Horoskopi për datën 4 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për 4 mars 2021.
Dashi

Miqtë nuk do të jenë më aq të besueshëm sa kanë qenë në të kaluarën. Mos e merrni këtë personale. Ata thjesht janë të zënë me problemet e tyre. Mënyra më e mirë për të adresuar sfidat tuaja është të anëtarësoheni për një organizatë bamirësie. Jo vetëm që do të vlerësohen kontributet tuaja, por do të keni një qasje të re për botën. Kështu shumë njerëz do të duan të bëjnë tregti me ju. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më optimistë në lidhje me perspektivat tuaja financiare.

Demi

Pasi të keni sjellë në vëmendjen tuaj disa probleme, do të detyroheni të ndryshoni një plan apo rregullat profesionale. Në vend që të kapeni pas një ideali të lartë, mendoni për atë që është praktike. Ju nuk mund të impononi bindjet tuaja tek një grup i larmishëm njerëzish. Duke treguar respekt për shijet individuale të njerëzve do fitoni respekt. Në vend që t`ju kundërshtojnë, ekipi do ta vlerësojë atë. Kjo pasi ata e dinë që ju gjithmonë po mendoni për atë që është më e mira për të gjithë grupin.

Binjakët

Ju nuk e keni problem të merreni me detaje të vogla, por ky nuk është rasti me projektin e fundit. Një afat i ngushtë ju detyroi që të nxitoni. Si rezultat, ju nuk keni përshkruar disa aspekte të rëndësishme të kësaj pune. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të plotësuar boshllëqet. Kur merrni një kritikë thoni saktësisht se çfarë ju mbetet në mendje. Ju nuk dëshironi lavdërime të kota, por jeni lodhur të sulmoheni pas çdo veprimi që bëni.

Gaforrja

Rregullimi i buxhetit tuaj do t’ju ndihmojë të paguani një borxh të madh. Pasi të paguhet kjo faturë, do të mbusheni me paqe. Papritur, do të jetë e lehtë për të plotësuar dëshirat financiare dhe romantike që keni. Arritja e një qëllimi të lartë do të jetë e lehtë. E gjithë çështja qëndron tek përdorimi i kohës tuaj në mënyrën më të efektshme të mundshme . Qëndroni larg nga mediat sociale dhe shmangni bisedat e mbushura me thashetheme.

Luani

Një supozim që keni pasur për mikun tuaj më të mirë ose partnerin romantik do të kundërshtohet. Sapo të kuptoni të vërtetën, marrëdhënia juaj do të përmirësohet. Do të ndaloni së bëri kërkesa të padrejta për gjysmën tuaj. Ju do të bëheni më vlerësues ndaj dhuratave të tyre. Dikush do t’ju kërkojë të injoroni parimet tuaja. Ju doni t’i bëni ata të lumtur por thjesht nuk mund të shkoni kundër ndërgjegjes suaj. Ndiqni parimet tuaja, edhe nëse kjo do të thotë të krijoni telashe për atë që doni.

Virgjëresha

Orari juaj duhet të rregullohet për të ndihmuar një të afërm të sëmurë. Mund të jetë e nevojshme që ju të zgjoheni herët për të përgatitur ushqimin ose për ta shoqëruar te mjeku. Në vend që këto detyra t’ju trembin, ju duhet t’i shikoni ato si mundësi për të dalë nga rutina që keni pasur. Nëse doni të realizoni potencialin tuaj, duhet të jeni vigjilent. Shanset për të përmirësuar situatat tuaja profesionale, romantike dhe të jetesës ju rrethojnë në çdo hap. Ndiqni ato.

Peshorja

Një dëshirë krijuese po ju çon drejt hutimit. Një përparim do të ndodhë ndërsa jeni duke bërë punët e shtëpisë. Imagjinata juaj nuk mund të lulëzojë kur jeni në ankth. Mos u mërzitni kur dikush nuk i merr parasysh urdhërat tuaja. Megjithëse jeni anëtarja më e aftë e ekipit, kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër e grupit është e pavlerë. Jini të gatshëm të delegoni detyrat tek të tjerët. Duhet të jeni zemërgjerë.

Akrepi

Vetëm sepse jeni rritur sipas një besimi të caktuar nuk do të thotë që duhet ta ndiqni atë. Gjeni një kod moral që ka kuptim për ju. Disa të afërm do të zemërohen nga filozofia juaj. Ky është problemi i tyre, jo i juaja. Të jetoni për të kënaqur të tjerët nuk është kurrë gjëja e duhur. Ju gjithmonë keni qenë të ndjeshëm ndaj ndjenjave të njerëzve. Ndonjëherë kjo gjë nuk ka ndikuar për mirë pasi ju ka nxitur të injoroni dëshirat tuaja. Ndaloni së shtypuri emocionet. Trajtoji ato si një rrugë për lumturinë personale.

Shigjetari

Kjo nuk është një kohë e mirë për të blerë pajisje ose makineri të rënda. Brenda disa javësh, ju do të zbuloni se mallrat kanë defekt dhe do të jetë e pamundur t`i shkëmbeni ose të merrni rimbursim. Prisni deri në muajin tjetër për të bërë këtë investim. Ju e urreni të shqetësoheni për prishjet e sistemit. Trajtoni këtë periudhë për të zbuluar se çfarë doni në të vërtetë. Pasi të zbuloni ato që nuk dëshironi, do të dini saktësisht se çfarë dëshironi.

Bricjapi

Mungesa e burimeve financiare po ju bën të rishikoni perspektivat e punës suaj. Hyrja në një industri më fitimprurëse nuk do të jetë problem. Ju keni të gjithë kujdesin e duhur për të zgjeruar grupin tuaj të aftësive. Këshillohet ndjekja e një kursi të përparuar. Do të kënaqeni duke punuar me një mësues me përvojë. Mendimet tuaja të forta po krijojnë probleme në jetën tuaj personale dhe profesionale. Shijet dhe preferencat tuaja janë të ndryshme nga të tjerët. Sa më shpejt ta pranoni këtë, aq më të forta do të bëhen marrëdhëniet tuaja.

Ujori

Kërkojni falje kujdo që e keni ofenduar dhe shpjegoni pse keni ndryshuar mendjen. Disa njerëz do të mërziten nga ndryshimi juaj i humorit, por shumica do të jenë të lumtur që keni dëgjuar arsyen. Mbushni kohën tuaj të lirë me aktivitete stimuluese intelektuale që ju pëlqejnë më shumë. Ju jeni shumë i zgjuar dhe sa më shumë ta vini trurin në punë aq më të lumtur do të jeni. Një përparim i shkëlqyer do të ndodhë ndërkohë që jeni duke u përpjekur t’i përgjigjeni një pyetjeje të vështirë.

Peshqit

Në vend që ta lidhni veten në një marrëveshje, mbajini të hapura opsionet tuaja. Toka po rrotulliset nën këmbët tuaja dhe duhet të mbani ekuilibrin tuaj. Brenda disa javësh do të merrni një pamje të qartë se ku duhet të shkoni. Deri atëherë, qëndroni në pritje. Ndiqni dashurinë tuaj për muzikën dhe artin. Marrja pjesë në një koncert apo vizita në muze ngre humorin tuaj. Mund të gjeni gjithashtu edhe rrugën e dashurisë.

Author: admin