Letra e hapur që presidenti i vendit, Ilir Meta i ka bërë socialistëve disa orë përpara se të zhvillohet ansambleja e tyre, ku dhe akuzon Raman për mbajtjen peng të partisë, nuk ka vonuar dhe reagimin e Ramës. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta, me një postim në “Twitter” duke e pyetur se ‘çfarë borxhi i ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?!’.
Postimi i plotë:
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama.