Ka “disa prova” që varianti i ri Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Kent, është më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme të virusit, tha Boris Johnson të Premten.
Kryeministri tha në një konferencë shtypi për Dauning Street: “Duhet t’ju them se ne jemi informuar sot se përveç përhapjes më shpejt, duket se ka disa prova se varianti i ri që u identifikua për herë të parë në Londër dhe Jug-Lindje mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë. ”, tha ai.