Hannah Harris, një ndihmës mësuese në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në parkingun e një supermarketi me një nxënës 14-vjeçar.
Djali ishte nxënës në shkollën ku punonte mësuesja 23-vjeçare. Për të patur më lehtësisht kontakte me të miturin mësuesja e prezantua te prindërit e tij si Olivia, mamaja e të dashurës së djalit të tyre.
Vi ktima pranoi se Olivia dhe Kayla ishin emra fiktivë pasi vëllai i madh të 14-vjeçarit mësoi për marrëdhënien e tyre.
Harris mohoi akuzat për për aktivitet seksual me fëmijë të ndodhura midis dhjetorit 2019 dhe janarit 2020, por ajo u shpall fajtore nga një juri për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me 14 në parkun e një supermarketi.
23-vjeçarja duhet të regjistrohet si shkelëse seksuale dhe i ndalohet për gjithë jetën e saj të punojë me fëmijë.