Horoskopi për datën 9 shtator 2022 nga Russell Grant

Dashi

Kur të merrni në telefon një mik apo koleg për një ofertë do të zbuloni se keni aftësi ose një talent që nuk e kishit kuptuar kurrë se e kishit. Puna rutinë që kërkon pak imagjinatë ka filluar t’ju mërzisë. Kjo është një shenjë që ju duhet më shumë sfidë dhe stimulim në jetën tuaj tani.

Demi

Po fajësoheni për gabimet që bën dikush tjetër. Ju mund të mendoni se ata e kanë planifikuar qëllimisht këtë gjë, por nuk jeni të sigurt për qëllimet e tyre. Ndoshta duan të largohen nga përgjegjësitë të cilat ata nuk i përballojnë dot. Sido që të jetë, nuk do të dëshironi të vazhdoni të punoni më tej me këtë person.

Binjakët

Me kundërshtimet, ankesat dhe pakënaqësitë që vijnë nga një mik, ju po pyesni veten nëse do të jeni në gjendje të shihni përsëri sy më sy njëri-tjetrin. Duket se nuk mund të bëni asgjë për ta rregulluar këtë gabim. Nëse jeni beqar, kini kujdes të mos i lexoni gabim sinjalet e dikujt, ose mund të arrini në një përfundim jo të vërtetë për një situatë romantike.




Gaforrja

Çështjet familjare do të rregullohen pa shumë debate. Këto mund të përfshijnë marrëveshje të ardhshme financiare, ose plane që duhet të zhvendoseni. Të qenit pjesë e një grupi të ri të komunitetit që në fillim do t’ju bëjë të ndiheni të sigurt në pozicionin tuaj. Ekziston një ndjenjë e fortë ngrohtësie në këtë grup.

Luani

Vonesat do t’ju pengojnë të vazhdoni me një projekt. Kjo mund t`ju shqetësojë, sepse nuk jeni duke bërë përparimin që kishit shpresuar të bënit deri tani. Nëse i dorëzoheni tundimit për të luajtur me lojërat e fatit, mendoni se çfarë mund të humbni. A ia vlen rreziku?

Virgjëresha

Ka disa punë që do të donit t’i hiqnit qafe, por për një sërë arsyesh, kjo nuk do të ndodhë sot. Pakujdesia e një kolegu do të lërë gjithçka të prapambetur. Ju nuk jeni i vetmi që ndiheni i frustruar nga gjithë kjo situatë.

Peshorja

Jeni të pasigurt se si të vazhdoni me një punë apo detyrë të re. Ju duket e papërshtatëshme për të kërkuar ndihmë. Konsultohuni me dikë që ka më shumë përvojë. Nëse ndiqni këshillat e tyre, së shpejti do ta filloni këtë projekt. Nëse vazhdoni të jeni të hutuar, nuk ka gjasa të arrini rezultate.




Akrepi

Jeni gati të anuloni disa plane që përfshijnë një person që po bëhet gjithnjë e më i pabessë. Askush nuk mund t’ju fajësojë juve për dështimin e kësaj marrëveshjeje. Gjithmonë i keni marrë seriozisht përgjegjësitë tuaja dhe nuk keni respekt për dikë që gjen justifikime njëri pas tjetrit për detyrat që nuk përmbush.

Shigjetari

Duhet të jetë një surprizë e këndshme të të ftojnë në një udhëtim me të gjitha shpenzimet të paguara. Nuk e kishit menduar që i ftuari këtu do të ishit ju. Marrëveshjet që duhet të bëni do të stimulojnë mendjen tuaj për ta çuar drejt veprimeve. Do të keni shumë për të pritur.

Bricjapi

Njerëzit po e vënë në dyshim përparimin tuaj. Ju mendoni se po përballeni në mënyrë shumë të mirë. Konkurrentët kanë arsye për të treguar interes për aktivitetet tuaja. Ata do të përpiqen të vendosin pengesa në rrugën tuaj. Ndihmoni shokët e skuadrës dhe shmangni rivalët.




Ujori

Detyrat rutinë nuk mund t’ju tërheqin interesin që keni ndaj diçkaje. Dikush po ankohet sepse punët nuk po kryhen dhe ju e dini se ata janë të mërzitur për mungesën tuaj të interesit për këto detyra. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të injoroni plotësisht komentet e tyre. Nëse një punë është kaq e rëndësishme për ta, lërini të vazhdojnë me të.

Peshqit

Diçka ose dikush po ju bën të ndiheni të shqetësuar. Në një përpjekje në grup mund të duket sikur pikëpamjet tuaja nuk merren seriozisht. Mos lejoni askënd t’ju frikësojë dhe nëse ka diçka që mendoni se dëshironi të bëni, bëjeni në mënyrë që dhe të tjerët së shpejti ta kuptojnë se jeni serioz.

Author: admin