshtje në mediat sociale dhe shikoni se çfarë ndodh. Njerëzit do të jenë duke kërkuar për kontributin tuaj.
Shigjetari
Besojini intuitës tuaj për një grup njerëzish që kanë ardhur në jetën tuaj. Të punoni së bashku do të jetë mirë për të dyja palët. Ata pëlqejnë optimizmin tuaj dhe ju admironi ndershmërinë e tyre. Është kaq e këndshme t’i shpëtoni tensionit që ju ka pushtuar për javë të tëra. Në vend që të shikoni prapa, parashikoni jetën tuaj ideale. Optimizmi tërheq pasuri.
Bricjapi
Bëni një sakrificë në emër të dikujt që e doni. Nëse vini re se partneri juaj romantik merr gëzim të madh nga vizita në një vend të caktuar, mendoni për zhvendosjen atje ose për të bërë ca pushime. Jeni në udhëkryq? Kjo nuk është një gjë e keqe. Mjafton të keni një zgjidhje. Në vend që të ndiqni një rrugë të njohur, zgjidhni atë që është misterioze. Aventurat do të zbulojnë talentet tuaja të fshehura. Ju jeni shumë më i shkathët nga sa mendoni.
Ujori
Koha e shpenzuar me veten është relaksuese. Keni pasur disa fërkime dhe keni nevojë për pak pushim. Merrni frymë thellë. Pas një periudhe fatkeqësie, ju do jeni më të fortë se kurrë. Dikush që e admiron forcën tuaj do t’ju ofrojë një punë ose mundësi krijuese. Të paguheni për të ushtruar imagjinatën do jetë realizimi i asaj që keni dashur gjithmonë.
Peshqit
Ju e keni kuptuar papritur se një nga situatat më sfiduese që keni hasur ndonjëherë në fakt ka qenë në të mirën tuaj. Që nga ajo kohë, ju keni ndryshuar mendësinë tuaj, duke u ndjerë më i lumtur. Jepini vetes mundësinë për të mësuar dhe për t`u rritur. Një fazë e re e jetës ka filluar, por nuk jeni të sigurt nëse kjo është një e mirë. Mos u ndjeni i dobët para ndryshimeve. Kërkoni mundësi për të bërë miq. Shpejt do të krijoni një marrëdhënie të dobishme.
*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.