Italianët mbajnë rekord për”çuna mamaje” por edhe Shqiptarët nuk mbeten mbrapa.
Nuk ka asgjë të keqe të jesh i lidhur pas personit që të dhuroi jetën dhe të kushtoi gjithë jetën por ndonjëherë teprohet dhe me teprim e kemi për atë vijën e hollë që ndan një marrëdhënie të shëndetshme nga ajo e fiksuar.
Si të dalloni një çun mami:
1.Ai i tregon mamit fjalë për fjalë gjithçka
Nëna e të dashurit tuaj nuk duhet të dijë asgjë për jetën tuaj intime . Nëse ajo vazhdimisht bën pyetje ndërhyrëse, partneri juaj duhet të përgjigjet:” Ky nuk është diskutim që mund ta bëjë me ty”
2.Gjithmonë mban anën e saj
Nëse zbuloni se partneri juaj nuk është në gjendje të dëgjojë mendimin e askujt tjetër, duke përfshirë edhe tuajin, atëherë ky është një tregues i mirë se do të jetë e vështirë për të që të bëjë vend për mendimin tuaj në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
3.Është i varur financiarisht
Nëse ai akoma jeton me të ose është nën kujdesin e saj bëj kujdes. Kjo do të thotë që ai gjithashtu mund të jetë i varur financiarisht nga ajo nëse para se të shkoni diku ai duhet patjetër të flasë me mamin.
4.Ka nevojë për miratim e saj në vendime të mëdha
Një gjë është të marrësh këshillat e mamasë për diçka dhe diçka tjetër është që të kërkosh miratimin e saj kur të jesh i rritur .
Nëse ai kërkon miratimin e saj, nuk ka rëndësi se sa ju do,ai nuk do të ketë kurrë guximin të prishë këtë model të nënës dhe të të zgjedhë,nëse ajo vendos të mos ta pranojë kurrë lidhjen tuaj.