Suksesi matet në shumë mënyra të ndryshme. Për dikë, sukses është të kesh shumë para, dikush tjetër suksesin e bazon në familje, titujt në punë dhe karrierën. Të mirat materiale mund të jenë një masë e mirë suksesi, por ato nuk janë të vetmet gjëra që duhet ti llogarisni. Kur bëhet fjalë për matjen e suksesit, ka shumë më tepër për t’u marrë në konsideratë. Më poshtë lexoni për shenjat që tregojnë se ju jeni i suksesshëm në jetë… Nuk ke hequr dorë nga ëndrrat e tua
Edhe nëse nuk i keni arritur akoma, ju jeni ende duke bërë plane dhe duke ecur përpara duke u përpjekur për të arritur qëllimet tuaja. Suksesi nuk matet gjithmonë me faktin që nuk i keni përmbushur të gjitha qëllimet tuaja të jetës – ndonjëherë, kjo do të thotë që ju vazhdoni ti keni ato në rënd të parë dhe që refuzoni të hiqni dorë. Për sa kohë që ju keni pasur gjithmonë një ëndërr dhe vazhdoni të ecni përpara, duke marrë shanse dhe hapa për të arritur atë, jeni duke bërë mirë.
Ju jeni gjallë dhe të shëndetshëm. Kjo është ndoshta masa më e rëndësishme e suksesit. Jeta mund të jetë plot me kthesa, ulje dhe ngritje dhe nëse keni luftuar ndonjëherë në jetë për të rimarrë vetën nga ndonjë sfidë, vështirësi e madhe, atëherë edhe e dini se sa kec është të jesh në një gjendje të atillë. Prandaj, sukses duhet të llogaritet edhe të qenit rehat në shtëpinë tuaj, me familjen tënde. Panda festoni për këtë. mMbani mend të përmirësoni të gjitha pengesat Ndonjëherë, njerëzit ndihen sikur kanë arritur kulmin e tyre dhe nuk ka arsye për të vazhduar përpara dhe për të mësuar më shumë dhe për të përmirësuar veten si një person. Edhe nëse keni dështuar disa herë në jetën tuaj, ju jeni ende një sukses nëse mësoni nga këto dështime dhe gabime dhe i përdorni ato për të përmirësuar veten çdo ditë.
Dashuria të duhet
Nëse ky person është familja juaj, një mik, ose dashnor juaj, të kesh dikë që kujdeset për ty dhe të do ty, është një mënyrë e rëndësishme për të matur suksesin. Autori Liz Ryan thotë: “Nëse keni njerëz rreth të cilët doni dhe që ju duan, ju jeni të suksesshëm”.Një dashuri që është e pakushtëzuar dhe e palëkundur është një mënyrë për të matur suksesin tuaj dhe nëse e keni gjetur atë, atëherë jeni në rrugën e duhur./lexo.al