Rrugëtimi i Ilirit në ekranin shqiptar ka nisur shumë vite më parë, atëherë kur gjithë audienca priste me kërshëri puntatën e radhës së “Dancing with the stars”.
Ndonëse i njohur për sukseset jashtë trojeve shqiptare, Shaqiri mori vëmendjen e gjithë audiencës në momentin kur u prezantua si kryetar i jurisë së spektaklit që vinte njëherë në javë në “Vizion Plus”.
Mbrëmjen e djeshme Iliri e ka rikujtuar këtë moment të dashur në jetën e tij, duke përshëndetur producenten e “Dancing with the stars”, Holta Dulakun.
Iliri është shfaqur mirënjohës duke kujtuar bashkëpunimin e tyre të nisur në 2010 dhe sepse ishte ajo që e ribëri të njohur dhe njëherë në tregun shqiptar duke e sjellë çdo javë nga Italia në spektakël në 6 edicione të tij.
Ndërsa para pak ditësh ajo vendosi ta surprizojë me një parashutë në shtëpi, duke e quajtur kryetarin më të mirë të jurisë, moment ky që e e mocionoi shumë Ilirin.
Iliri ka folur disa herë brenda shtëpisë për rrugëtimin artistik dhe gjithë dashurinë që ka marrë nga spektakli i “Dancing With the stars”, dashamirësi të cilën e gëzon dhe sot në “Big Brother Vip”./revistawho.com