Karakteristikat e pamjes fizike të shenjës së Virgjëreshës

~Fytyra~

Njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës kanë formë ovale të fytyrës. Fytyra e tyre nuk është e plotë, në fakt është e hequr, por është aq e veçantë, sa edhe ndonjë e metë e bën të bukur. Flokët zakonisht janë në ngjyrë kafe. Sytë janë të mprehtë dhe të shndritshëm; mund të kenë ngjyrë gri ose të kaltër.

Hunda është e theksuar. Gjysma e sipërme e kokës është më mirë e formuar se gjysma e poshtme. Pjesa lart është më e madhe, duke dhënë nje ide të plotë për mendjen e tyre intelektuale. Mjekra zakonisht është e vogël tek gratë dhe disi femërore tek meshkujt; kjo mund të tregojë vetëkontroll të ulët dhe personalitet të brishtë. Gjendja e lëkurës është zakonisht e dobët dhe delikate.

~Trupi~

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës priren të kenë fizik të mrekullueshëm dhe dinë të kujdesen shumë mirë për veten e tyre. Por, këmbët kanë tendencën të jenë të vogla dhe kur ecin i fusin majat e këmbëve brenda, prandaj kanë një ecje karakteristike.

~Burrat/Gratë~

Burri Virgjëreshë: Zakonisht burrat e kësaj shenje kanë fizik të brishtë me shpatulla të vogla, por sigurisht gjen edhe burra që ndonëse nuk janë shumë të gjatë, kanë trup të formuar dhe të plotë. Duart e tyre kanë gishta të hollë. Ata mund të kenë flokë të dendur, por gjatë kalimit të kohës flokët kanë tendencën t’u bien. Hunda është e gjatë dhe mjekra s’është e theksuar, ndërsa sytë janë të shndritshëm dhe plot jetë.

Gruaja Virgjëreshë: Gratë e Virgjëreshës fizikisht zhvillohen më vonë se moshataret e tyre. Trupi dhe këmbët janë të holla, ndërsa supet disi të rënë. Ato kanë formë ovale të fytyrës dhe sy në formë bajame. Hunda mund të jetë pakë gjatë, por buzëqeshja është e madhe e plot shkëlqim.

~Veçori të tjera~

Mërkuri sundon shenjën e Virgjëreshës dhe kështu njerëzit e kësaj shenje përfitojnë nga të gjitha të mirat që sjell ai. Ata mësojnë gjuhë të huaja shumë lehtë dhe saktë. Mund të jenë të sjellshëm, të kulturuar, por kjo nuk është tregues i karakterit të tyre të vërtetë, pasi nuk e shfaqin veten në çdo ambjent. Zëri është zakonisht i fortë.

Virgjëresha është shenjë zodiakut që simbolizon shëndetin, prandaj nuk ka sëmundje të veçanta që i atribuohen kësaj shenje astrologjike. Shumicën e kohës njerëzit e shenjes së Virgjëreshës duken të shëndetshëm dhe të fortë. Kur Virgjëresha sëmuret, ndodh vetëm për shkak të mbilodhjes.

Nëse Virgjëresha fillon të stërvitet rregullisht, rrallë do të sëmuret, pasi i kanë fobi sëmundjet dhe mikrobet, ndaj janë të kujdesshëm me ushqimin dhe shumë të pastër. Madje, kur një Virgjëreshë sëmuret, argëtohet me situatën, madje do t’u tregojë të gjithëve që janë afër tij, detajet se si u sëmurën. Kjo është ndoshta arsyeja pse një mik i shenjës së Virgjëreshë do të dojë të kujdeset për ju kur të jeni sëmurë.

Author: admin