Horoskopi për ditën e shtunë, 23 tetor 2021

Dashi

Pasi keni zgjidhur një çështje partnershipi tani mund të shikoni para dhe të punoni për të mirën e përbashkët. Ajo që do bëni bashkë do të jetë më me përfitim se çfarëdo të bëni ndarazi.

Demi

Me lëvizjen e diellit drejt shenjës suaj të kundër nesër, do të kuptoni se shumë njerëz bëhen më kërkues nga sa janë zakonisht. A do ua jepni atë që do ju kërkojnë?

Binjakët

Nuk ka asnjë arsye pse kohët e gëzueshme të javëve të fundit të mos vazhdojnë gjatë të gjithë vitit. Megjithatë, duhet të bëheni më seriozë në çështjet e punës të cilat deri më tani i keni injoruar.

Gaforrja

Me lëvizjen e diellit në zonën më dinamike të shenjës suaj, do të keni uri për të nisur një shkallë aktivitetesh të reja. Nëse keni talent për diçka, duhet të bëni më shumë për të.

Luani

Rizistojini thirrjes për të vendosur një ultimatum të çfarëdollojshëm pasi do të
refuzoheni, dhe nga ana tjetër krenaria juaj do të dëmtohet. Ka mënyra të tjera për të marrë çfarë dëshironi.

Virgjëresha

Po afron koha që të mos jeni nervozë sa i takon punës dhe financave tuaja. Rrethojeni veten me njerëz që dinë të qeshin dhe të shijojnë jetën.

Peshorja

Nëse dikush përpiqet t’ju bëjë të nxitoni në marrjen e një vendimi, duhet të këmbëngulni që të merrni të gjithë kohën e nevojshme. Me shumë gjasa ata janë të paduruar, por mund të jenë duke shpresuar që ju të bëni një gabim.

Akrepi

Një cikël i ri diellor nis nesër dhe dielli do të sjellë mundësi të reja për ju në javët
në vijim. Jepi krahë ambicies tënde dhe mos e kufizo.

Shigjetari

Mund të dëshironi të tërhiqeni nga pengesat e përditshmërisë ditët në vijim. Aktiviteti kozmik do ju inkurajojë të shpenzoni më shumë kohë vetën dhe më pak kohë me njerëz të zhurmshëm.

Bricjapi

Është diçka të keni opinione të forta rreth ambicieve të ditës, dhe diçka tjetër t’i
përdorësh ato për të bërë ndryshime. Duhet të mësoni të merrni vendime dhe t’i zbatoni me shpejtësi.

Ujori

Lëvizja e diellit në drejtim të shenjës suaj që sundon mbi statusin tuaj profesional
nënkupton se kjo është koha për sfida të reja. Vendosni çfarë sfidash janë më të mira për ju, dhe më pas bëni gjithçka t’i arrini.

Peshqit

Rritja e ndikimit të diellit në shenjën tuaj do i japë krahë mendimeve për pushime. Nisni të planifikoni pushimet e radhës, edhe nëse puna nuk ua lejon për momentin.

Author: admin