Andrei Kortunov, një ish-mbështetës i presidentit rus, Vladimir Putin, u shpreh për BBC se situata në Ukrainë është një tra gjedi dhe që “padyshim duhet të ishte shmangur”.
Kortunov beson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje paqeje, por ka pak shpresa.
Ai sugjeroi Angela Merkelin ose presidentin e Kinës Xi si kandidatë të mundshëm për të gjetur një zgjidhje.
Rusia ka nisur ofensiven në Ukrainë prej 8 ditësh dhe ka hasur në rezistencë. Putin dhe të besuarit e tij nuk e besonin një rezistencë të tillë.
Ukraina dhe Rusia kanë nisur diskutimet e paqes, por zgjidhja duket shumë larg. Dy takimet e para kanë dështuar mes tyre dhe nuk ka dakordësi.
Ukraina po mundohet të mbahet, por diçka e tillë është e vështirë. Ata kërkojnë ndihmën e BE dhe NATO-s për t’ia dalë mbanë.