Katër shenjat më intuitive të horoskopit

Intuita është mbase emocioni më i lidhur me astrologjinë dhe spiritualitetin.

“Përtej pesë shqisave tona të shijes, prekjes, nuhatjes, shikimit dhe dëgjimit, shumë prej nesh kanë dëgjuar për një shqisë të gjashtë,” thotë ekspertja e astrologjisë, Cindy Mckean për Bustle.

Kjo ndjenjë e gjashtë referohet si intuitë, aftësi psikike, që disa njerëz e kanë më të theksuar se pjesa tjetër. Intuita është gjithashtu një koncept i rëndësishëm astrologjik.

“Sipas astrologjisë, intuita është një pjesë e qenësishme e të gjithëve ne, por disa shenja kanë intuitë më të mirë se të tjerat dhe secila shenjë ka dhurata të ndryshme intuitive,” thotë Mckean.

Këtu janë katër shenjat më intuitive të zodiakut:

Gaforrja

Gaforret mund të ndjejnë thellësisht. Megjithëse, jo gjithmonë e dinë se ç’të bëjnë, ato mund ta kuptojnë kur diçka s’është në rregull. “Të drejtuar nga Hëna, ato jo vetëm që janë akorduar për të ndryshuar, pasi fazat e hënës gjithashtu ndikojnë në to, por janë të akorduara edhe me kohën”, thotë Mickean. Ndonjëherë Gaforret nuk mund të identifikojnë se cili është problemi, por ato mund ta dallojnë se diçka nuk shkon. Të qenit pranë një Gaforreje kur nuk ndiheni mirë, mund t’ju ndihmojë të ndjeni mbështetjen që ju nevojitet, edhe pa patur nevojë të thoni se çfarë ju mundon.

Akrepi

Akrepi ka një ndjeshmëri “nate”. Ata mund të shohin përmes errësirës, kur të tjerët nuk munden. Ata janë të vetëdijshëm për rreziqet e errësirës, pra, kanë një aftësi për të skanuar çdo gjë që i rrethon. Intuita e Akrepit do të thotë se ata mund të skanojnë një situatë dhe të kuptojnë se cili është kuptimi përpara të tjerëve.

Ujori

“Ujorët janë vizionarët e vërtetë të zodiakut”, thotë McKrean. Intuita e Ujorit, sipas astrologjisë, shkon po aq thellë sa shenjat e Ujit. I drejtuar nga Urani, Zoti i “qiejve” dhe planeti përtej spektrit të dukshëm nga toka, Ujori ka një perspektivë të gjerë.

Peshqit

Si shenja e fundit e zodiakut, Peshqit vijnë me kujtesën ekzistuese dhe përvojën e 11 shenjave të mëparshme. Kjo, natyrshëm, i bën ata më intuitivë. “Kur bota duket në kaos, Peshqit do të jenë të qetë sepse ata e dinë nga kujtesa kolektive se si do të funksionojnë gjërat”, thotë Mckean. Drejtuar nga Neptuni, Zoti i Deteve, ekziston një cilësi mistike dhe ëndërrimtare rreth tyre. Lloji i tyre i intuitës është një kombinim i njohjes së brendshme, përvojës kolektive dhe mençurisë. Peshqit, janë ndoshta një nga shenjat më të zgjuara intuitive. Çdo shenjë e zodiakut mund të jetë intuitive në disa mënyra dhe secili element ka formën e tij të intuitës. Sidoqoftë, shenjat e Ujit dhe Ujori kanë një nivel intuite, përtej asaj që kanë të tjerët.

Author: admin