Pasditen e djeshme, si pjesë e një aksioni të jashtëzakonshëm të kontrollit të territorit që synonte goditjen dhe parandalimin e fenomenit të trafikut të drogës, policët e Corato arrestuan një 29-vjeçar të dyshuar për një grabitje, ngjarje e ndodhur mbi dy muaj më parë.
Gjatë një kontrolli në shtëpi, të riut ju gjet kanabis, kokainë dhe marijuanë, të fshehura mirë brenda shtëpisë së tij. Gjithashtu ju bllokuan në cilësinë e provës materiale dhe paisje për paketimin e ilaçeve dhe një shumë parash, të mbajtur nga agjentët si të ardhura të veprimtarisë tregtare.
Në pranga nën akuzat e mbajtjes së paligjshme të drogës për qëllim të tregtimit dhe mosrespektimit të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor, 29-vjeçari u transferua në burgun e Traniut. //telebari//