Nëse mendonit se Mërkuri retrogradë mbaroi, prisni se kemi një tjetër retrogradë e këtë herë ndodh me planetin Mars. Marsi sundon shtytjen dhe energjinë tuaj. Ju nuk mund të funksiononi në mënyrën më të mirë. Prandaj kur ky planet të shkojë retrogradë do të ndihemi paksa të ngadaltë dhe mund të mos jemi në krye të gjërave, por në fakt ky tranzit ofron disa mundësi mësimi.
Marsi retrogradë ndodh pikërisht një ditë përpara Halloween. Kjo retrogradë ndodh te Binjakët (do të ndikohen të gjitha shenjat), një shenjë e lidhur me shkathtësinë, vigjilencën mendore, shpejtësinë e perceptimit, arsyetimin dhe fleksibilitetin.
Meqenëse Marsi kontrollon veprimin, agresionin dhe dëshirën, periudha e tij retrogradë mund t’i lërë të gjithë të ndihen të frustruar dhe të zhgënjyer. Marsi do të jetë retrogradë për më shumë se dy muaj dhe pritet t’i ndjejmë efektet.
Marsi sundon pasionin, intimitetin dhe agresionin, kështu që mund të kemi një ngadalësim në këto fusha të veçanta të jetës sonë. Edhe pse kjo atmosferë nuk është ideale, ky transit ofron një kohë të mirë për reflektim. Marsi retrogradë mund të jetë një kohë e dobishme për introspeksion, për ngadalësim, për të rivlerësuar dëshirat dhe qasjen tuaj, mund t’ju sjellë dyshime në fushat për të cilat keni qenë kaq të sigurt dhe t’ju bëjë të vini në dyshim qëllimet për të cilat keni punuar.
Merreni me qetësi dhe rishikoni gjithçka që qëndron përpara jush. Nuk ka nevojë të nxitoni për të marrë një vendim. Mos harroni që gjatë kësaj kohe të qëndroni aktiv. Mos gjeni justifikime për të fjetur, por dilni shëtisni, bëni joga etj./revistawho.com