Para se të nisni një lidhje të re me një person, yjet mund të kenë planifikuar diçka të pakëndshme që mund t’ju prishë planet rrugës. Kështu që, për të qenë më vigjilentë për partnerin e jetës, AstroTwins ju tregon paraprakisht, cila është shenja me të cilën përfundimisht nuk duhet të krijoni një lidhje dashurie. Për Luanin, shenja në të cilën jemi, detajet jepen më poshtë. Luanët nuk duhet të krijojnë lidhje me Peshqit Ëndrrat verbuese të Peshqve, juve do t’ju befasojnë menjëherë. Të paktën! “Loja” magjike që përfaqësohet nga ju nuk do të jetë kurrë në territorin e duhur (Never-Never Land). Duke qëndruar me Peshqit, ju vetëm mund të humbisni kohë nga jeta juaj. Fantazia e Peshqve mund të jetë dështim për ju që nuk shkoni dot në ëndrrat e tyre të stuhishme.
Çdo kërkesë të Peshqve ju mund ta merrni personalisht – madje edhe mund të keni frikë – sepse Peshqit janë të errët, injorojnë mesazhet tuaja për një kohë të gjatë dhe kanë gjithmonë kontradikta me parimet e Luanit. Dhe, për më tepër, askush prej jush nuk ka vullnet për të toleruar. Le të mos flasim pastaj për paratë. Askush prej jush nuk lëshon pe, të dy jeni të prirur drejt parasë dhe interesit ekonomik dhe mendoni ‘si të fitoni më shumë’. Kjo mund t’ju sjellë konflikte dhe “përplasje” të vazhdueshme nëse do të vazhdoni të jeni bashkë. Më mirë, mos e mendoni!