Në një moment jeni të dashuruar dhe krejt papritur jeni beqarë.
Ndarjet s’janë gjithmonë dypalëshe dhe prandaj mund të ndiheni të vetmuar, të trembur, të braktisur e të konfuzuar. Disa njerëz e rimendojnë gjithë lidhjen dhe pyesin “po sikur” pa pushim, pa fund. Disa të tjerë, kryesisht këto katër shenja të zodiakut, i kalojnë këto faza shpejt e shpejt, sepse ndarja është thjesht fundi që hap derën për një fillim të ri.
Dashi, sepse bie në dashuri me shikim të parë
Kur një Dash takon dikë, e di që në fillim ç’do të ndodhë më vonë. Të sunduar nga Marsi – planeti i energjisë – Dashët vendosin me intuitë. Duke qenë se janë të nxituar dhe apasionantë nga natyra, kjo shenjë gjen shpejt dikë tjetër pas ndarjes.
Binjakët, sepse u pëlqen emocioni i diçkaje të re
Të gjithë e dimë si janë Binjakët. Mërziten shpejt. Thjesht u pëlqen emocioni që u fal diçka e re, fluturat në stomak, ankthi i pritjes. Binjakët duan t’i përjetojnë a më shpesh këto ndjesi dhe prandaj, kur një lidhje merr fund, s’kanë turp të pranojnë se duan të bien në dashuri sërish.
Peshorja, sepse i pëlqen të qenit në një marrëdhënie
Peshoret nuk mund të jenë beqare. Në fakt, janë të dhënë pas partnerëve të çdo fushe, shoqe e ngushtë, partner biznesi, shoqe shkolle, motra e preferuar etj. Peshoret thjesht duan të gjejnë shpirtin binjak dhe të qenit single për një kohë të gjatë s’i shërben këtij qëllimi.
Peshqit, sepse besojnë se dashuria shëron dhimbjet
Meqë janë të ndjeshëm dhe emocionalë, Peshqit i vuajnë shumë ndarjet. Kanë kaq shumë dashuri për të dhuruar, sa kur një lidhje merr fund, s’dinë ç’të bëjnë me veten. Ama, dinë si të shohin anën pozitive të çdo situate. Peshqit janë gjithnjë të lidhur me romantikun e vogël brenda tyre dhe janë të gatshëm t’i japin dashurisë një shans të dytë.