Dikush e ka gjetur atë dhe dikush ende shpreson ta takojë: po flasim për shpirtin binjak! Ata që e takojnë thonë se menjëherë e kuptojnë se kanë gjetur një person me të cilin ndiejnë një lidhje të veçantë dhe të pazgjidhshme. Horoskopi mund të na tregojë shenjën e mundshme zodiakale të shpirtit tonë binjak. Shenjë për shenjë, le të lejojmë që yjet të na ndihmojnë që të tërheqim dashurinë që gjithmonë kemi dashur ta takojmë ose që tashmë e kemi në krah!
Dashi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Binjakëve. Për një person si ju, i cili i do sfidat dhe aventurat, është shumë stimuluese që të ketë në krah një person kameleonik dhe të paparashikueshëm si Binjakët. Kureshtja e Binjakëve dhe pasioni juaj përbëjnë së bashku një përzierje shpërthyese, pa të cilën asnjëri nga të dy nuk mund t’ia dalë. Binjakët arrijnë t’iu mbajnë lart dhe ju arrini që mos ta mërzisni me kthesat e vazhdueshme që ngjyrojnë ditët e dashurisë dhe lumturisë. Seksi është dinamik!
Demi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Gaforres. Të dy i jepni një vlerë të madhe familjes dhe preferoni një mënyrë jetese të rehatshme. Gaforrja e di se si të respektojë kohën tuaj dhe në krahët tuaj ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, duke gjetur më në fund ekuilibrin e tij emocional. Ju ndërkohë gjeni te Gaforrja të gjithë butësinë dhe ngrohtësinë që janë të nevojshme për ta mbajtur zjarrin e pasionit të gjallë. Poshtë çarçafëve nuk njihni limite dhe të dy lini mënjanë çdo formë të vogël të përtacisë.
Binjakët: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Peshores. Të dy jeni shenja të Ajrit dhe keni një vizion shumë të gjerë të dashurisë, në çdo aspekt të tij. Binjakët arrijnë të jenë të disponueshëm edhe përballë despotizmit tuaj. Përveç tërheqjes së fortë fizike, gjithashtu ju bashkon edhe një përputhje fantastike mendore që inkurajon dialogun dhe ju lejon t’ia dilni pa thënë gënjeshtrat e zakonshme. Të dyve ju pëlqen të bisedoni edhe poshtë çarçafëve.
Gaforrja: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Virgjëreshës. Ju jeni njerëz shumë të ndryshëm: ju doni përqafimet, Virgjëresha në vend të kësaj bën shumë përpjekje për të treguar dashuri dhe butësi. Ju kompletoheni së bashku. Ju, me shumë durim, ëmbëlsoni Virgjëreshën dhe nxirrni anën e saj më të ëmbël dhe më të butë. Virgjëresha, nga ana tjetër, ju jep të gjithë sigurinë që dëshironi dhe mban dyshimet dhe shqetësimet tuaja në kontroll. Gjithashtu mund të krijoni zakone të vogla dhe romantike që e bëjnë çiftin tuaj unik dhe të paimitueshëm.
Luani: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Dashit. Ju keni nevojë të keni në krah një person eksploziv, të zhurmshëm dhe entuziast ashtu si ju. Te Dashi ju gjeni zjarrin për të cilin keni nevojë për të ndierë brenda jush djegien e pasionit. Tërheqja fizike mes jush tejkalon të gjitha kufijtë dhe nuk është vetëm ajo që e bën marrëdhënien më solide. Dashi vlerëson ndershmërinë tuaj dhe sinqeritetin tuaj. Të dy i përballoni me krahë hapur problemet. Ju jeni një çift shumë bujar.
Virgjëresha: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Bricjapit. Ajo që ju bashkon është elementi juaj: Toka. Ju të dy doni një marrëdhënie serioze, të qëndrueshme dhe që të zgjasë në kohë. Për ta bërë atë të fundit ju jeni të gatshëm për sakrifica të mëdha. Bricjapi e do ndjenjën tuaj praktike dhe ju pëlqeni tek ai aftësinë e tij organizative në jetën e përditshme. Në menaxhimin e parasë nuk mund të dëshironi një person më të mirë në krah. Në sferën seksuale, pas disa kohësh, mund të arrini një bashkëpunim të mirë.
