Shpesh dëgjojmë se lumturia është një prirje e mendjes. Një shembull janë shumë njerëz të bukur, të pasur dhe në dukje pa probleme, por që duken të palumtur dhe që janë në kontrast të plotë me të tjerët, me më pak fat, por gjithmonë të qeshur dhe të gëzuar.
Se cili është sekreti i lumturisë, ndoshta ky do të jetë gjithnjë një mister. Sidoqoftë, ka shumë gjëra të vogla që mund të bëhen për ta tërhequr atë në jetën tuaj, për të mësuar ta njohësh dhe për ta shijuar plotësisht. Të jesh i lumtur, në fund të fundit, është gjithashtu diçka që disa njerëz mund të kenë nevojë të mësojnë. Dhe meqenëse edhe yjet gjithashtu ndikojnë në mundësinë e ndjenjës së lumtur, sot ne do të analizojmë mënyrat për të arritur këtë gjendje shpirtërore të lakmuar. Dhe do të përqendrohemi në shenjën e zodiakut të muajit, që është Virgjëresha.
Për ju që jeni preçizë sa pak njerëz të tjerë, lumturia ndonjëherë mund të jetë me të vërtetë e vështirë për t’u arritur. Kjo varet nga mënyra juaj tepër realiste e jetesës dhe nga paaftësia juaj për të kuptuar aspektet pozitive. Gjithmonë të përqendruar në gjithçka që është e gabuar, në fakt ju e bëni veten të priret drejt një gjendje shpirtërore që është shumë e vështirë të ndryshohet dhe e cila, është e panevojshme të thuhet, priret gjithnjë e më shumë drejt të qenurit negativ sesa pozitiv.
Në mënyrë që të përjetoni një gjendje të mirëqenies që mund t’ju çojë drejt lumturisë, është e rëndësishme të punoni shumë në mënyrë që të merrni të paktën bazat e konsideruara të domosdoshme.
Prandaj, le të vazhdojmë dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mund të bëni për të qenë të lumtur.
Bëhuni më pak gjykues. Të paturit gjithnjë një mendim (shpesh negativ) për të gjithë, ju bën që të keni një perceptim mjaft të kufizuar të botës. Kjo tju predispozon që të bini kollaj në me humor të keq, të mos arrini të shihni se çfarë të tjera gjëra të mira ka, dhe si pasojë të jetoni një jetë më të trishtuar sesa mund të kishit bërë, nëse do të mësonit ta mendonit ndryshe.
Lërini hapur dyert e shpresës. Ndërsa është e vërtetë që të jesh realist është një gjë e shkëlqyer, është gjithashtu e vërtetë që të presësh gjithmonë më të keqen tregon kryesisht një bazë pesimizmi që mund të shmanget thjesht duke mos mbyllur derën e shpresës. Kurdo që ta gjeni veten duke pritur më të keqen nga një person apo situatë, atëherë, mendoni gjithashtu se si do të ishte sikur të arrinte t’ju habiste. Sepse ndonjëherë, edhe nëse e keni të vështirë të besoni, kjo gjithashtu ndodh.
Jini më proaktivë. Vërtetë, ju nuk jeni një adhurues i risive dhe sfidat e reja gjithmonë ju krijojnë një farë ankthi. Megjithatë, ndonjëherë, është e mjaftueshme të detyrosh veten të ndryshosh qëndrimin për të parë ndryshime në jetën tënde. Mundohuni të jeni më proaktivë dhe të hapur ndaj çdo risie të vogël. Midis tyre ju me siguri do të gjeni ato të këndshmet. Dhe kjo, ngadalë (dhe nëse doni të punoni me të), do të ndryshojë mënyrën se si i perceptoni gjërat.
Mos kritikoni të tjerët. Fakti që jeni në gjendje të vini re probleme dhe defekte më shumë se shumë të tjerë nuk ju jep të drejtën të kritikoni hapur të tjerët. Lëreni këtë mënyrë të vepruari vetëm për ata që ju kërkojnë gjykim dhe shmangni komentet për jetën e të tjerëve. Kjo do t’ju bëjë më dashamirës dhe do të përmirësojë shumë marrëdhënien tuaj me ata që ju rrethojnë. E cila do ta lehtësojë të ndjerit të lumtur.
Mos kini frikë. Ndonjëherë ajo që ju pengon të jeni të lumtur është frika për të qenë të lumtur. Në realitet, shijimi i momenteve të këndshme nuk ju pengon të qëndroni të vëmendshëm dhe të kapni ndonjë gjë që është e gabuar. E gjitha varet nga mënyra se si ju zgjidhni të menaxhoni jetën tuaj. Prandaj, kur ka situata ose momente të këndshme, përpiquni të ndiheni mirë dhe t’i shijoni me gëzim. Në këtë mënyrë do të ndjeheni më të vetëdijshëm për veten tuaj dhe, padyshim, edhe më të lumtur.
Vërtetë, rruga për të ndryshuar është e gjatë dhe duhet shumë punë me veten, që të jesh në gjendje të ndryshosh plotësisht. Por ia vlen gjithmonë. Pra, edhe nëse qenia e shenjës së zodiakut të Virgjëreshës ju shtyn drejt disa qëndrimeve, përpiquni të mendoni për mirëqenien tuaj dhe të ndryshoni gjërat. Ju do të shihni se lumturia nuk do të vonojë shumë. Thjesht duhet të mësoni ta njihni dhe pranoni pa rezerva.