Fermerët që protestojnë kundër ligjeve të reja të bujqësisë në Indi kanë thyer barrikadat e policisë përreth kryeqytetit, Delhi dhe kanë hyrë në terrenin e Kalasë së Kuqe historike të qytetit, në skena të dhunshme që lanë në hije festimet e Ditës së Republikës. Policia goditi protestuesit me shkopinj gome dhe gaz lotësjellës, për të shpërndarë turmat pasi qindra mijëra fermerë, me traktorë ose kuaj, marshuan në kryeqytet. Një protestues vdiq në përleshje dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. //Guardian News