Peshorja: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Shigjetarit. Ju keni një anë intelektuale shumë të fortë dhe do të kaloni orë e orë, duke dëgjuar Shigjetarin që flet dhe ju tregon me entuziazëm shumë anekdota të vogla të jetës së tij. Shigjetari e do shijen tuaj estetike dhe ndihet i kënaqur nga komplimentet dhe mirësjellja juaj. Për të dy është thelbësore të jetoni në qetësi, pa grindje të panevojshme, në një atmosferë paqeje dhe humori të mirë. Jeta seksuale midis jush mund të jetë shumë argëtuese dhe origjinale.
Akrepi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Luanit. Ju keni personalitete krejtësisht të ndryshme dhe pikërisht kjo ju tërheq në krahët e njëri-tjetrit. Luani pëlqen të luftojë për atë që dëshiron dhe juve ju pëlqejnë situatat e komplikuara. Luani sipas shqip, dëshiron ta jetojë çdo gjë në dritën e diellit dhe ju mund ta frenoni egocentrizmin e tij. Ju doni të qëndroni në hije dhe Luani ju bën të ndiheni të veçantë edhe nëse hiqni dorë nga një pjesë e vogël e errësirës suaj. Jeta seksuale midis jush është gjithmonë e ndezur.
Shigjetari: Shpirti juaj binjak i takon shenjës së Demit. Edhe pse ka kaq shumë dallime mes jush, së bashku ju jeni në gjendje të jepni maksimumin dhe të gëzoni plotësisht kënaqësitë e jetës. Të dy jeni shumë të pasionuar. Ju e doni natyrën e kënaqshme të Demit dhe, nga pikëpamja seksuale, nuk mund të dëshironi një partner më të mirë në krah. Demi e do jetesën tuaj të rehatshme: ju e befasoni atë dhe, në emër të dashurisë suaj, është i gatshëm të lërë mënjanë përtacinë e tij.
Bricjapi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Peshqve. Në fakt, për një person të koracuar si ju, keni nevojë për një shenjë të aftë për të zgjuar emocionet më të përgjumura, me ëmbëlsi dhe ndjeshmëri. Peshqit, ndryshe nga ju, janë shumë të ndjeshëm dhe mund të kuptojnë atë që ju ndieni edhe pa nevojën për shumë fjalë, duke ju çliruar nga kjo peshë e madhe. Në vend të kësaj, ju mund t’u mësoni Peshqve për t’u dhënë një formë konkrete ëndrrave, veçanërisht nëse këto ëndrra ju shqetësojnë. Seksi mes jush mund të jetë magjik.
Ujori: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Ujorit. Vetëm një person i shenjës tuaj mund të kuptojë gjithçka që kalon përmes mendjes suaj dhe të gjitha emocionet që ndieni. Shpesh ndani interesat dhe pasionet. Të dy e dini se mund të ndiheni mirë edhe vetëm dhe ajo që ju bashkon me njëri-tjetrin nuk është kurrë një nevojë, por një ndjenjë e vërtetë që vjen nga zemra. Edhe në momentet e çuditshme tuajat, ju e doni dhe e respektoni veten, duke e bërë çdo ditë unike dhe të paharrueshme. Nuk keni tabu në seks.
Peshqit: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Akrepit. Bashkimi juaj është një nga më romantikët e Zodiakut. Të dy jeni romantikë, të dashur, të vëmendshëm dhe xhelozë. Shpesh ju pëlqen të krijoni një marrëdhënie simbiotike. Akrepi do ndjeshmërinë tuaj dhe ju bën të ndiheni tepër seksi. Ju kurrë nuk mund të bëni pa përqafimet e ëmbla të Akrepit, sidomos kur kërkoni ndonjëherë që t’iu falë për sjelljet e këqija. Seksi midis jush është