Kryebashkiakja uron nxënësit me aftësi të kufizuara,për vitin e ri shkollor
Me anë të një statusi në facebook,kryetarja e bashkisë,Emiriana Sako ka dhënë urimin e saj për nxënësit me aftësi të kufizuara,në nisje të vitit shkollor.Por jo vetëm kaq,atyre gjithashtu ju dhuruan mjete shkollore të mundësuara nga ‘’Save the Children’’.
Postimi i plotë:
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u uroi suksese për fillimin e vitit të ri shkollor, fëmijëve me aftësi të kufizuara që marrin shërbime në Qendrën e shërbimeve komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Fëmijëve ju dhuruan çanta dhe mjete shkollore të cilat u mundësuan nga organizata Save the Children, e cila mbështet prej vitesh shërbimet e kësaj Qendre.
Sako theksoi edhe njëherë angazhimin maksimal të Bashkisë Durrës, për të mbështetur dhe zgjeruar shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara.