Postimi i Dua Lipes me flamurin Authochthonous në Instagram ka nxitur reagime te shumta nga perdoruesit serb te rrjetit. Kengetarja me origjine shqiptare e me fame boterore diten e djeshme permes nje tjeter postimi sqaroi se nuk dëshiroi që të nxiste ùrrejtje.
Mes personazheve që kanë reaguar është edhe këngëtarja serbe Svetlana Ceca Razanatovic.
Në nje prononcim për “Alo!”, Ceca e quajti Duan fëmijë dhe ínjorante mbi faktet historike.
“Nuk do të harxhoj fjalë mbi një ínjorante që nuk i di faktet historike. Gjithçka qe duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, deklaroi Ceca.
Po ashtu edhe këngëtari Aca Lucas tha për median “Alo!”: “Nuk ka as Kosovë në atë hartë që ajo e publikoi, vetëm Shqipëri. Është detyrë e imja të reagoj ndaj këtij rasti dhe kushdo të heshtë, le të heshtë! Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e drejtë”, tha Lucas.