Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 5 mars 2021.
Dashi
Kujtimet e fuqishme nxisin një ndryshim në sjellje. Nëse doni të shmangni marrëdhëniet e trazuara, mos u angazhoni në sjellje që ju shqetësonin qëkur ishit fëmijë. Duke i trajtuar të tjerët me dashamirësi, kujdes dhe respekt, do të tërhiqni rreth vetes njerëz të mirë. Nëse keni pasur vështirësi në realizimin e një plani, provoni disa ushtrime duke imagjinuar me mendje ç`do bëni. Fantazia bëhet shpejt realitet.
Demi
Zhytuni në një botë imagjinare. Sa më shumë që studioni dhe mësoni, aq më të lumtur do të jeni. Shqetësimet do të zhduken papritur. Ju jeni më i hapur se zakonisht për eksperimentim. Në të kaluarën, nuk prisnit të provonit gjëra të reja. Kjo po fillon të ndryshojë dhe tranzicioni është stimulues. Fleksibiliteti është vetia juaj më e mirë.
Binjakët
Edhe nëse keni diplomë universiteti, gjithnjë ka më shumë për të mësuar. Ndiqni një kurs që do të zgjerojë njohuritë tuaja. Bëni një plan të karrierës që reflekton dëshirat tuaja të vërteta. Puna nuk duhet të jetë vështirësi. Ju mund të paguheni edhe për t`u argëtuar. Dëgjoni zemrën.
Gaforrja
Një çështje e vjetër etike do të rishfaqet. Deri sa ta adresoni këtë çështje drejtpërsëdrejti, ajo do të vazhdojë t’ju ndjekë. Ndaloni injorimin e sjelljes problematike. Përballuni me njeriun që ju sulmon. Bëjini të qartë se jeni të vetëdijshëm për çfarë ky njeri ju bën. Avanconi me studimet. Kjo do jetë sfiduese dhe do t`ju largojë nga rutina.
Luani
Është koha të rishikoni marrëveshjet tuaja financiare. Nëse nuk keni një llogari pensioni ose kursimi, hapni një. Aftësitë tuaja kërkimore janë të forta. Nëse gjithmonë keni menduar se si të bëni diçka, por s`dini, kjo do të ishte një kohë e mirë për të parë disa video në internet. Ju do të zbuloni një tutorial që do t`ju ndihmojë shumë.
Virgjëresha
Mos dilni nga një bashkëpunim i rëndësishëm. Kujtojini vetes aspektet pozitive të këtij bashkëpunimi. Ai mund të vazhdojë të fuksionojë në avantazhin tuaj nëse qëndroni optimist. Komunikimi juaj hap rrugën për një marrëdhënie të dobishme. Dikush që admiron mënyrën se si silleni në situata të vështira do t’ju ofrojë një punë.
Peshorja
Një ish-punëdhënës do t’ju ofrojë një punë në organizatën e tij të re. Kjo është një mundësi e mirë për ju. Aftësitë e shkëlqyera të komunikimit ndihmojnë në zgjidhjen e një keqkuptimi. Kjo është një kohë e mirë për të zgjatur një degë të ullirit në shenjë paqaje ndaj një të afërmi, kolegu ose fqinji me të cilin keni debatuar. Zgjidhja e dallimeve tuaja do të vijë si një lehtësim i madh.
Akrepi
Hyrja në një garë që keni humbur në të kaluarën këshillohet fort. Këtë herë, ju mund të fitoni. Keni mësuar nga disfata juaj. Përveç kësaj, keni marrë shumë informata të dobishme për përsosjen e teknikave tuaja dhe ndreqjen e gabimeve. Besimi juaj tërheq shumë admirues. Nëse e keni kërkuar dashurinë, do ta gjeni me një që ka frikë t’ju afrohet. Merrrni ju iniciativën. Ju e balanconi njëri-tjetrin.
Shigjetari
Kjo është një kohë e mirë për t’u çliruar nga çdo gjë që nuk ju shërben më. Kërkoni ndihmën e një miku. Ai do t’ju ndihmoj të shihni dallimin mes plehrave dhe thesarit. Besojini kujtesës tuaj në lidhje me një incident shqetësues.
Bricjapi
Nëse keni bërë një gabim ose keni postuar informata të gabuara, korrigjojen. Duke pranuar gabimet do ta ruani reputacionin tuaj, jo ta rrënoni atë. A keni thënë diçka në gjaknxehtësi? Kërkoni falje me sinqeritet. Angazhimi në një sport apo art do t`ju entuziazmojë. Në të kaluarën, i shmangnit disa aktivitete, sepse kishit frikë të dukeshit si i paaftë në fazat e hershme. Lejojeni veten të jeni fillestar.
Ujori
Një burim i vjetër i të ardhurave do të bëhet përsëri i disponueshëm. Merrni këtë mundësi për të rritur fitimet tuaja. Përdorini paratë që fitoni nga kjo sipërmarrje për të financuar një projekt të ëndërruar. Nëse doni të udhëtoni, të bëni art apo relaksoheni është e parëndësishme; ndiqni këtë impuls. Bërja e gjërave me duart tuaja është e kënaqshme. Shpesh, jetoni në botën e ideve. Të mësoni se si t’i ktheni konceptet në objekte konkrete është një përdorim i dobishëm i kohës suaj.
Peshqit
Çlirimi i qëndrimeve tuaja është i rëndësishëm. Zhvilloni filozofinë tuaj të jetës. Vetëm kjo do t`ju pasurojë. Merreni seriozisht shëndetin dhe lëvizni për të mirën tuaj. Edhe nëse duhet të shkoni në fund të botës. Bëjeni.
*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.