Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.
Më datë 13.03.2022, rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit M. M., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren J. Xh., 61 vjeçe, banuese në fshatin Vërdovë, Pogradec, e cila pas mjekimit të marrë në spitalin e Pogradecit, u nis për ndihmë të specializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këto struktura, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit V. S., 27 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur një mjet të parkuar duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas, nuk i është bindur dhe ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë, për dhënien e dokumentacionit dhe kryerjen e alkooltestit.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.