Horoskopi për ditën e hënë, 19 tetor 2020

Dashi

Keni bërë disa hapa pas herë pas here, por nuk ka asnjë arsye për t’u ndjerë keq.
Përfundimisht ne korrim, atë çfarë mbjellim. Jini pozitivë dhe shikoni para, jo pas.

Demi

Do të merrni gjithçka dëshironi këtë fundjavë nëse përgatiteni të bëni sakrificat e
nevojshme. Sakrificat e kërkuara tani nuk do të jenë asgjë në krahasim me ato që keni bërë në të kaluarën.

Binjakët

Keni dalë nga rruga juaj për të ndihmuar të tjerët. Harrojini të tjerët për një kohë dhe shikoni vetëm punët tuaja. Çfarë doni nga jeta më shumë se asgjë tjetër? Merreni.

Gaforrja

Mendoni se si mund të zgjeroni horizontin tuaj. E rëndësishme është që jeni në lëvizje dhe i jepni krahë imagjinatës. Kushedi ku do ju dërgojë…

Luani

Keni qenë shumë ambiciozë, por nuk duket se keni shumë për të treguar sa u përket përpjekjeve tuaja. Ndoshta ngaqë jeni përpjekur të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Fokusohuni vetëm tek një gjë dhe bëni gjithçka për t’ia dalë.

Virgjëresha

Nuk ka asnjë problem të ëndërrosh gjëra të mëdha, por sa më të mëdha që janë gjërat që mendon duhet të jesh i ndërgjegjshëm për sakrificat që duhet të bësh.

Peshorja

Këtë fundjavë nuk do ju mungojnë arsyet për të buzëqeshur, por a po buzëqeshin të gjithë rreth jush? Shfrytëzoni aftësitë tuaja për të “ndezur” ambientin.

Akrepi

Mund të jeni ai tip njeriu që preferon të ruajë distancën me njerëzit që nuk i njihni shumë, por gjatë ditës së nesërme do të keni mundësinë të hapeni e të tregoni shpresën dhe frikën.

Shigjetari

Hapi i madh për të cilin keni ëndërruar është tashmë shumë afër. Nëse do të keni
vendosmërinë e duhur për të arritur deri në fund do të merrni atë që meritoni. Kurrë mos dyshoni tek aftësitë tuaja.

Bricjapi

Pavarësisht hapave pas të ditëve të fundit, kjo ka qenë një periudhë pozitive e jetës suaj. Ndodhitë e 24 orëve të ardhshme do të bëjnë që ju të pranoheni si një lloj guruje apo eksperti në fushën tuaj.

Ujori

Ju pëlqen të përballeni me sfida të reja, por a do të thotë kjo se duhet t’i kërkoni? Edhe Ujorët kanë nevojë për pushime herë pas here.

Peshqit

Partneriteti dhe marrëdhëniet janë nën ndikimin e mirë të yjeve, pa marrë parasysh diferencat që keni pasur kohët e fundit. Herën tjetër përpiquni të mos e merrni jetën kaq seriozisht.

Author: admin