Horoskopi për datën 8 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Paratë që ju janë vonuar më në fund do arrijnë. Financat do marrin një kthesë për mirë. Përpjekjet që keni bërë javët e fundit do të fillojnë të shpërblehen tani. Ju ndjeheni të aftë të organizoni buxhetin tuaj me më shumë sukses. Projektet e reja kapin imagjinatën tuaj. Ndiheni mirë që jeni në gjendje të vazhdoni para me gjërat që dëshironi më shumë të bëni.

Demi

Blerja dhe shitja do t’ju mbajë të zënë dhe të zënë këto kohë. Bërja e përmirësimeve në shtëpi do të jetë rraskapitëse, por tepër e kënaqshme. Do ta bëjnë ambientin tuaj më të këndshëm. Dikush afër jush do ketë nevojë për kujdesin tuaj.

Binjakët

Një mik po futet shumë thellë në jetën tuaj private. Po fillon t`ju mërzitë ndërhyrja e tij. Partneri do mërzitet kur të kuptojë që po i mbani disa sekrete. Ka disa mënyra më të mira për të ruajtur pavarësinë tuaj pa trishtuar ata që ju duan e që kujdesen për ju. Diplomacia është fjala kyçe. Bëni kujdes me ato që postoni në rrjetet sociale.

Gaforrja

Pavarësisht nëse e prisnit ose jo, vëmendja juaj do të jetë tek familja. Diçka do prishet dhe do t`ju zhgënjejë. Nëse nuk mund të merreni vetë me problemin, punësoni dikë. Një fqinj do t’ju japë disa oferta dhe sugjerime interesante.

Luani

Jini fleksibël në trajtimin e një situate të mundimshme. Punoni me të tjerët për të gjetur një zgjidhje. Kini durim kur keni të bëni me njerëz të vështirë. Nuk do të jeni të etur për të bërë punë shtëpie, por është një ide e mirë të mbani të paktën rregull e të sistemoni.

Virgjëresha

Vazhdoni me shqetësimet tuaja kryesore. Keni aftësi unike dhe përvojë të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Mund të merrni veprime të rëndësishme për t`i bërë gjërat të funksionojnë. Do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve që janë të gatshëm t’ju mbështesin.

Peshorja

Një situatë eksperimentale duhet të monitorohet nga afër. Mbështetja shtesë mund të jetë e nevojshme për njerëzit që kanë nevojë për të. Reagimet do të jenë të rëndësishme për t’ju ndihmuar të vendosni se cilat masa të mëtejshme duhet të merren për të përmirësuar situatën.

Akrepi

Shëndeti juaj po përmirësohet dhe fuqitë tuaja të përqendrimit janë të forta. Të vepruarit sipas ideve tuaja do të sjellë rezultate pozitive. Bashkëpunimi brenda shtëpisë dhe vendit të punës do të sigurojë që çështjet rutinë të kryhen pa probleme ose pa ndonjë incident.

Shigjetari

Ndërmerrni rrezikun, kur t`ju krijohet mundësia. Nëse keni menduar për ndryshime të nevojshme në jetën tuaj, bisedat e shumta në familje do të forcojnë vendosmërinë tuaj për t’i realizuar ato. Dëgjoni me kujdes këshillën e mençur të një të afërmi të moshuar. Pranoni një ftesë për një seminar online. Zgjerimi i njohurive tuaja do t’ju japë më shumë mundësi në të ardhmen.

Bricjapi

Ngjarjet dhe aktivitetet shoqërore që zhvillohen në nivel lokal do t’ju sjellin kënaqësi të madhe. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t`u rilidhur me miqtë e ngushtë. Bëni biseda miqësore.

Ujori

Idetë krijuese ju vërshojnë në mendje. Kjo do të ishte një kohë e mirë për të ndrequr mjedisin tuaj. Mund të duhet pak kohë për të bindur ata me të cilët jetoni që të bien dakord me idetë që ju tërheqin më shumë për të dekoruar shtëpinë. Një kompromis përfundimisht do të gjendet.

Peshqit

Mbani një sens humori dhe shfaqni imagjinatën tuaj pa marrë parasysh sa e vështirë është situata. Ndjeshmëria ndaj nevojave dhe ndjenjave të të tjerëve do t’ju ndihmojë të jepni përgjigjen e duhur në momente të tensionuara. Bëni më të mirën për të mbajtur larg të afërmit pesimist. Komunikimet me një mik do të krijojnë një ndjenjë pasurimi emocional.

Author: admin