Horoskopi për datën 3 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Ju po shikoni drejt së ardhmes dhe po largoni kujtimet dhe zhgënjimet e vjetra. Keni nevojë që të ecni përpara. Merrni iniciativën dhe vazhdoni me planet për të cilat keni menduar për disa kohë. Jini këmbëngulës dhe lërini të tjerët të shohin besimin që keni në aftësitë tuaja.

Demi

Para se të merrni një vendim të përbashkët me partnerin duhet të mendoni se si mund të ndikojë kjo në jetën tuaj. Mund të keni një surprizë kur dikush që nuk e kishit konsideruar si mik të ngushtë, dëshmon se është më i kuptueshëm se partneri ose shoku juaj më i mirë. Ata do t’ju japin disa këshilla të shkëlqyera dhe fjalët e tyre do t’ju japin një ngushëllim.

Binjakët

Një ofertë udhëtimi ose ftesë ju ka futur në mendime, pasi nuk dini nëse duhet të shkoni për shkak të masave që janë marrë. Lërjani çdo gjë kohës.

Gaforrja

Refuzimi i një kolegu të vjetër për t’u përshtatur me politikat e reja po shkakton tension në vendin e punës. Asnjëherë nuk keni pritur që të reagonin në këtë mënyrë. Mbajtja e një qëndrimi optimist do të ndihmojë në shmangien e grindjeve ndërsa bini në kompromis.

Luani

Një punë e re më afër vendit ku jetoni ose të punoni nga shtëpia do t’ju ndihmojë të kurseni më shumë para. Jo vetëm që po kurseni duke ulur kostot e makinës, por edhe kohën e udhëtimit. Keni më shumë energji për të ndjekur hobet tuaja të preferuara. Përdorni hijeshinë dhe fuqitë tuaja bindëse për të marrë atë që dëshironi.

Virgjëresha

Tani ka kaq shumë mundësi dhe e keni të vështirë të bëni një zgjedhje. Një qëndrim mirënjohës do të tërheqë mundësi të reja pune dhe shoqërore. Duhet të jetë kënaqësi të eksploroni territore të panjohura. Një koleg i vjetër që respekton etikën tuaj të punës do t’ju ofrojë një detyrë të rëndësishme. Nëse po kërkoni punë, kushtojini më shumë kohë zhvillimit të zanatit tuaj.

Peshorja

Bëni më të mirën për të qëndruar i qetë në një situatë emocionale. Mund t`ju duhet të gjeni fjalët për të qetësuar një mik të paqëndrueshëm. Ju shkoni mirë me njerëzit që janë praktikë dhe do ta gjeni qetësinë që dëshironi në shoqërinë e tyre.

Akrepi

Nëse prisni shumë nga dikush që keni takuar kohët e fundit, ata mund të mos ndajnë standardet tuaja të cilat mund të jenë shumë të larta, por do të bëjnë më të mirën dhe kjo është e rëndësishme. Dikush mund t`i marrë sugjerimet tuaja si kritikë. Ofroni inkurajim dhe rezultatet do t’ju kënaqin.

Shigjetari

Edhe kur një partner ose mik i ngushtë të vazhdojë me detyrat e tij pa ju përfshirë, kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë nevojë për ju. Familja dhe miqtë tuaj do ta vlerësojnë mbështetjen tuaj. Gjeni kohën për t`i dëgjuar. Kur të dëgjoni për ato që kanë kaluar, nuk do të jeni në gjendje t`u mbani mëri.

Bricjapi

Në kohë provash dhe sfidash, bëhu vetja jote. Ruajtja e qetësisë dhe një sjellje praktike do t’ju ndihmojë të përdorni të gjitha pikat e mira në avantazhin tuaj. Një mik që nuk ka qenë kurrë mirë për shkak të një krize do të jetë i lumtur që do t’ju ??ketë pranë.

Ujori

Jini të kujdesshëm ndaj dikujt që po përpiqet shumë për t’ju kënaqur. Lavdërimi i tij i tepërt ka filluar t’ju mërzisë. Ju dëshironi të jeni mirë me njerëzit. E vlerësoni ndihmën kur ju ofrohet, por, në disa herë, preferoni t`ia dilni vetë.

Peshqit

Po tregoheni mjaft të kujdesshëm kur bëhet fjalë për shpenzimet. Keni të vendosur të shlyeni të gjitha borxhet dhe kjo do t’i japë jetës suaj një ndjenjë stabiliteti dhe rregulli. Profesionalisht, keni nevojë për një sfidë të re. Marrja përsipër e një përgjegjësie të vështirë do të çojë në një ngritje në detyrë.

Author: admin