Horoskopit i muajit nëntor: UJORI dhe PESHQIT

Nga PAOLO FOX

UJORI: Ankthi dhe tensioni i grumbulluar gjatë muajve të fundit është kapërcyer, por edhe nëntori do të sjellë ditë të vështira. Bëjini mirë llogaritë e shpenzimeve, sidomos nëse i kini shtrirë këmbët më shumë sesa jorgani.

Në datat 4 dhe 6 do të bëni mbledhje në familje apo në punë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Realiteti është se edhe profesionistët më të vjetër në zanat janë detyruar të bëjnë shpenzime apo investime të paparashikuara, rezultati i të cilave s’do të jetë i menjëhershëm. Nëse keni një konflikt me një ish-partner apo një çështje ligjore të hapur, Jupiteri do t’ju ndihmojë ta zgjidhni. Çështjet e punës dhe raportet sociale kërkojnë shumë diplomaci. Ndoshta keni shkelur dikë me këmbë për të arritur çka keni dashur në aspektin profesional.

Në sferën sentimentale nëntori do të jetë një muaj intrigues që do të vazhdojë të dhurojë emocione përgjatë muajve në vijim. Keni në zemër një person që ju pëlqen apo doni të ktheheni me dikë që keni dashur shumë, ndaj ju këshilloj të mos dyshoni shumë dhe ta lini veten të udhëhiqet nga instinkti.

Kush nga ju do të kalojë vetëm disa aventura, gjysma e parë e muajit është shumë e favorshme. Të rinjtë do të përballen me disa probleme në familje, sidomos nëse kanë krijuar një lidhje që prindërve nuk u pëlqen. Dëshira juaj për t’i befasuar të tjerët apo për të bërë gjëra të pazakonta, mund t’ju shtyjë të shkelni disa norma. Investimet vonohen, por nuk bllokohen. Jupiteri kalon në shenjën e Peshqve në ditët e fundit të vitit dhe 2022 premton më shumë të ardhura. Takimet janë të favorizuara pas datës 24.

Forma juaj fizike do të jetë më e mirë gjatë dy javëve të para, ndërsa në datën 18 do të ndieni një farë nervozizmi. Gjërat e përsëritura dhe të mërzitshme janë armiket tuaja. Shmangni polemikat apo hapat e gabuara që finalizojnë një fazë të lodhshme, sidomos rreth datës 25. Shqetësimet psikosomatike nuk mungojnë.

PESHQIT: Fundviti do të jetë shumë i mbarë për të lindurit e shenjës suaj. Nëse keni pranuar një detyrë të re në vjeshtë, në dhjetor do t’i shikoni rezultatet. Datat  12 dhe 22 do të jenë shumë interesante. Në javët në vijim nuk do të keni asnjë planet kundër. Kjo nuk do të thotë se fati është automatikisht vetëm me ju, por se të gjitha nisma tuaja do të ecin më mirë. Bashkëpunimet e krijuara së fundmi japin garanci të mëdha. E sigurt është se 2022 do të jetë viti juaj, sepse Jupiteri vjen te ju më datë 29 dhjetor. Bëni kujdes me shpenzimet, sidomos dhjetë ditët e fundit të muajit. Nëntori është muaj i qetë, një muaj ku do të përqendroheni më shumë në analizën e atyre që po ndodhin.

Dashuria do të zgjohet, sidomos pas datës 5, kur Venusi i bën gjërat më interesante. Histori të reja dashurie apo edhe shkëndija të vjetra që nuk janë harruar. Nëse ju pëlqen vërtet dikush dhe doni t’i bini në sy, ky është momenti i duhur. Mes datave 12-14, do të gjeni kombinimin e duhur. Nëse disa nga ju sapo janë ndarë, do të marrin nga ish-partnerët çka duan dhe do të gjejnë një zëvendësues shumë shpejt. Projektet në çift do të funksionojnë më mirë, madje edhe planet për fëmijë. Disa çifte që kanë probleme për të sjellë në jetë një fëmijë do të marrin në konsideratë edhe adoptimin. Nëse merrni vendimin e duhur, do të nisni të thurni ëndrra të mëdha.

Nëntori do të jetë muaji i rikuperimit psikofizik. Bëhuni gati të përjetoni një dashuri të madhe. Kur jemi të dashuruar, na shtohet edhe dëshira për të qenë më mirë dhe për t’u dukur më bukur. Nëntori ju gjen protagonistë, gjë që kishte disa muaj që nuk ndodhte. Probleme të lehta me këmbët. Bëni kujdes nga sforcimet në datat 22 dhe 30.

Author: admin