Edhe pse janë të talentuar dhe inteligjentë, përtacia i pengon të arrijnë qëllimet e tyre.
Anëtarët e këtyre shenjave mund të arrijnë shumë më tepër, vetëm nëse do të jepeshin:
Demi
Demat nuk janë bërë për ulje në zyrë dhe një jetë monotone, por as nuk janë lloji i temperamentit për t’i bërë ata të punojnë shumë. Ata shpesh duan të jetojnë si mbretër, të rrethuar nga luksi, por nuk duan të punojnë.
Luani
Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, ata janë krijues dhe pasionantë, por jo punëtorë të zellshëm. Ata duan që qendrat e vëmendjes të jenë mbi ta, por nuk duan të punojnë shumë dhe të përpiqen. Janë të talentuar dhe tërheqës, por dembelizmi i tyre shpesh ua lë në hije talentin.
Shigjetari
Shigjetarët nuk mund të mbyllen ose të ndjehen të kufizuar. Ata duan të eksplorojnë, të udhëtojnë dhe të jenë të lirë. Po, ata punojnë për të fituar para për udhëtimin, por nuk bëjnë ndonjë përpjekje shtesë për t’u bërë punonjës të vitit. Ata punojnë vetëm sepse duhet.
Ujori
Ujorët kanë ëndrra të mëdha dhe janë ambiciozë, por janë të dobët në zbatimin e ëndrrave dhe ideve. Ata kanë një plan, por nuk duan ta ndjekin atë. Ata janë mendjemprehtë dhe inteligjentë, por nuk ndjekin qëllime dhe nuk janë të përkushtuar për të punuar dhe nuk u pëlqen të detyrohen të arrijnë qëllimet e tyre, shkruan Pinkvilla.